Instrumentalizimi i ҁёshtjes sё Luginёs sё Preshevёs

0
473

Dr. Islam LAUKA

Nё konferencёn e sotme pёr shtyp dhe nё shkrimin e djeshёm, “Korrigjimi paqёsor i kufirit ndёrmjet Kosovёs dhe Serbisё”, Presidenti Hashim Thaҁi ripёrsёriti mantrёn e tij rutinё, “marrёveshja eventuale e korrigjimit paqёsor tё kufirit mё Serbinё, Kosovёs i siguron njohjen nga Beogradi dhe bashkёngjitjen e Preshevёs, Bujanocit dhe Medvegjёs me vendin tonё”.

I vetmi “argument” qё Z. Thaҁi ofron nё paraqitjet e tij tё fundit pёr arritjen e kompromisit me Serbinё, nёpёrmjet korrigjimit tё kufirit, ёshtё ai, sipas tё cilit, as ne, as aleatёt tanё nuk mund ta bindin Beogradin qё ta njohё Kosovёn brenda kufijve ekzistues. Argumente tё tjera nuk ka. Ashtu si nё shkrimet dhe deklarimet e mёparshme publike tё tij, as kёtё radhё nuk jepet ndonjё informacion a hollёsi, se si do tё realizohet ideja e korrigjimit tё kufijve, mё konkretisht, ҁfarё do tё korrigjohet nё favor tё Kosovёs dhe ҁfarё nё favor tё Serbisё.

ҁdokush e ka tё qartё se Serbia po zhvillon dialog me Kosovёn me qёllim qё tё fitojё diҁka, jo pёr tё humbur. Gjatё vizitёs sё tij tё fundit nё Kosovё Presidenti serb Vuҁiҁ deklaroi se “Kosova nuk ёshtё krejt e jona, por as krejt e atyre”, nё vazhdim tё tezёs sё tij tё njohur qё “Kosova nuk mund tё fitojё gjithҁka dhe Serbia tё humbasё gjithҁka”. Presidenti Thaҁi ёshtё i vetmi qё hiqet sikur nuk e di kёtё gjё dhe flet vetёm pёr atё qё do tё marrё Kosova, por kurrё pёr atё qё do tё japё ajo.

Nё mungesё tё kёtij informacioni, me ose pa dashje, Thaҁi pёrfundon nё paradoks logjik: Serbia do tё na njohё, nёse Kosova pranon qё asaj t’i bashkёngjiten Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Pёr tё shmangur kёtё paradoks logjik, do tё duhej qё Thaҁi ta zbёrthente idenё e tij, tё bёnte njё skicё a njё plan tё zbatimit tё saj, pёr ta diskutuar me faktorёt politikё, me elitat intelektuale, pёrfaqёsuesit e shoqёrisё civile etj, nё nivel shtetёror dhe kombёtar, pёr tё kuptuar mё mirë ndjesitё e shqiptarёve pёr kёtё ҁёshtje kaq tё mprehtё. Nuk besoj se ka shqiptar me mend nё kokё qё nuk e do bashkimin e Luginёs sё Preshevёs me Kosovёn, por ҁdo shqiptar me mend nё kokё dёshiron tё dijё, paraprakisht, ҁmimin e kёtij akti, pёr t’u siguruar qё tё mos na ndodhё qё, nё vend se tё vёmё vetullat, tё nxjerrim sytё.

Paradoksi i dytё qёndron nё pohimin e Thaҁit se nuk do tё ketё korrigjim kufiri nё vija etnike, pra bashkimi me Kosovёn i Luginёs sё Preshevёs, ku shumicё janё shqiptarёt, nuk do tё bёhet mbi baza etnike. Si duhet kuptuar kjo thёnie kontradiktore? Apo Thaҁi mendon se shumica e banorёve tё kёsaj treve nuk janё shqiptarё? Apo ai ka plane sekrete, shumё mё tё mёdha, pёr tё marrë territoret e humbura nga shqiptarёt mё 1878 dhe 1912, deri nё Nish, por qё tani popullohen vetёm nga serbёt? Po kufiri pёr tё cilin ёndёrrojnё Vuҁiҁi dhe Daҁiҁi, nё veri tё Ibrit, a nuk do tё jenё mbi baza etnike? Apo banorёt shumicё tё kёtyre territoreve, Presidenti Thaҁi nuk i konsideron serbё etnikё?

Paradoksi i tretё logjik qёndron nё urgjencёn me tё cilёn ngrihet ҁёshtja e arritjes sё marёveshjes me Serbinё, nёpёrmjet korrigjimit tё kufijve. Pёrse, pikёrisht, kёtё vit? Ҫfarё ndryshimesh tё papritura kanё ndodhur qё tё mund tё diktojnё nёnshkrimin, sa mё shpejt, tё kёsaj marrёveshjeje?

