INTELEKTUALI KA MENDJEN DHE PENDЁN, PO AQ TЁ FUQISHME SA LUFTЁTARI ARMЁN!

0
712

Recensё mbi librin “VEPRA (ARSIMI SHQIP NЁ SUEDI) 2” e autorit HYSEN IBRAHIMI

Prof. Migena Arllati, Gjakovё, 30.03.2017

Njё libёr jo i rёndomtё, as i zakonshёm, pёrkundrazi njё botim prezantues i aktivitetit disadekadёsh nё krijimin dhe lёvrimin e shkollave shqipe nё Suedinё mike tё popullit shqiptar, nё Suedinё mikpritёse tё mijёra shqiptarёve refugjatё, si tё atyre politikё, ashtu dhe tё atyre ekonomikё, nё Suedinё e vlerave perёndimore, simbol tё demokracisё dhe tё respektimit tё tё drejtave tё njeriut. “Vepra (Arsimi shqip nё Suedi 2” vjen si njё ndёrmarrёsi serioze e autorit Hysen Ibrahimi. Ai kёtu paraqitet jo vetёm si njё shkrues i zellshёm por edhe si njё kёrkues i papёrtuar i arkivave dhe shёnimeve tё shumta, tё cilat i ka kёrkuar dhe hulumtuar me njё vullnet tё admirueshёm. Po me kёtё vullnet dhe dёshirё tё pёrhershme ai i ka shёrbyer shqipes dhe shqiptarёve gjatё gjithё kohёs sa ka jetuar nё Suedi, duke u shndёrruar nё njё avokat tё palodhshёm tё ҫёshtjes shqiptare.

Qё nё fillim, autori e hap librin me pohimin se shqipja ёshtё njё gjuhё mё vete, se ajo i takon vetёm popullit shqiptar, dhe se s’ka tё bёjё asgjё me sllavishten sikurse shqiptarёt s’kanё tё bёjnё fare me sllavёt. Teza e prejardhjes nga ilirishtja e shpjegon nё mёnyrё shkencore kёtё pohim, tashmё tё njohur botёrisht, po aq tё njohur edhe nga suedezёt tё cilёt janё paqёsorё dhe pranues ndaj vlerave tё tё tjerёve, nё kёtё kontekst ndaj vlerave tё shqiptarёve, si pasardhёs tё arbёrve e tё ilirёve. Ёshtё pikёrisht teza e prejardhjes ilire pasaporta e parё pёr ҫdo shqiptar qё shkel nё Europёn perёndimore, nё tё cilёn njё derё e madhe e hapur ishte shteti suedez, njё ndёr vendet mё tё dёshmuara pёr principet dhe politikat demokratike ndaj vendasve si dhe ndaj tё ardhurve.

Autori i ёshtё thellёsisht mirёnjohёs popullit suedez, sepse nё fund tё fundit ai ёshtё njё djalё shqiptar, dhe vetё shqiptarёt nga natyra janё mirёnjohёs pёr mikun qё iu gjendet nё ditё tё vёshtira. Nё emёr tё sё vёrtetёs sё madhe dhe nё emёr tё mirёnjohjes sё pakufishme, ai vё nё dukje se nё kohёn kur nё Kosovё po mbylleshin dhunshёm shkollat shqipe, nё Suedi merrte hov gjithnjё e mё shumё hapja e klasёve tё mёsimit tё shqipes pёr fёmijёt shqiptarё, si dhe tё gjithё tё tjerёt qё dёshironin ta mёsonin kёtё gjuhё, sa tё lashtё, aq dhe tё bukur. Bile nuk u mjaftua vetёm me kaq, por Enti Shkollor i Suedisё pёrpiloi tekste shkollore dhe ndihmoi nё botimin e tyre, gjё qё edhe njёherё vёrtetoi faktin se tё drejtat e pakicave kombёtare, janё model pёr gjithё botёn perёndimore, sidomos kur bёhet fjalё pёr fushёn e arsimit.

