INTERVISTË ME POETEN HAZBIJE-DIELLZA HAJDINI

0
649

Intervista u zhvillua në valet e Radio Projekti 21, me seli në Kopenhagë (Danimarkë), nga moderator Luigj Shkodrani.

Poetja nga Kastrioti i Kosovës, Hazbije-Diellza Brahimi para pak javësh nxori nga shtypi librin poetik të pare “Emblemi dashurie”, e ky është edhe shkaku për ta zhvilluar një intervistë me të.

Pyetje per Hazbijen per librin e saj të parë !
Pse libri juaj i parë quhet ”Emblemë dashurie”, ç’lidhje ka me poezinë tuaj, apo më mire të themi, ku është lidhja e poezisë suaj me titullin. Apo vallë, ishte një sugjerim i dikuj tjetër. Një brengë që bart mbi shpinën tuaj. Ku u bazove ti në ”Emblemë dashurie ”?
– JU FALEMINDERIT, PO, MENDOJ SE FILLUAT DREJT QË NGA TITULLI I VËLLIMIT POETIK, PËR ÇKA JU JAP TË DREJTË. PASI QË GJËJA MË FISNIKE TEK NJERIU ËSHTË DASHURIA, NË MES SHUMË POEZIVE TË MIA, E KISHA EDHE NJË POEZI ME TITULLIN “Emblemë dashurie” dhe për faktin se motiv dominant në këtë vëllim është dashuria, pa hezitim vendosa që ta titulloj me këtë TITULL.

Ju falemnderit ne pergjigjen tuaj e nderuar.
Kush ishin prindërit tuaj dhe sa ndikuan ata në jetën tuaj, që ju të rriteni e të shkolloheni ?
– PO SI ÇDO PRIND QË PREOKUPOHET DHE RROPATET PËR FËMIJËT E VET, PËR MIRËQENIEN, SHKOLLIMIN DHE RRITJEN E TYRE, ASHTU EDHE PRINDËRIT E MI, NËNA DHE BABAI, U PËRPOQËN AQ SA MUNDËN QË T’NA KRIJONIN KUSHTE TË DOMOSDOSHME, NË RADHË TË PARË PËR T’U SHKOLLUAR, DHE ME KËSHILLAT E TYRE NA FORMËSUAN NJË KARAKTER TË FORTË, PËR ÇKA JETËSISHT U JAM MIRËNJOHËSE.

Kur filluan ato shkendijat e para për të shkruar poezi, çfarë u bë “sebep” dhe a ju kujtohet poezia e parë ? Kujt ia lexove atë për herë të parë?
– PO, ME POEZI NISA TË MERREM QË NË BANKAT E FILLORES, DIKU NGA KL. E GJASHTË…..MË KUJTOHET FARE MIRË POEZIA IME E PARË, QË E RECITOVA PËR NDER TË FESTËS SË GRUAS-8 MARSI, POEZIA QUHEJ “PËR TY, NËNA IME”…..POR THAJSE E KAM HARRUAR SI TEKST.

Si shkuan gjërat pastaj, do të thotë krijimtaria juaj, a vazhdove të shkruash, apo bëre pushim dhe u riaktivizove më vonë ?
– KURRË S’KAM PUSHUAR SË SHKRUARI. NË BIBLIOTEKËN TIME KAM DHJETËRA FLETORE ME POEZITË E MIA, QË SHPRESOJ SE NË TË ARDHMEN TË GJITHA DO T’I RIPUNOJ DHE DO T’I BOTOJ.

Kur shkruani, ju Hazbije, ku bazoheni, në ngjarje konkrete, në një brengë, apo thjesht është një imagjinatë e juaja ?
– PO, AS VETË NUK E DI, POR VEÇ KUR VJEN NJË ÇAST QË UNË JAM E INSPIRUAR PËR TË SHKRUAJTUR. SHKRUAJ POEZI ME TEMATIKA TË NDRYSHME DHE MOTIVESH TË NDRYSHME (POEZI DASHURIE, ATDHETARE, SOCIALE ETJ.

