Viz. S.kamberi «Artist i Popullit»
Faslli Haliti
.poemth.
ROLOG
Myzeqe moj fushë
Myzeqe
Moj fushë
Ti ishe hambari ynë
Me misër të bardhë si sermë
Ti je hambari ynë pa grurë të artë
Pa grunëra të floririnjtë e të verdhë …!
* * *
Fushë
Fusha ime
Bari yt brus,
A është i blertë më ?
Mos u zverdh vallë i blerti,
Mos vallë u përcëllua, u tha?
Gruri,
Derdhet si dikur
Fushave të myzeqesë
Kur kullonte pika ari çdo kalli,
Mos do të kemi prapë vallë zi të zezë buke,
Mos do të kemi prapë, si në vitet pesëdhjetë, karesti ?
Po
Misri ?
Bleron tej në ҫair
Apo zverdhet sapo mbin
Si dikur pa kalli nëpër thatësirë?
* * *
Po
Pambuku
Zbardh
Fushës mbarë
Si dikur zbardhte nër vite
Siç zbardhte dekada më parë?
Si
Si, si, si,
Ç’më thua moj fushë
Misri thahet nga etja për një pikë ujë
Për një pikë ujë kanali të freskët të ftohtë,
Dhe s’arrin të çojë as një kalli
As nëjë kalli të vogël qoftë ?
Kjo është karesti biblike, fusha ime dikur gjithë drithëra!
Ky është trishtim biblik moj motra ime, fushë
Që misri, gruri yt
Të mos arrijë
Të çojë
As edhe një kalli,
Të mos arrijë të na japi bukë,
Ky është më shumë se trishtim
Kjo është më tepër se karesti biblike
Ky është një trishtim më tej se ҫdo pikëllim…!
Si,
Si, si, si?
As pambuku
S’çon, nuk çel boҫe
Qoftë edhe një boçe të vetme?
Perëndoi dielli ynë kështu si dielli i Austerlicit
Deri sa edhe një boçe
Të mos çeli
Dot ,
Gjersa edhe një boçe pambuku
Në fushat e Myzeqesë të mos zbardhë sot?
As edhe një boҫe të mos ҫel në ҫdo rresht a brazdë
Sa për t’i vënë një shtupë të vdekurit në puzë
Kur të niset i ziu për në Had?
***
Po
Pjepri,
Bostani
Shalqiri
Kungujt e verdhë,
Varen si dikur në ferrë?
***
Si?
Dhe
Pjepri
Shalqini
Me t’u shinjur,
Me t’u zverdhur,
Nuk gjejnë shoping,
Kërkojnë ekzil ekonomik europian,
Pretendojnë treg nëpër botë ata,
Nëpër botë tejembanë.
Sepse
S’i pranojnë
Si ezilantë ekonomik,
Si biznesmenë ezilantë,
Sikur pjeprat të ishin terroristë,
Sikur pjepri shalqini të jenë mbushur
Jo me ëmbëlsi, por me tritol, si kamikazistë.?!
***
Po
Hashashi,
Kanabisi
Vërtet harbojnë,
Më shumë se gruri
Më shumë se misri tërbojnë ?
***
Dhe hashashshi
Edhe kanabisi
S’përmbahen
Më,
Hashashshi
Dhe kanabisi
Harbojnë
Të dy
Tërbimshëm,
Njëri si dem i kuq, tjetri si dem mavì,
Luginave, skërkave,
Kodrave maleve
Pa u trandur në diell, breshër,
Dëborë,
Shi
Duke sfiduar,
Duke mospërfillur
Prokurorë, gjyqtarë, policë e policì …!
Pa le pastaj
Të përfillin
Ndonjë
Apo
Dy, tre, pesë a gjashtë Parti !
***
Propozimi im:
Të shtohen policët dhe rojat civile,
Sepse jo vetëm demat,
Mëshqerrat,
Delet,
Deshët
Po tërbohen,
Por po tërbohen
Edhe politikanët tanë,
Deputetët, pushtetarët,
Por po na dehen, po drogohen
Edhe partiakët me kanabis, me pseudopolitikë
Vendi po inondohet me horra, hajdutë, tepista narkotikë
EPILOG
Eh moj fushë,
Moj fushë
Fushë
Fushë, fushë
Si je katandisë!
Nga hambar buke në vite, dekada,
Kurse sot plot hashash dhe kanabis…!
Gusht 2016 – nëntor 2017
SAN VALENTINO
Katëmbëdhjetë shkurt 2018.
Shën Valentino:
Sot ka
Përqafime
Përkëdhelira
Gjinjsh
Lodra buzësh
Fërkime kofshësh
Përqafime zemrash
Secila zemër kërkon zemrën
Secila zemër gjen zemrën e vet
Njëra gjen një zemër të bukur
Një zemrë të mençur, inteligjente
Tjetra një zemër më të dashur, fine.
Dikush kërkon gjysmëzemrën
Dikush zemërzezën,
Dikush zemrëgurin,
Një tjetër zemrën pa zemër
Dikush zemrën që s’rreh,
Zemërën që s’ndien
Që s’regëtin
Që ngryset
Si Irisi që nxit mërinë,
Që s’rreh për zemrën e butë,
Që regëtin e rreh për zemërzezën që nxin
Që rreh për urrejtjen dhe jo për dashurinë…
Nëntor 2018