Autori vё nё dukje meritёn e pamohueshme tё mёsimdhёnёsve shqiptarё, rolin e kёshillit tё prindёrve, numrin e objekteve shkollore, mjeteve mёsimore e tё shumёҫkaje tjetёr qё ai e trajton nё planin konkret dhe statistikor, duke plotёsuar kёshtu rrethanat e nevojshme pёr ta kompletuar temёn tё cilёn merr nё trajtesё. Nё shtatё kapituj sa ka gjithsej libri, ai i mbetet aq besnik fakteve dhe tё dhёnave konkrete tё mbledhura nga terreni dhe nga dёshmitё e marra prej dёshmitarёve tё atyre proceseve, saqё rrёfimi bёhet tёrёsisht objektiv, dhe kёsisoj i qartё dhe i besueshёm. Kёto tё dhёna i referohen njё varg faktesh, duke nisur qё nga data e hapjes sё shkollёs sё parё shqipe nё Suedi (vjeshtё 1968), mёsuesit tё parё tё kёsaj shkolle (Bejzat Beqiri), mёsimdhёnёsit e shqipes nё qytete tё ndryshme suedeze, Kuvendi themelues i arsimtarёve shqiptarё “Naim Frashёri” nё Suedi (30. 05. 1992), Kongresi i parё mbarёshqiptar (Prizren, nёntor 2001), Konferenca e parё kombёtare e shkollave shqipe tё mёsimit plotёsues nё mёrgatё (Zvicёr, qershor 2003), procesverbale nga Kuvende dhe takime zyrtare, dorёshkrime autentike, aktvendime, fotografi dhe plot e plot materiale tё botuara nga gazetat e atjeshme, e qё tё gjitha kёto i sigurojnё veprёs njё bazament tё fortё faktik.

Vёnia nё spikamё e kontributit disadekadёsh tё veprimtarit tё palodhur Bedri Paci nё arsimimin shqip tё gjeneratave tё reja me banim nё Suedi, i vjen pёrshtati temёs sё botimit. Veprimet konkrete dhe tё njёpasnjёshme tё kёtij personaliteti nё ngritjen e vetёdijes sё popullatёs shqiptare, dhe krahas kёsaj nxitja e pёrhershme qё krahas ruajtjes sё identitetit shiptar tё vijohet natyrshёm me pranimin e vlerave dhe pёrshtatjen nё ambientin suedez, janё disa nga pikёsynimet kryesore tё aktivitetit tё tij. Ndikimi i autoritetit tё tij “e detyroi” tё hidhej nё politikё ku do tё influenconte me tё madhe idetё pёr njё shoqёri sa mё demokratike dhe tё vёmendshme ndaj pakicave. Karriera dhe aktiviteti i bujshёm i prof. Pacit kishte vetёm njё qёllim: t’i vinte nё ndihmё popullit tё tij nё mёrgim, dhe kёtё aksiomё nuk e shmangu asnjёherё nё jetё. Bile ngulmoi dhe arriti qё tё bёhen hapa tё koordinuar nё bashkёpunimin mes institucioneve arsimore nё Kosovё dhe instancave tё arsimit shqip nё Suedi; po ashtu u punua shumё nё vёnien e kontakteve me Mёrgatёn Shqiptare nё Europё pёr t’i furnizuar ata me tekstet shkollore shqipe tё botuara nё Suedi.

Intelektualё e veprimtarё tё devotshёm nuk i kanё munguar asnjёherё botёs shqiptare, ndaj nё kёtё prizёm autori i vё nё dukje emrat e atyre qё kontribuuan nё Suedi, dhe jo vetёm atje. Si rezultat i punёs sё vazhdueshme tё tyre, ai arrin nё konkluzionin se mёrgata shqiptare nё Suedi kishte mbledhur nё gjirin e saj intelektualё tё shumtё qё dinin, donin dhe punonin. Sidomos gjatё viteve ’91 – ’92 kur Suedinё e mёsyu njё valё e fuqishme refugjatёsh, roli i veprimtarёve gjatё kёsaj kohe ishte eminent nё: sё pari strehimin dhe mbёshtetjen e tyre, e sё dyti nё pёrkrahjen pёr t’u integruar si gjithё tё tjerёt. Ishte mёrgata shqiptare ajo qё pёr vite tё tёra mbajti mbi supe akumulimin e fondeve tё dedikuara pёr Kosovёn duke paguar “Trepërqindëshi”, ndёrmori aksionin “Ndihma pёr Pavarёsinё e Kosovёs”, ngriti Fondin pёr raste tё jashtёzakonshme, Ndihma zonave tё rrezikuara nё Kosovё (1998), pastaj më vonë “Vendlindja thёrret” etj.