Lexova një poezi tuajën “Më fal”. Kujt i kërkoni falje me atë poezi, atij personi që është larg ?
– PO I KËRKOVA FALJE PERSONIT TË DUHUR. MENDOJ SE TË KËRKOSH FALJE NUK ËSHTË LIGËSI, POR VIRTYT.

A je e brengosur në jetën tënde ?
– PAK A SHUMË. KRYESISHT JAM E PREOKUPUAR PËR RRITJEN E FËMIJËS SIM DHE SHKOLLIMIN E SAJ.

A ka ndonjë histori të trishtë që ju e mbani për vete, dhe nëse mund ta tregoni për të gjithë ne ?
– PO, NË KOSOVË JETË TË TRISHTË THAJSE KEMI TË GJITHË…. NDËRSA SA I TAKON NË RRETHIN FAMILJAR VRRAGË MË KA SHKAKTUAR NDËRRIMI I JETËS SË BABAIT TIM, TË CILIN E KISHA EDHE PRIND, EDHE MIK, EDHE GJITHÇKA, E QË MUNGESA E TIJ EDHE SOT MË SJELL DHIMBJE TË THELLA SHPIRTRORE.

Kur në jetën tuaj ka çaste lumturie, e shprehni atë hapur, apo e mbani brenda vetes si një diçka që ju gëzon shpirtin tuaj dhe nuk shkon më tej ?
– JO, NE POETËT S’KEMI FUQI QË GJËRAT E LUMTURA APO JO TË LUMTURA T’I MBAJMË FSHEHTË, OSE NË BRENDËSI… NE JEMI SI VULLKANI, DUHET T’I QESIM JASHTË PORSI LLAVA, PËRNDRYSHE S’ GJEJMË REHATI AS QETËSI.

Sa ndjeheni e plotësuar, ju Hasbije, në të gjitha aspektet ?
– PO, VETË FAKTI SE JAM NËNË E NJË VOGËLUSHEJE, MË BËN TË BESOJ SE JAM E KOMPLETUAR…… MUNGESAT E MIA I PLOTËSOJ ME VARGJE, ME IMAGJINATË.

Në rrugëtimin tuaj në jetë a keni patur gabime dhe nëse do t’ju kish dhënë mundësia, a do t’i ndreqnit, po të jetë mundësia të ktheheshit pas në kohë, apo thjesht do ia linit kohës së shkuar?
– JO, KOHA QË IKËN S KTHEHET DOT, PRANDAJ NUK DËSHIROJ QË TA REVIDOJ, ASHTU SI KA QENË, E KUJTOJ ME NOSTALGJI.

Çfarë është dashuria për ju, e nderuar dhe sa ndjeheni ju e dashuruar ?
– PO, DASHURIA ËSHTË NDJENJA MË FISNIKE QË MUND TA KETË NJERIU, ËSHTË VETË MAGJIA, MREKULLI E MREKULLIVE……NUK KA MË MIRË SE KUR NJË PERSON, NJË GRUP SHOQËROR A NJË SHOQËRI E TËRË PËRSHKOHET NGA NDJENJA E FUQISHME E DASHURISË.

Si qëndron raporti juaj me politikën, a e dashuroni edhe atë si poezinë ?
– UNË JAM POETE, NUK JAM POLITIKANE, POR JAM OPONENCË E POLITIKËS, DEFEKTET E SAJ I DEMASKOJ ME VARGJE.

Këtu në libër është një poezi ”Jam e verbër”. Pse, e nderuar ju jeni e verbër, sot është teknologjia që na e mundëson çdo gjë, takimin me njerëzit tanë nëpërmjet mobilit, në çdo kohë të ditës, pse e verbër ?
– NJERIU SADO I ARSIMUAR QË TË JETË, SADO NJOHURI QË TË KETË, NË KËTË KOHË AKTUALE DINAMIKE PRAPË ËSHTË I VERBËR, APO JO……DMTH, SUMË GJËRA PO NA IKIN PA I PARË.

