29 nëntor 2019
Inxhinierja e ndërtimit, Prof. Dr. Luljeta Bozo, duke folur në RTSH24 lidhur me shkatërrimet nga tërmeti në plazhin e Durrësit, kujtoi se në këtë zonë ishte kategorikisht e ndaluar të ndërtohej para viteve ‘90.
Ndërkaq, “pallatet në Thumanë janë ndërtuar para viteve ’90 me kontribut vullnetar”, tha ajo.
“Në disa pallate të shembura brezi sizmik mungon”, tha zonja Bozo.
“Për çdo lloj dëmtimi nga tërmeti duhet gjetur shkaku”, sugjeroi ajo.
“Nëse do të zbatoheshin kushtet teknike, nuk do të kishte kaq shumë dëme”, tha Prof. Dr. Luljeta Bozo në RTSH24.
Ajo ishte kategorike kur tha se “nuk duhet lejuar të ndërtohet në zonat që janë të rrezikshme”.
Prof. Dr. Luljeta Bozo tha se më e keqja ka kaluar, por tani duhet shumë kujdes në vlerësimin e dëmeve dhe situatës.
E nderuara Bozë komuniste,
Para vitit 1990 nuk ka pasë nevojë per ndertime, sepse nuk ka pase turistë.
Ne vitin e fundit komunist, sipas shenimeve shtetrore ne Shqiperi kishte 839 vizitorë te huaj, te gjithe ishin aktvistë politikë komunistë.
Sot vetem nga Kosova e “huaj “ vijne çdo vit 2.5 milion turistë!!!
Ç’ka ke berr ti qe te pengosh ndertimet jocilesore??? Besoj asgje.
Arben, kjo nuk duhet te presë qe dikush te e pyesë… ajo duhet te kyçet ne ndertime… e jo tani pasi qe kerri u thye… me dale me prononcime, qe edhe nje me i pakulaifikuar e din… qe ndertimet …nje pjese… ishin te dobeta dhe joprofesionale…
Kjo nuk po e ka brengen per germet… por po e lavdon kohen kur nuk kishte turizem… por terror komunist.
Ne perioden 1944-1990… ASNJE SHTEPI PRIVATE NUK ESHTE NDERTUAR NE SHQIPERI… ASNJE!!!
Arben,
Kur eshte ndertuar shtepia ne te cilen ke banuar?
Komentet janë mbyllur.