Autor i 10 dramave të botuara në shqip dhe gjuhët kryesore të perëndimit, kandidat i çmimit “Europa 2017”.
Arben Çokaj
Z. Gjergj Jozef Kola, çfarë janë dramat tuaja për artin dhe shoqërinë shqiptare?
Gjergj Jozef Kola
Dramat e mia janë komedia hyjnore dhe njerëzore e shoqnisë shpitarofolëse. Ata sjellin me vedi nji kandvështrim të ri dhe krejt origjinal në letrat dhe teatrin shqiptar te kohës së sotme.
Arben Çokaj
Kush janë heronjtë e dramave tuaja?
Gjergj Jozef Kola
Herojt janë shqiptarët në dy anët e medaljes, shqiptarët e dritës dhe ata të territ. Ata janë bijtë biblikë të dritës, si Nanë Terezja, Arshi e Myzafer Pipa, Martin Camaj, deri te martiri i demokracise Rini Monajka nga njena anë dhe nga ana tjetër bijtë e territ, nexhmija, ramizi, mehmeti, dhe shume figura aktuale shqiptare, dërivatë të së keqes.
Arben Çokaj
Si mund ta karakterizoni me pak fjalë veçantinë e artit tuaj letrar dhe dramatik?
Gjergj Jozef Kola
Ka vetëm nji art, artin e karaktereve. Karakteri asht rrjeta ku struket shpirti njerzor, ajo landa e pakapshme që quhet transhendencë dhe vetëm artin e kapë tue kapë karakterin. Goethe thotë: „den Augenblick fangen“! (kap momentin) Në perëndim për çdo fenomen negativ në shoqni, jetë apo politikë, jepet nji dramë, në Shqipni ala nuk e ka vu kush nji dramë të tillë tematike në skenë.
Arben Çokaj
Pse ndodh kjo tek ne?
Gjergj Jozef Kola
E para sepse autorët nuk kanë aftësi me kapë karakteret njerzore dhe e dyta sepse në Shqipni politika ka mrritë me i lidhe mbas zinxhirit të saj artistët, e kjo kallxon karakterin skallvnues te artit në Shqipni.
Arben Çokaj
Pse asht aq e vështirë me kapë karakteret e shqiptarëve për shkrimtarët dhe artistët shqiptarë?
Gjergj Jozef Kola
Krejt thjesht, sepse shumë shkrimtarëve dhe artistëve shqiptarë ju mungon ajo “rote faden” që thonë gjermanët, e kulturës botënore, perëndimore. Kultura shqiptare ka mbërritë deri te gotikja, prej aty mandej nisi kultura turqelike antishqiptare e osmanëve. Sot duhet të formohesh vetëm në perëndim si artist dhe si njeri, nëse don me ba art karakteresh. Karakteret janë ingranazhi,ë që ven në lëvizje makinën gjeniale të stileve njerëzore nëpër kohë.
Arben Çokaj
Cilët janë karakteret më të arrira për mendimin tënd, që ju keni arritur?
Gjergj Jozef Kola
Karakteri i Nanë Terezës, shpirti i saj, besoj se asht kapë në çdo skaj të dhimbjes dhe dashunisë njerzore, asaj marramendëse, ku njeriu hyn dhe Dante thotë se ke frikë se nuk kthehesh ma mrapa. Porse edhe karakterin e Ismail Kadarese e kam kapë në tanë kompleksitetin e tij, si njeri dhe si shkrimtar. Sidomos personi i Erika Camaj besoj se asht ndër ma të goditunit, sepse muzen dhe bashkshorten e poetit e njoh edhe personalisht e telefonojmç tash e parë.
Arben Çokaj
Po flasim për letërsi dhe me duket se po shoh nji ekspozitë portretesh…?
Gjergj Jozef Kola
Ky asht arti i karaktereve. Unë lexoj shpesh romane apo drama autorësh shqiptarë dhe figurat e përshkrueme aty më ngjajnë me portretet vizatimore, që bajnë nxanësat e mij në gjimnazin e Vjenës, ku jap mësim. Janë krejt të sipërfaqshëm dhe të shtremët dhe kanë shumë pak prej shpirtit të njeriut në to.