Në librin tuaj ka edhe shumë dhimje për prindërit dhe atë e përcillni nëpërmjet poezisë suaj. Çfarë do të kujtonit diçka nga porositë apo këshillat e tyre që ata kanë përcjellë tek ti dhe ti i ruan me shumë nostalgji ?
– PO, ËSHTË E VËRTETË SE EDHE MOTIVI PËR DASHURINË NDAJ PRINDËRVE ZË VEND NË LIBRIN TIM……. NGA SHUMË KËSHILLA E POROSI QË MBAJ MEND NGA PRINDËRIT E MI ËSHTË POROSIA; QË TA DUAM PUNËN, T’I RESPEKTOJMË TË TJERËT, MOS TË NGUTEMI NË HAPA NË ASNJË FUSHË TË JETËS.

Por në këtë libër ke dhe shumë poezi për bijën tuaj. Cila është ajo këshillë, apo porosi që përcillni tek ajo çdo herë që keni mundësi të bashkëbisedoni me të ?
– EEEE PO EDHE PËR VOGËLUSHEN TIME- DIELLZËN KAM PLOT VARGJE NË LIBRIN TIM, NGASE AJO ËSHTË VETË FRYMËZIMI I JETËS SIME….. NË SYTË E SAJ I SHOHË EDHE TË GJITHË FËMIJËT E BOTËS, PËR TË CILËT, SIKUR PËR BIJËN TIME, DËSHIROJ QË TË RRITEN, TË SHKOLLOHEN DHE TË JENË TË LUMTUR.

Çfarë është për ju e nderuar më e rëndësishme tek një mashkull, bukuria e jashtme, apo bukuria e brendshme ?
– NJERIU ËSHTË KRIJUAR NGA ZOTI NË FORMË TË PËRKRYER, PRANDAJ ATË E BËN TË VLEFSHËM KARAKTERI I TIJ

Pse Hasbija i do njerëzit ?
– PO, PRINDËRIT MË MËSUAN DHE MË POROSITËN QË T’I DUA NJERËZIT.

A fajëson njeri për jetën tënde ?
– JO, ASKË NUK E FAJËSOJ, NGASE NUK MENDOJ SE MË KA FAJ NDOKUSH.

Sa ndikon shoqëria në jetën tuaj ?
– PO, SHOQËRIA TEK UNË NDIKON POZITIVISHT. THUHET SE KRAHËT E INSANIT JANË SHOQËRIA. KËSHTU NDODH EDHE PËR MUA.

Hasbije, ku frymëzoheni ju më shumë, në shtëpi, në rrugë, apo në byfe me shoqërinë tuaj ?
– PO, UNË NUK E GJEJ FRYMËZIMIN, POR AI MË GJEN MUA, AS VETË NUK E DI, VJEN MUZA DHE MË KAPLON QOFTË NË AUTOBUS, QoFTË NË KAFITERI, APO NË FAMILJE, KUDO…

Çfarë është mërgimi për ju, e nderuar, një mundësi për të ecur përpara, apo thjesht një mundësi për jetë ekonomike më të mirë ?
– NË RADHË TË PARË MËRGIMI PËR MUA ËSHTË NJË PLAGË QË PRORE KULLON NË TRUP TË KOMBIT TIM. MËRGIM-VUAJTJE-MALL…

Po t’i jipej mundësia, ku do të jetonte Hasbija ?
– NË KOSOVË, NË KASTRIOT…S’KA VEND MË TË BUKUR NË BOTË SE NË ATDHEUN TIM!

Cila është porosia juaj për në fund, për shoqërinë dhe miqësinë tuaj ?
– POROSIA IME PËR SHOQËRINË TIME ËSHTË: PUNONI, MËSONI, NDIHMOJENI NJËRI-TJETRIN SIPAS MUNDËSIVE.

A keni të shtoni diçka që nuk e përmendëm gjatë bisedës sonë ?
– NJË PËRSHËNDETJE KREJT TË VEÇANTË PËR JU QË MË FTUAT PËR KËTË INTERVISTË……. MEQË JEMI NË VALËT E RADIOS SUAJ, KAM DËSHIRË T’I PËRSHËNDES MIQTË E MI POETË Rrahman Hyseni, Fadil Curri, Zymer Mehani…..me të cilët zhvillojmë aktivitete letrare anekënd atdheut.

Ju falemnderit shumë për këtë bashkëbisedim dhe ju uroj suksese në rrugën tuaj të krijimtarisë !

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar