INTEGRIMI NË BE DUHET KUPTUAR DHE DUHET MBËSHTETUR…

0
468
Bashkimi Europian dhe Shqipëria - flamuj

Arben Çokaj

Ne nuk mund t’i dalim në krye pa ndihhmën e BE-së, prandaj negociatat e integrimi na duhet!

KM Rama para derës së BE-së, po kërkon që ata ta hapin derën e të na pranojnë të bisedojmë. Opozita e Saliut e kap për këmbësh dhe i thotë “ti je kriminel, nuk meriton me hy në Evropë”… Po hyn Shqipëria bre pallë, jo Rama. E pas Saliut, një tufë hajvanash në këtë teatër absurd, katolikë e muslimanë të ndryshëm, secili gjen pretendimet e veta, që Shqipëria të mos i fillojë negociatat me BE-në. (?!)

Qeveria e KM Rama po përpiqen realisht për të filluar negociatat, edhe unë si shqiptar, që interesohem për kombin tim, jam i interesuar të hyjmë, sa më parë, prandaj kush e ndien veten shqiptar, më shumë se katolik e musliman apo se opozitar, destruktiv, psikopatik, gazetaruc, etj. bashkohuni me ne, të bëjmë aq sa mundemi, që Shqipëria t’i fillojë negociatat me BE-në dhe ta shtrojmë rrugën gradualisht drejt integrimit, si vend anëtar i BE-së. Se kështu ngriten standardet e jeta e popullit shqiptar përmirësohet…

Ndryshe ne përsërisim historinë, ku armiku më i madh i shqiptarit është shqiptari vetë. Meqë Naser Aliu nuk e do Frojdin, e mendon se teoria e tij ka rënë, unë mendoj të kundërtën – mendoj se ne si shoqëri na duhet një terapi psikoanalitike dhe njohje e neurozave dhe defekteve tona, që të dalim nga kjo gjendje e marrë, ku jemi duke kultivuar neurozat fetare dhe me një prirje të fuqishme irracionale!

Më kujtohet në një moment, një shok i imi nga Maqedonia, që kishte marrë pasaportën daneze, më tha: “E pata marrë pasaportën daneze, për me qenë disi më i privilegjuar… Por tani që po hyjnë edhe polakët në BE, sikur po m’i bjen vlera…”. :p

Kështu që mos u habisni shumë, nëse shikoni ndonjë shqiptar fetar në Evropë, i cili del kundër këtij procesi, ai ka hallin se kur të hyjnë shqiptarët në BE, nuk ka kujt me i shitë pordha më… :p