Intervistë me Skenderbeg Kaliqin, iniciues i themelimit të Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global

0
939
Skenderbeg Kaliqi

Intervistoi Asllan Dibrani

Buja rreth Lobit shqiptar që u krijuar në kohët e fundit ma imponoj që ta zhvillojmë një intervistë me atdhetarin, veprimtarin, përkthyesin, koreografin, humanistin, regjisorin, hulumtuesin shkencor, kryetarin e Bashkësisë Shqiptare për Badenwürttemberg dhe së fundmi kryetarin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global, zotin Skenderbeg Kaliqin. E takuam në vlugun e punës në themelimin e degës së Lobit Euro-Atlantik Shqiptar në Shtutgard të Gjermanisë.

Aty nga ai takim shkëputëm një kohë sa për ta realizuar këtë intervistë duke filluar me pyetjen e parë:

A.D: Zoti Skenderbeg a mund të na flisni, si ju lindi ideja që ta kemi edhe ne së fundmi një Lob gjithëkombëtar?

S.K: Bashkimi shqiptarë është ide e kamotshme, ide që edhe shumë bashkatdhetarë më herët e kanë pas në mendje, madje edhe ka pas tentativa të ndryshme në kohëra të ndryshme dhe periudha të ndryshme,për ta gjetur një rrugë rreth bashkimit shpirtërorë të shqiptarëve. Që nga koha e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, kur bashkoj principatat dhe i doli përballë një armikut shumë herë më të fuqishëm dhe shumë herë i fitoj betejat. Madje shumë patriot në kohërat e Rilindjes Kombëtare provuan por u penguan nga armiqtë, po edhe, nga pjella e vet popullit shqiptar qe ishin gjithnjë zorrë nëpër këmbë e armiqve etj. Te tillët janë edhe sot! Kemi edhe historinë e viteve të 70-80, kur mërgata Shqiptare tentoj që të bashkohet dhe të punon në interesa kombëtare. Vlen t’i përmendim edhe vëllezërit Gëvalla dhe Kadri Zeka, që dhanë edhe gjënë më të çmuar, jetën për një bashkim. Si burim i suksesit çdo kund është puna grupore dhe në bashkësi andaj edhe ne presim te bashkohemi.

Lind ideja vetvetiu dhe përgjigjja vjen vet. Marrim shembull Gjergjin e madh kur i bëri shqiptaret bashkë e mundi armikun më të fuqishëm, ka edhe shembuj tjerë dhe natyrisht që secili e din që vetëm të bashkuar e mundim çdo armik e armiku më i tmerrshëm tani në trojet tona autoktone është, mos uniteti ynë, varfëria e skajshme, jo zhvillimi ekonomik, pakënaqësitë sociale, ikja masive etj. Ndërsa armiku i jonë në mërgatë dhe diasporë është: asimilimi, humbja e lidhjeve me vende te origjinës, ndarja e mërgatës nëpër shumë parti, shoqata, grupe, përçarja që mbretëron dhe mos koordinimi i punës grupore.

Ne kemi tentuar që të bëjmë bashkimin dhe depolitizimin e mërgatës edhe në fundin e viteve 90, por edhe para 5 vitesh, ku i bashkuam të gjitha shoqatat, klubet dhe individët e Baden Würtembergut nëpërmjet Bashkësisë Shqiptare për Baden Württmberg qe ishe edhen vet anëtar i atyre përpjekjeve tona për ti bashkuar shqiptarët këtu në Mërgatën e madhe. Si model edhe e morëm për formimin e Lobit Euro-Atlantik Shqiptarë. Kemi pas aktivitete kulturore që organizonim herë pas here, pjesëmarrja në debate ishte ndihmës me ide për përpilimin e ligjit për diasporën nëpërmjet të Ministrisë së diasporës së Kosovës.

Sidomos në dy vitet e fundit posaçërisht nga Kosova dhe nga trevat tjera Shqiptare u bë një ikje masive, një eksod më i madhi që nga përfundimi i luftës së Kosovës, me ç’rast thuhet se ikën 200 deri në 300 mijë shqiptarë, pikërisht për shkak të gjendjes së rëndë ekonomike dhe varfëria e skajshme, për mua dhe bashkëmendimtarët e mi, ky ishte një alarm për mobilizim dhe aktivizim të mërgatën në radhë të parë. Synimi ishte në mënyrë që të ndihmojnë jo vetëm në ngritjen e nivelit ekonomik, por edhe të angazhohet potenciali intelektual me tërë fuqinë që ka mërgata që të nxirret atdheu nga kriza, pasi edhe ashtu, i vetmi burim financiar për momentin është mërgata, jo vetëm në Kosovë, por edhe ne trevat tjera shqiptare.

