INTERVISTË ME ISH-TRUPROJEN E “SALI BERISHES” Z. IZET HAXHIA

0
2840
Izet Haxhia dhe Sali Berisha

Intervistoi Gjin Musa.

Z. Izet, tashma jeni bere i njohur ne publikun shqiptar brenda dhe jashte atdheut, deponimet tuaja ia kane tronditur themelet Sali Berishes. Cila eshte e verteta e Sali Berishes? Si arriti ai te vije ne krye te PD-së?

Sali Berishen e kam njofur si emer që kur kam qene nxenes në gjimnazin e Bajram Currit, por njohjen e tij si pedagog i Fakultetit të Mjekësise e kam bere në kohen kur kryeja studimet ne kete fakultet. Njohja ime per Berishen në até kohe ka qene si nje komunist i thekur i pa kompromis, por edhe si nje pedagog korrekt e i ndershem, ndryshe nga shume pedagogë të tjere që ishin të korruptuar. Gjithashtu personin e Berishes e admiroja per suksesin që kishte arritur që nga nje çoban që ruante dhite në nje fshat kufitar në Tropoje, të behej nje pedagog e mjek i Byrose Politike, në saje të aftesive e kembnguljes, siç mendoja une atehere në menyre naive.

Kjo ka qene arsyeja që une e perkraha dhe u gjenda prane tij në fillimet e levizjes studentore të dhjetorit 90. Berisha i ardhur me mision të byrose politike e Ramiz Alise tek levizja studentore shume shpejt duke patur edhe mbeshtetjen e fshehte të strukturave të sistemit, arriti të vihet në krye të PD dhe uzurpoje kreun e saj, por po të themi të verteten edhe pjesa tjeter e intelektualeve qe iu bashkuan PD, se sapokrijuar ishin misionare të sigurimit e agjenturave të huaja.

Keto gjera per mua dhe mijëra idealiste të tjere, qe e mbeshteten pa kushte dhe pa kurrfare interesi PD në ato fillime, nuk mund të konceptoheshe se keta që moren drejtimin e PD, jo të gjithe kuptohet kishin marre edhe misionin që siç e tregoi koha, të shkaterronin opoziten e shumepritur prej shumices se shqiptareve, që do sillte demokracine e shtetin e se drejtes në Shqipëri, por ne të vertetë solli antishtetin, sundimin e klaneve mafioze e antishqiptare, perçarjen e shqiptareve, shitjen e pasurive kombetare në menyre korruptive, vrasjet politike, vjedhjen, korrupsionin dhe futjen e krimit ne politike…

Juve keni bere nji dekleratë bombastike! Ju i jeni drejtuar prokurorisë, qe t’u marrin ne pyetje, pa patur nevoje per mbrojtje nga shteti, i qendroni kesaj deklerate?

Une kam bere jo vetem nje deklarate, por disa, ku i kam kerkuar prokurorise të me marre në pyetje. Kam rreth dy vite e me shume që rrefej krimet e Berishes e bandes se tij ne media të shkruara e ato sociale, vetem duke thene të verteten, por asnje prokuror apo pjesëtar tjeter i kupoles se drejtesise nuk ka marre mundimin të komunikoje apo të pakten të pergenjeshtroje ato që kam rrefyer une, e të thote që ky njeri po genjen e nuk jane te verteta ato që thote, por ka vazhduar me nje heshtje varri e injoruese, ashtu siç ka bere edhe ai prej nga ku varet e i sherben kjo palo drejtesi, Berisha dhe klani i tij Kriminal. Une nuk kam bere, as nuk bej shaka apo të hedh shashka tymuese, une jam i gatshem të rrefej para nje trupi gjykues apo prokurori të gjitha ato që di, dhe pa kerkuar asnje status te penduari apo te mbrojturi.

Z. Izet, me aq sa juve keni dijeni, si eshte e verteta e eleminimit te Haklajve, dhe sa jane vrare ne Tropoje? A ka gisht apo dijeni per keto Sali Berisha?