Arben Çokaj
Meqë këto karaktere, figura njerzore janë kaq të arritura, përse nuk vihen edhe aq në skenat e teatrove tona?
Gjergj Jozef Kola
Përgjigja asht e thjeshtë: në Shqipni arti dhe artistët nuk e njohin dhe as që dojnë me e njoftë artin e vërtetë, artin e karaktereve. Në Shqipni duhet të paguash dhe të vejnë në skenë edhe zhgarravina, apo të botojnë çfarëdolloj shgarravine. Sot asht koha e ujit të turbullt të kublave në art, Stille Waser sind tief (Uji i qetë asht krejt thellë), thotë nji fjale e urte gjermane.
Arben Çokaj
Më vjen keq për ju, do kisha pasë shumë dëshirë të shihja në skena nji nga dramat tuaja…
Gjergj Jozef Kola
Mue më vjen keq ma shumë për publikun shqiptar, sidomos atë tiranas dhe shkodran, ku edhe kam nisë dramat e mija disa herë me i vu në skenë dhe janë kthye mrapsht për arësyet, që thashë ma nelt. Më vjen keq se në këtë kohë kublash, njerzit kishin me pa ditën e identitetit, me njoftë vedin me qetësue shpirtat e trazuem në këtë tranzicion të llahtarshëm korrupsioni dhe mungese origjinaliteti njerzor.
Arben Çokaj
Besoj se nuk e keni humbë shpresën?
Gjergj Jozef Kola
Shpresa vdes e fundit. Unë jam i sigurtë se ka me ardhë koha e artit të vërtetë, artit të fuqishëm të karaktereve dhe dramat e mija kanë me mbushë skenat shqiptare e ajo kohë ka me qeshë me drejtuesit e artit dhe skenave tona të sotme. Franc Kafka, nji nga romancieret ma të fuqishëm të karaktereve, ka shkrue tre romane, dhe sa ishte gjallë i ka ndeshë përditë vetëm si dorëshkrime. Këto janë tre nga 20 romanet ma të bukur që ka shkrue njerzimi.
Arben Çokaj
Mos ndoshta do të lodhin botuesit dhe teatrot shqiptare, e nuk do shkruash më për Shqipërinë?
Gjergj Jozef Kola
Jo, Zotni Arben Çokaj, sa te kem frymë do t’shkruej për Shqipninë, sepse na nuk duhet me ia lanë atdheun, shpirtin e tij post osmano-komunisteve. Ata janë gati me e shitë përditë e nga nji copë. Dramat e mia si libër tashma i njeh publiku dhe fjala e mirë e sinqertë e njerzve, e shqiptarëve të ndershëm asht shpërblimi jem ma i mirë, që unë kam marrë.
Arben Çokaj
Katolik dhe verior, a jeni ju një shkrimtar i tillë?
Gjergj Jozef Kola
Në vitin 1945 komunistat nisën pogromin anti-perëndimor dhe shfarosen me ose pa gjyq rreth 95 % te katolikëve intelektuale shqiptarë. Për 50 vjet me rradhë PPSH-ja i përndoqi katolikët veriore, ata që shkrujtën për 500 vjet gjuhën, letërsinë e gjithçka të shejtë shqipe, perëndimore. Për 25 vjet me radhë në demokraci askush nuk guxoi me e marrë ma nëpër kambë këtë komunitet të masakruem deri në 95 % të intelektualeve prej komunistave hoxhiste. Ma në fund në maj të vitit 2017 doli nji politikan PD-ist dhe nga nji çader beduinësh me thanien e tij se 95 % kriminelëve në parlament janë katolike veriorë, e nxori atë që elita shqiptare post-osmano-komuniste mbante nën dhambë: kompleksin latent anti-perëndimor. Tabuja u thye. Rrethi i pogromit e mbylli vedin.
Arben Çokaj
Çfarë shkrimtari jeni ju pra?