Ёshtё i pashmangshёm fakti qё arsimtarёt punuan nё mёnyrё humanitare dhe pa pagesё, sakrificё e cila flet pёr shpirtin e kolektivitetit qё kishin kёta njerёz, tё cilёt duke kuptuar rrethanat dhe kohёn aspak tё volitshme, dhanё njё provim tepёr tё rёndёsishёm pёr sa i pёrket identitetit tё tyre si shqiptarё dhe misionit tё tyre si mёsues. Po ashtu njё betejё e vёrtetё ishte pёrballja me propagandёn serbe sё cilёs ata iu kundёrpёrgjigjёn si intelektualё tё vёrtetё, duke mos harruar se intelektuali ka mendjen dhe pendёn po aq tё fuqishme sa luftёtari armёn.

Promovimi dhe ruajtja e identitetit, gjuhёs amtare, kulturёs dhe shumёҫkaje tjetёr qё i pёrket ambientit shqipfolёs, pritej me interesim edhe nga vetё institucionet suedeze, pasi populli suedez e dinte se kur ishte fjala pёr popullin shqiptar, bёhej fjalё pёr njё ndёr popujt mё tё vjetёr tё Europёs. Pёr kёtё arsye, autori Ibrahimi, natyrshёm tregohet mirёnjohёs, falenderues ndaj mbёshtetjes qytetare dhe institucionale suedeze. Ai si shqiptar e djalё shqiptari qё ёshtё, duke pasur nё gen virtytin e fisnikёrisё dhe mirёnjohjes pёr njerёzit bujarё dhe pranues, tregohet falenderues ndaj njё shteti qё mirёpriti dhe ndihmoi nё nevojat e tyre tё domosdoshme pakicёn shqiptare, e cila asnjёherё nё ekzistencёn e saj nuk ёshtё mjaftuar me ushqimin nё tryezё, por sё pari i ёshtё dashur ushqimi atdhetar dhe ai kulturor.

Vetё autori i kёtij libri ёshtё njё nga bijtё mё tё devotshёm nё ndihmesёn e dhёnё pёr kombin shqiptar. Ai i ndihmoi ҫёshtjes shqiptare nga kёnde tё ndryshme duke nisur thjeshtё si njё emigrant, mandej si njё intelektual, pёr tё arritur deri tek kontributi si kryetar i Shoqatёs sё Shkrimtarёve dhe Artistёve “Papa Klementi XI Albani”, njё rrugё e gjatё kjo, nё tё cilёn ai u tregua njё shqiptar me zemёr tё madhe, njeri me energji tё pasosura ndaj kombit, me pёrkushtim dhe dinjitet tё pashembullt.

Edhe ky botim qё ai sapo vё nё duart tona nuk ёshtё gjё tjetёr veҫse vazhdimёsi e misionit tё tij, pёr t’iu pёrkushtuar pa kushte interesave kombёtarё. Puna e tij nё kёtё libёr ёshtё njё shembull i shkёlqyeshёm se si duhet tё trajtohen dhe tё evokohen periudha tё vёshtira tё ekzistencёs sonё, periudha nё tё cilat janё sprovuar vlerat e vёrteta. Urojmё qё njerёz tё tillё tё ketё sa mё shumё nё botёn shqiptare, intelektualё qё asnjёherё nuk presin se ҫ’do tё bёjё Atdheu pёr ta, por apriori ata bёjnё dhe japin shumёҫka pёr Atdheun.