Dosja “Tropoja” dhe historia e pergjakshme e saj, ku deri me sot jane vrare rreth 200 veta kryesisht të rinj, eshte nje dosje ku shifet qarte perzierja e politikes dhe sherbimeve sekrete të vendit e atyre të huaja. Kjo seri vrasjesh në Tropoje filloi në nje moment kritik të luftes çlirimtare që beri UÇK në Kosove. Pikërisht në kohen kur po futeshin arme e luftetare në territorin e pushtuar të Kosoves dhe kjo në menyre të fshehte në saje të bashkëpunimit e ndihmes që po jepte Fatmir Haklaj, shef i komisariatit te Tropojes. Por me 4 janar 1998 atij i vritet vellai polic dhe kunati në nje prite të mireorganizuar ne qafe të Luzhes.

Pas kesaj vrasje të pabese e të fshehte, Tropoja del jashte kontrollit dhe fillojne vrasjet e njepasnjeshme. Siç u mesua me vonë, kjo vrasje ishte e pregatitur ne zyren e Berishes në Tirane dhe zbatuar nga njerëzit e tij në Tropoje. Kjo ishte edhe nje hakmarrje e Berishes ndaj familjes Haklaj per kontributin patriotik, që po jepte kjo familje per luften e UÇK-së, të cilen Berisha me Rugoven, në fillemet e saj, e quajten krijese të UDB-së. Dhe kjo hakmarrje kishte per qellim të shkaterronte Tropojen e të fuste vllavrasjen në mes fiseve më te degjuara të Tropojes, qe Berisha e ka urryer gjithmone që Tropoja të mos ishte nje baze e sigurte per UÇK-në dhe luftetaret e saj. Kujt i interesonte kjo lufte në Tropoje? Serbise dhe vegles se saj Sali Berishes, prandaj u vrane Haklajt dhe u pergjak Tropoja.

Juve jeni intervistuar nga disa gazeta, si e keni pritur kete angazhim te mediave ne Shqiperi?

Une drejtpedrejte jam intervistuar vetem nga nje gazetare, që eshte Mira Kazhani, ndersa nepermjet FB siç po të jap edhe juve kete interviste, u kam dhene pergjigje pyetjeve të disa gazetarëve, që kane qene të interesuar dhe kam patur besimin se nuk do të m’i deformojne pergjigjet e mia. Une në të gjitha keto rrefime jam mbeshtetur vetem tek nje gje, tek të vertetat që di une edhe pse shume prej tyre mund të jene të hidhura apo që mund të rendojne pozicionin tim, pa u treguar njerezve të vertetat dhe ngjarjet ashtu siç kane ndodhur, as nuk mund te zbardhen shume prej tyre, as nuk mund të vendoset drejtesia.

Une jam munduar të jem i sinqerte me publikun, duke ndjere edhe detyrimin qytetar per vendin tim që me rrefimet e mia të verteta dhe pa mellef apo ndjenjë hakmarrrje, t’u tregoj njerezve se kush eshte Sali Berisha i verteti, dëmi i madh që ai i ka bere shtetit dhe kombit shqiptar, duke futur perçarjen, banditzmin, korrupsionin dhe shkaterrimin e shtetit. Ky ka qene qellimi im. I takon publikut të beje vlerësimin e tij por eshte per t’u habitur fakti që as nga personazhi kryesor i shkrimeve te mia që eshte Berisha, as nga veglat e tij, nuk ka patur asnje pergjigje per akuzat e mia, por edhe nga e ashtequajtura drejtesi ka patur heshtje varri në lidhje me keto akuza, a thua se flitet per ndonje shtet në Afrike e jo nga nje deshmitar e pjesmarres ne kete shtet, deri dje truproja personale e Sali Berishes.

PSE KJO HESHTJE E BERISHES PERBALLE NJI LUMI ME AKUZA? CILI ESHTE MENDIMI JUAJ.

Per heshtjen e Berishes duhet të pyetet ai e jo une, por une e kam thene dhe e them se jam i gatshem të perballem me Berishen para nje trupi gjykues të pavarur në Shqiperi, per t’i thene në sy të gjitha akuzat e mia dhe ballafaquar me të per keto akuza. ….