Pra pas këtyre që i pamë, hetuam se diçka e tmerrshme është duke ndodhur atje, e tmerr më i madh se me vuajt nga uria nuk ka!
Dallimi në mes te të ikurve të viteve të luftës së vitit 98-99 ishte se: Në vitin 99 të ikurit thonin, se ne do të kthehemi në Kosovë, porsa Kosova të çlirohet dhe ashtu ndodhi, ndërsa të ikurit e kohës së fundit nuk dëshirojnë më kurrë të kthehen në vendin e lindjes. Për fat të keq ky është realiteti i Gadishullit Ilirik. Është interesante se nga Gadishulli Ilirik dhe si quhet tani Ballkanik, atdheun e lanë vetëm Shqiptarët dhe Romët eventualisht Boshnjakët, ndërsa shumë rrallë popuj tjerë.
Kjo më shtyu që të angazhohem në çështjen e bashkimit të shqiptarëve edhe pse nuk është lehtë. Ekzistojnë interesa të ndryshme të grupacioneve, individëve që tentojnë që të kenë ndikimet e tyre dhe ta drejtojnë sipas dëshirës, por unë jam i bindur se do të ja dalim, sepse është koha e fundit kur ne duhet menduar me kokën tonë pa na dirigjuar i huaji.

A.D: Pos themelimit të tij ne Lorach të Gjermanisë si Lobi qendror, a keni themeluar degët e tij edhe në vende tjera, pasi vet emërtimi po dikton një pyetje të këtillë?

S.K: Po kemi arritë të themelojmë edhe në disa shtete të Evropës perëndimore dhe jemi në përgatitje e sipër të angazhohemi edhe në Australi, Zelandë të re, SHBA dhe Kanada. Deri më tani janë themeluar në : Norvegji, Austri, Suedi, Zvicër, dhe Gjermani.

A:D: Pas këtyre themelimeve qe keni bërë në disa shtete siç theksuat edheju, tani ku i keni synimet ti themeloni ?

Skenderbeg Klaiqi: Presim së shpejti në Belgjikë, Holandë, Angli, Finlandë, Kroaci, Slloveni, Bosnje dhe kudo që ka shqiptarë.

A.D: Shpeshherë po flitet se në mërgatën shqiptare ka mbi 15 milion shqiptarë, a e keni në plan të regjistroni numrin e popullsisë kudo qe janë?

S.K: Patjetër do të mundohemi ta jepmi kontributin tonë rreth regjistrimit të mërgatës bashkarishtë edhe me ministritë e shteteve të rajonit.

A.D: Unë sa e di ky mbiemri i juaj u trashëguar nga toponimi i një vendbanimi nga shqiptarët në Serbi diku afër Leskovcit?

S.K: Po mbiemri im është histori në vete. Atëherë kur pushtuesit shekullor dhe armiqtë tonë, ndanin Ballkanin, bënin spastrimin e trojeve autoktone me shqiptarë. Pra ishte viti 1878 viti më fatkeq për të parët e mi që u shpërngulën me dhunë nga trojet e tyre mijëravjeçare. Unë emrin dhe mbiemrin e mbajë me mburrje dhe krenari duke i kujtuar të gjithë ato treva që dikur ishin të banuara me shqiptarë dhe tani nuk ekziston as edhe një më atje. Dua ti kujtoj edhe Evropës se ky mbiemër ka historinë e vetë.

A.D: A loboni edhe për atë rajon kur dihet se mbi 700 fshatra shqiptare u përndoqën nga atje duke përfshirë edhe Kosovën Lindore që akoma gjendet nën administrimin serb.

S.K: Thashë më lartë, sa herë që më bëhet pyetja nga ndonjë i huaj se nga rrjedh emri Skenderbeg, unë e shfrytëzoj rastin, përpos që e shpjegoj historinë e Skënderbeut edhe më me vrull e shpjegoj mbiemrin Klaiqi, dhe pikërisht ju shpjegoj dhe ju bëj krahasimin e shpërnguljes masive me dhunë të vitit 1878 dhe 1998-99 nga Millosheviqi dhe dallimin e atëhershëm të shpërnguljes së më shumë se 700 fshatrave të Sanxhakut të Nishit. Ju shpjegoj edhe këtë se atëherë nuk na ndihmoj askush, ndërsa tani i patëm Shtetet e Bashkuara të Amerikës që i priu Alenacës së shteteve perendimore.

A.D: Po kur pretendoni ta themeloni Lobin Euro-Atlantik Shqiptar dega ne Turqi, kur dihet se atje jetojnë mbi 10 milion shqiptarë?

S.K: Po Turqia donë trajtim të veçantë sepse shqiptarët, jo që nuk kanë të drejtat elementare të ruajtjes së gjuhës, traditave dhe kulturës, por edhe nuk janë të pranuar si pakicë kombëtare. Ne kemi lidhej shumë të ngushta me shqiptarët e Turqisë dhe së shpejti do ta themelojmë edhe atje.

A.D: Po me krahinën shqiptare të Çamërisë a ka gjasa të jeni edhe atje me Lobin, kur përkundër gjenocidit grek atje ka akoma shqiptarë që flasin shqipen. Edhe a ka ndikim që sot janë mbi 1 milion shqiptarë të ikur nga Shqipëria në Greqi?

Skenderbeg Klaiqi
: Kemi kontakte edhe me Arvanitasit dhe shqiptarët atje dhe me siguri që ne do të angazhohem për themelimin e degës edhe atje, krejt varet nga vullneti i tyre edhe pse shqiptarët rrespektivishtë Arvanitasit në Greqi janë shumë të diskriminuar, prandaj kërkon maturi të madhe atjedhe angazhim.

A.D: Për ta shtrirë Lobin Euro-Atlantik në Itali të Arbëreshët besoj se do ta kemi ma lehtë pasi atje qe 6 shekuj që i rezistuan ruajtjes se identitet të vet kombëtar ?

S.K: Arbëreshët e Italisë janë shumë të organizuar, atje mungon vetëm një shkëndijë dhe të formohet, janë duke na pritur dhe me siguri shpejtë do ta themelojmë edhe atje. Ndoshta ne shqiptarët që jemi në mërgatë, duhet mësuar shumë nga Arbëreshët që edhe pas gati 700 vitesh e kanë ruajtur me shumë përkushtim identitetin e tyre se sa ne qe dje kemi dal nga Kosova apo shqipëria.

A.D: Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia si e kane pritur këtë iniciativë dhe sa kanë kontribuar ato ?

S.K: Shqiptarët kudo janë duke pritur mirë këtë nismë, janë duke e pritur si një diçka shumë të mirë dhe shpresëdhënëse për tërë kombin shqiptarë.

A.D: Ju jeni në fillim ende, a pretendoni që të keni përfaqësuesit e juaj në Parlamentet e këtyre vendeve qoftë edhe me deputet drejtpërsëdrejti nga mërgata?

Por sa të konstituohemi mirë, do ti informojmë parlamentet dhe qeveritë e të gjitha shteteve ku ka shqiptarë dhe ti parashtrojmë kërkesat e bashkëpunimit, jo vetëm pjesë në parlamentet e vendeve në rejon por do të jemi edhe ndihmesë në të gjitha fushat që do te epet nga mërgatae fuqishme shqiptare.

A.D: PLatforma e Lobit ka si synim ti bashkoj te gjitha Shoqatat, Klubet, intelektualet dhe formacionet tjera të organizuara në mesin e mërgimtarëve.

Skenderbeg Klaiqi
: Po, ka synim, ti bashkoj të gjitha shoqatat, klubet, federatat, bashkësitë, subjektet politike duke e ruajtura autonominë e vet secila dhe duke mos ju përzier në punët e tyre të mëtutjeshme. Synon ti bashkoj edhe individët pa marrë parasysh çfarë profili ka, të strukturohen nëpërmjet grupeve punuese apo komisioneve dhe vazhdimin e dhënies së kontributit të secilit aty ku është i profesionalizuar.

A.D: Është një zgjim që do na lidhë me Arbëresh, Arvanitas, shqiptarë nga Turqia, shqiptarët nga Ukraina dhe kudo që ata jetojnë Lobi a do të jetë urë lidhëse qe t’i bashkojë të gjithë shqiptarët.

S.K: Patjetër, ky është edhe synimi. Sot e kemi më lehtë duke ju falënderuara avancimit të teknologjisë informative.

A.D: A mundesh të na folesh diçka për Lobin hebre njeri ndër ma të fuqishmit e qe numerikisht nuk janë edhe aq popull i madh?

S.K: Lobin hebre është më i fuqishmi në botë pa dyshim, por ekzistojnë edhe disa lobe tjera në botë e që janë të suksesshëm. Pa tjetër duhet marr si model Lobin Hebre, që të jemi të suksesshëm edhe ne.

A.D: Sipas jush qe theksuat se Lobi hebre është njëri qe e dridh botën. Pse shqiptarët nuk bashkëpunojnë dhe ta praktikojnë një platforme të tyre pasi edhe historikisht na lidh një miqësi me këtë popull?

S.K: Thash ne duhet marr modele të ndryshme se si punojnë Lobet, por ne duhet përshtatur edhe mentalitetit tonë. Bashkëpunimi nuk na mungon kur e kemi parasysh ndikimin e figurave të ndryshme politike dhe ushtarake ne Luftën e Kosovës. Shqiptarët në Amerikë kanë një bashkëpunim te shkëlqyeshëm me Lobin Hebre dhe përfaqësuesit e këtij populli.

A.D: Po me Lobi shqiptaro -Amerikan si qëndron gjendja dhe bashkëpunimi?

S.K: Edhe se atje ka një zbehje në kohet e fundit e gjitha si pasoje e fërkimeve të partive politike te formuara edhe atje, besoj se do te jetë tejkaluese dhe në të ardhmen do të jete faktor ne veti siç ishte edhe ma herët ne strukturat shtetërore amerikane.

A.D: Sa kanë ndikuar “Partitë politike ” tek mërgata kur dihet se asnjëra nga to pothuajse nuk janë pozitive në mesin tonë më që kanë shkaktuar ndasi dhe përçarje ?

S.K: Ne kemi thënë, Lobi nuk do të jetë politik dhe jo fetarë. Partitë politike edhe ato që veprojnë këtu në mërgatë nuk e kanë edhe asnjë ndikim në atdhe, prandaj ne i pranojmë nën kulmin tonë edhe partitë politike që veprojnë, por pa ju dhënë të drejtë që ato të Lobojnë për subjektet e tyre, apo për religjionet e tyre. Pse e bëjmë këtë? Pikërisht për shkak të mundësisë së përçarjes së mërgatës dhe Lobit.

A.D: Zoti Skenderbeg Klaiqi ju ishit një veprimtar shumë vjeçar në fushën e humanizmit, kulturës, shkencës e teknologjisë, ku ishit gjatë luftës dhe pas luftës së Kosovës si kryetarë i dytë i Shoqatës humanitare Gjermano – Shqiptare „Lebenshilfe für Kosovo“ e.V, të SH.K.Sh Scanderbeg“, të Bashkësisë Shqiptare, nismave të ndryshme kulturore, hulumtime dhe investime të huaja në Atdhe dhe më në fund kryetar i Lobit Euro-Atlantik Shqiptar Global. Na flisni se a gjeni kohë te lire edhe për jetën private,siç shihet keni një agjendë të ngjeshur?

S.K: Kohë të lirë? Ah fare pak, këtë detyrë dhe projekt që ja kemi parashtrua vetvetes, po kërkojnë përkushtim, sakrificë, disiplinë, investim në kohë dhe financa, financat po i ndajmë edhe nga buxheti familjarë shumë pasi që çdo kush është në baza vullnetare.

A.D: Ju falënderojmë për kohën që gjetët për ketë interviste më që i prekëm bukur do tema të nxehta. A keni ndonjë mesazh për publikun ?

Skenderbeg Klaiqi: Ju falënderoj z. Dibrani që edhe ju gjetët kohë për këtë intervistë. Ju falënderoj edhe për faktin se ju keni qenë çdoherë një zë i fuqishëm i mërgatës dhe diasporës, posaçërisht në Gjermani dhe ma gjerë.
Unë do ta përsërisë mesazhin e të madhit tonë kryelegjendarit tonë. „Të bashkuar jemi më të fuqishëm“ dhe mesazhin e të madhit ish presidentin e Amerikës: „Mos pyet çfarë bëri shteti për ty, por pyet çfarë bëre ti për shtetin“ në këtë ratë Atdheun tonë të dashur. Prandaj ftoj që të bashkohuni rreth Lobit që ti përballojmë pengesat që kanë qenë dhe po na dalin si ndërskamza tani edhe nga vete faktori shqiptar… Japë një kushtrim të fuqishëm, ti lëmë bajraktarizmat, ti lëmë inatet personale, ta gjejmë formulën e bashkëpunimit dhe t’i rrekemi punës bashkërisht.