Intolerancë ushqimore apo alergji?

0
800

Anita Firenze

Në jetën e zakonshme egziston një konfuzion ndërmjet alergjive dhe intolerancës ushqimore, por në fakt, ato janë dy gjëra krejt të ndryshme.
Në një alergji të ushqimit ne kemi një reagim të menjëhershëm të organizmit sapo të marrim ushqimin për të cilin jemi alergjik.

Rasti i intolerancave ushqimore është i ndryshëm. Një intolerancë e ushqimit nuk shkakton një reagim të menjëhershëm, siç është rasti me alergjitë. Në disa raste, shenjat e intolerancës ushqimore neglizhohen gabimisht si një çrregullim i çastit, kur në të vërtetë janë një problem me shëndetin dhe duhen vlerësuar seriozisht.

Intolerancat e ushqimit janë të lidhura me pamundësinë e trupit tonë për të tretur dhe asimiluar disa përbërës të ushqimit ose inflamacion të trupit të shkaktuar nga ushqimi.

Shpesh intolerancat e ushqimit mund të shkaktojnë mbipeshe, dhimbje barku, djegie dhe fryrje stomaku, gastrite, dhimbje kronike të kokës, ankth, lodhje kronike, mungesë përqëndrimi, alergji të lëkures, çrregullime në jashtëqitje, mungesë të humorit, fryrje të këmbeve dhe duarve, që duhet të vlerësohen nga secili prej nesh dhe të merren masat e nevojshme.

Në rast se dyshoni apo keni ndonjë nga simptomat e sipërpërmendura, mos mendoni se nuk ka zgjidhje. Me një test të thjeshtë ju mund ta ndihmoni shëndetin tuaj dhe ta bëni jetën më komode.

I keni simptomat? Çfarë duhet të bëni?
Gjëja e parë që duhet bërë është kryerja e testit të intolerancës ushqimore. Më anën e këtij testi do të kuptohet me themel se cilat janë llojet e ushqimeves të cilat trupi i juaj i toleron ose nuk i toleron.

Cili është testi më i rekomanduar?
Egzistojnë disa lloje testesh… Padyshim që testi më i rekomanduar është ai i ADN. Ai jep përgjigje përfundimtare për 600 lloje ushqimesh ndaj të cilave jemi tolerant apo intolerant.

A është i mundimshëm testi i ADN?
Testi i ADN nuk është apak i mundimshëm. Ai është pa dhimbje, shumë i shpejtë dhe mund ta bejnë pa asnjë lloj problemi që nga femijët deri tek të moshuarit. Ai mund të kryhet në çdo orë të ditës dhe nuk kërkon përgatitje paraprake.

Çfarë rezultatesh priten nga kryerja e testit të ADN?
Testi i ADN jep të dhëna të hollësishme për llojet e ushqimeve ndaj te cilave organizmi është tolerant ose intolerant.

Si funksionon kryerja e testit të ADN?
Çdo muaj vijnë në Tiranë nutricionistë italianë. Mostrat analizohen në laboratorë të akredituar në Itali. Mbi bazën e rezultatit të testit, ju do të keni një dosje të hollësishme dhe të personalizuar për atë çfarë duhet të bëni.

Kur është mundësia e radhës?
Doktorët italianë do të jenë në Tiranë nga 15 deri 20 Janar 2018.
Për shkak të kërkesave të shumta, është e nevojshme që të rezervohet paraprakisht.

REZERVO TANI !

Mënyra të tjera komunikimi
— me telefon: 0696375822
— me email: [email protected]