Ju keni qene njeriu ma i afert gjate kohes qe Berisha ishte President, si kane qene marrëdhëniet tuaja me Berishen dhe familjen e tij? Eshte e vertet qe ne familje ka…

Une e kam njohur Berishen e familjen e tij që nga 1990 e deri me 1997. Mesa kam arritur të shof në ato fillime, mardheniet dhe sjellja e kesaj familje kane qene korrekte dhe të terhequra nga syte e publikut. Nuk u pelqenin as daljet në publik as të gruas as të femijve. Pra kishte nje llloj fanatizmi të mbajtjes larg të familjes nga çeshtjet politike. Kjo ishte pjesa e dukshme por me kalimin e kohes dhe me rritjen e femijve u pa qe ata kishin nje ndikim të madh në vendimarrjet e berishes sidomos në zgjedhjen e shume njerëzve per poste të ndryshme, sidomos gruaja e Berishes edhe pse në prapaskene kishte shume fuqi mbi Berishen në keto zgjedhje njerzish. Berisha ishte nje autoritar në dukje në familje por të kete qene i dhunshem e perdore dhune as e kam pare as degjuar nje gje të tille dhe as nuk e besoj, sepse lidhjet e tij me familjen, duke u nisur edhe nga mistere e origjina të dyshimta jane shume të fuqishme, ai per hir të familjes se tij eshte gati të shkatrroje jo PD, siç po e shkatërron, por t’i veje flaken gjithe Shqiperise.

Z. Izet nji pyetje te fundit, si e parashikoni fundin e Berishes dhe te vete PD. Ju jetoni larg atdheut, por jeni i lidhur me fatet e atdheut, çfare mendoni per te ardhmen e Shqiperisë?

Berisha pas uzurpumit që i beri PD filloi edhe mbytjen e demokracise në të dhe mbushjen e saj me spiune të gjithe llojeve, filloi të shtypte çdo ze opozitar, apo që nuk ishte dakord me Berishen, pra avash avash dhe me nje strategji te qarte ai e ktheu PD, dikur partia e shpresave te miliona shqiptareve të dhunuar e lodhur nga diktatura, ne nje parti apo klan kriminal, që mbron thjeshtë interesat kriminale të ketij klani dhe eshte ne sherbim të tyre, sot PD mbahet peng nga familja kriminale Berisha dhe megjithse në opozite, megjithse qeveria e sotme po tregohet e pafte të beje shtet e të luftoje mafien e krimin, e të mbaje premtimet etj., PD vazhdon të tkurret e humb besimin e publikut, sepse ajo drejtohet dhe mbahet peng nga Berisha e klani i tij mafoiz. Fatin e saj PD që ka mbetur e ka lidhur me até të Berishes dhe klanit të tij, dhe ky fat nuk ka per të qene bujar me kete parti, apo liderin e saj historik, fundi i tyre do te jete i palavdishem dhe mbuluar me turp dhe perçmimin e uurejtjen e shqiptareve.

Sa per të ardhmen e Shqiperise une até e shof të zymte, perderisa kemi nje klase politike të korruptuar, e që riciklon vetveten tash 25 vjet. Shqipërise e shqiptareve nuk u duhet të jene të detyruar të bejne nje zgjedhje sipas asaj, që cila parti eshte e keqja më e vogel, por u duhet nje alternative e re me njerz të rinj të pakompromentuar me të kaluaren, të shkolluar e në radhe të pare atdhetare, që politiken e pushtetin nuk e shofin si nje mjet per t’u pasuruar, por si nje sakrifice per të rimëkembur kete vend, per të ndertuar nje shtet te se drejtes, ku sundon ligji i barabarte per te gjithe, ku nuk sundojne klanet e grupet e interesit, por njerez që duan kombin shqiptar, e jane gati të sakrifikojne per kete vend e popull… kaq kisha. I semure jam me grip, por ta dhashe fjalen dhe e mbajta.

Z. Izet ju falnderoj sinqerisht per kohen qe vute ne dispozicion te kesaj interviste. Shpresoj qe do bashkepunojme edhe ne interevista të tjera qe hedhin drite ne te verteta të tjera, qe jane me mjaft interes per publikun shqiptar brenda dhe jashte atdheut…