Gjergj Jozef Kola
Unë jam nji shkrimtar karakteresh, që ruen atë “rote Faden” e shpirtit autentik shqiptar, i cili na u trashëgue prej ilirëve me romanikën, nga arbëreshet me gotiken, u këput nga osmanët dhe u shkatërrue nga komunistët e prapseprapë, kjo fije e kuqe i ka mbijetue kohës. Unë jam shkrimtar i kulturës perëndimore shqiptare. Kjo kulture autentike nuk e pranon as osmanizmin dhe as komunizmin.
Arben Çokaj
Pra simbas jush, janë krijuar lobe të ndryshëm që botojnë, vënë në skenë dhe mbështesin njeri tjetrin simbas përkatësisë osmano – komuniste?
Gjergj Jozef Kola
Po kështu asht, postkomunistët botojnë njeni-tjetrin, vënë në skenë njeni-tjetrin, post-osmanet, si në Shqipni porse edhe në perëndim bajnë të njajtën gja. Nji botues shqiptar musliman ne Itali përshembull boton vetëm romancierë muslimanë shqiptar atje. Ndarja mjerisht asht këtu në mes nesh, Lulzim Basha vetem sa e kallxoi lulen e saj te zeze prej çadrës beduine. Simbas fesë na pati nda turku dikur, për me na shkatërrue, ka disa e kjo mjaft e ndjeshme, që vijojnë melodinë turke të ndasive fetare edhe sot në shoqninë shqiptare. E kjo është fatale për shoqninë shqiptare, se po pengohet prapë në rrugën drejt Perëndimit…
Arben Çokaj
Në dramën tuaj “Vezët e zeza të së keqes” ju bëni paradigmën e shoqnisë shqiptare e të politikës se saj sot. Ju nuk besoni në Vetting-un, që po propagandohet nga partitë aleate, PS, PD, LSI?
Gjergj Jozef Kola
Zotni Arben Çokaj, elita politiko-intelektuale sot asht formue mbi 95 % nën dikaturë, prandaj nuk mundesh me pritë prej skllavopronarëve institucione të lirisë së skllavëve. Unë jam autori qe portretizon kohën që jeton. Shqipnia dhe institucionet e saj jetojnë epokën osmano-orientale, aty askush nuk dënohet për kurrgja kur asht në pushtet. Vezët e së keqes e kallxuen se janë të tria njilloj. Vetting-u asht nji farsë politike, ku bota dhe politika rrejnë popullin shqiptar, prindërit tonë, të cilët punuen 45 vjet komunizëm për me vdekë uriet në demokraci me 100 euro pension…
Arben Çokaj
Po pse e lejon bota, Perëndimi diçka të tillë simbas jush?
Gjergj Jozef Kola
Shqipnia asht në karantenë. Perëndimi kujdeset qe ajo dhe Ballkani te mos shpërthejë e te infektojë botën. Ai mbeshtetë elitat që sigurojnë karantenen, prandaj nuk mund te flitet per demokraci te mirëfilltë. Youtube.com asht mbushë me hoxhallarë, që shajnë flamurin e Shqipnisë ne gjuhën shqipe, dhe nuk ju hin ferre ne kambë. Unë ju siguroj se kurrë nuk do dale nji prift katolik shqiptar, qe do të guxojë të shajë flamurin dhe gjuhën shqipe.
Arben Çokaj
Të kthehemi edhe një herë te tabuja e thyer e 95 % të katolike veriorë…
Gjergj Jozef Kola
Mbi 95% e botuese dhe autorëve muslimanë shqiptarë nuk kanë sjellë asgja me vlerë në letrat dhe kulturën shqiptare. Ata kane sot monopolin e botimeve pikërisht sepse politika anti-perëndimore e kërkon diçka të tillë. Politika dhe arti shkojnë gjithnji dorë më dorë, këtë e ka ditë edhe qoftëlargu never hoxha.
Arben Çokaj
Pse i intereson politikaneve shqiptarë diçka e tillë?
Gjergj Jozef Kola
Mbi 95% e politikanëve shqiptarë kanë ble pasuni të patundshme në perëndim me paret e prindërve tonë, që ata lanë me vdekë ujet me 100 euro pension. Bijtë e „Gadafëve shqiptare“ kane mësue tashma perëndimin, nji nga keto e kam pasë unë nxanës në Vjenë. Të gjitha partitë që kanë ardhë në pushtet këto 25 vjet janë kujdesë, që anija e shoqnisë të drejtohet nga orienti si strukture psiqike e shoqnisë. Vetëm nji drejtim i tillë turqeli të siguron korrupsionin e pafre dhe shitblemjen e votës për nji kafshatë. Ndërtimi i strukturave perëndimore do i jepte fund korrupsionit dhe do e drejtonte vendin “andej ku lind dielli, nga perëndon”.
Arben Çokaj
Ju jeni specializuar në Vjenë në Akademinë sociale katolike për politikë, etikë dhe ekonomi, pranë prof. Aleksandër van der Bellen, Presidentit aktual të Austrisë. Çfarë keni mësuar nga ai mbi të gjitha?
Gjergj Jozef Kola
Nga Prof. Van der Ballen kam mësue mbi të gjitha „die Soziale Lehre“, e cila thotë që vetëm strukturat sociale moderne e çojnë nji shoqni përpara. Këto struktura i përjashtojnë kulturat e së keqes, ato patriarkale, korruptive dhe orientale, ku jeton aktualisht mbi 95% e shoqnisë shqiptare. Presidenti austriak jeton ne nji pallat me dy dhoma e kuzhinë, turqelitë shqiptarë kane pallate e vila pafund. Presidenti austriak me ka shkrue e përgëzue për dramën time Nanë Tereza në gjermanisht, ndërsa ai shqiptar ende nuk mi ka shkrue dy rreshta, megjithse librat i kanë marrë të dy njilloj…
Arben Çokaj
A ka autorë katolike në Shqipëri, që aspirojnë kështu si ju nji doktrinë Perëndimore?
Gjergj Jozef Kola
Jo, në Shqipni s’kam ndeshe ala asnji, as dramaturg as romancier, në Perëndim po. Ata autorë katolikë që shkruejnë, botojnë apo venë në skena shkarravinat e tyne, janë mbi 95% turqeli, të cilët dallohen prej muslimanëve vetëm në festimin e Pashkeve dhe te Kshnellave.
Arben Çokaj
Sot asht nji festë e detyruar në botën katolike, Ngjitja e Jezu Krishtit në qiell, sa përqind e shqiptareve e festojnë atë?
Gjergj Jozef Kola
Sot nuk asht nji feste e zakonshme katolike, sot asht Festa ma e madhe e kombit shqiptar. Sot përkujtohet formula e pagëzimit në mbarë botën e krishterë. Unë të pagëzoj në emën të Atit e të Birit e të Shpirtit të Shejtë, asht ky rreshti i parë i shkruem në gjuhën shqipe. Unë besoj se asht festa e vetme, të cilën e festojnë 100% e shqiptarëve në botën shqipfolëse.
Arben Çokaj
Pra, nji dritë në fund të tunelit ka edhe për Shqipërinë? Apo?
Gjergj Jozef Kola
Drita e vetme ka me nisë me u pa, kur elitat politiko-intelektuale të formueme në shkollat dhe strukturat komuniste me mentalitetin turqeli kanë me u pastrue nga institucionet shqiptare dhe me ju hape vendin elitave Perëndimore shqiptare dhe mentalitetit evropian të dijes, punës e biznesit.
Arben Çokaj
Kush është për ju gjeniu i përhershëm i letrave shqipe?
Gjergj Jozef Kola
Janë tre: Fishta profet, Fishta poet, Fishta perëndimor.
Arben Çokaj
Ju faleminderit për bisedën.
Gjergj Jozef Kola
Unë ju falem Nderës për Fjalën e lirë, nji nga të paktat media të librueme prej osmano-komunistëve.