E vёrteta ёshtё se kёtё vit, Bashkimi Europian bёri tё njohur strategjinё e zgjerimit nё Ballkanin Perёndimor, e cila parashikon qё Serbia mund tё anёtarёsohet nё kёtё organizatё nё vitin 2025. Kushti qё i vihet Serbisё, i fiksuar edhe nё progres-raportin e vitit 2018 pёr kёtё vend, ёshtё: normalizimi i marrёdhёnieve me Kosovёn dhe nёnshkrimi me tё i njё marrёveshjeje, ligjёrisht, tё detyrueshme. Asnjёherё mё parё nuk ka patur formulim mё tё qartё e mё tё prerё pёr Serbinё, nga ana e Brukselit, i cili shquhet, jo aq shumё, pёr qartёsi, se sa pёr ambiguitet. Nё thelb, anёtarёsimi i Serbisё nё BE vihet nё varёsi tё drejtpёrdrejtё tё nёnshkrimit tё marёveshjes pёr normalizimin e marrёdhёnieve me Kosovёn. Nuk ka patur dhe nuk ka as tani levё mё tё fortё pёr tё ndikuar mbi Beogradin se sa ajo e joshjes pёr integrim nё BE. Pavarёsisht ndikimit tё njohur rus nё kёtё vend, Serbia ёshtё pёrcaktuar dhe, tё paktёn deri tani, pёrgjithёsisht, po i pёrmbahet strategjisё sё integrimit europian, tё cilёn nuk do tё mund ta realizojё, veҁ tё tjerash, pa kaluar edhe pengesёn me emrin Kosovё. Ky kushtёzim i qartё i Bashkimit Europian ndaj Serbisё, do tё duhej ta qetёsonte, jo ta alarmonte Thaҁin.

Pёr tё shmangur kёtё paradoks, Presidenti Thaҁi do tё duhej tё bёnte tё njohura motivet qё e shtynё tё ngrejё me kaq urgjencё ҁёshtjen e arritjes sё marrёveshjes me Serbinё, nёpёrmjet korrigjimit tё kufijve.

Paradoksi i katёrt qёndron nё emocionalitetin me tё cilin Thaҁi po e trajton kёtё ҁёshtje. Ai njihet si politikan i regjur, me pёrvojё tё pasur, nё luftё dhe nё paqe, me logjikё tё ftohtё, i aftё tё ballafaqohet me qetёsi nё skenё tё hapur, por edhe mё mirё, nё prapaskenё. Akuzat ndaj kundёrshtarёve tё idesё, lidhur me korrigjimin e kufijve, pёr pёrhapje tё panikut dhe urrejtjes, pёr propagandё kundёr aleatёve tanё, aq mё tepёr, akuzat kundёr Shqipёrisё, pёr ndёrhyrje nё punё tё brendshme tё Kosovёs, nё njё kohё qё Tirana Zyrtare, me ndonjё pёrjashtim, si Kryeministri Rama, thjesht, po bёn thirrje pёr unitet tё klasёs politike kosovare në bisedimet me Serbinё, dёshmojnё se Presidentin Thaҁi e ka braktisur gjakftohtёsia.

Humbja e qetёsisё e ҁon atё nё gjykime tё cekёta, shpesh tё gabuara, qё gjejnё vend edhe nё paraqitjet e tij tё fundit, mbi veҁanёsinё e rastit tё Kosovёs, nё krahasim me konfliktet e tjera nё rajon e nё botё dhe futjen nё njё thes tё kundёrshtarёve tё pavarёsisё sё Kosovёs nё vitin 2008 dhe atyre qё sot nuk janё dakord me idenё e tij pёr korrigjimin e kufijve me Serbinё.

Kundёrshtarёt e atёhershёm dihen: kryesisht, Moska, Beogradi dhe njё numёr pёrfaqёsuesish tё sё majtёs dhe tё sё djathtёs ekstreme, midis tyre, edhe kёshilltari aktual i Presidentit amerikan pёr siguri kombёtare, Xhon Bolton. Ky i fundit, veҁ rrezikshmёrisё sё “precedentit Kosovё”, pati pёrdorur edhe argumentin e interesit kombёtar amerikan, i cili, sipas tij, nuk kishte fare lidhje me njё popull tё vogёl dhe vend tё parëndёsishёm si Kosova, por me njё fuqi tё madhe, si Rusia, pёr tё ardhur nё pёrfundimin qё, pёr hir tё marrёdhёnieve me Moskёn, Uashingtoni nuk duhej, kurrsesi, tё njihte shtetin mё tё ri qё po lindte nё Europё. Sot, kundёrshtarёt e dikurshёm tё pavarёsisё sё Kosovёs janё rreshtuar me idenё e Thaҁit pёr korrigjimin e kufirit me Serbinё.

Mbёshtetёsit e atёhershёm tё pavarёsisё sё Kosovёs, Anglia, Gjermania e shumё shtete tё tjera, si dhe personalitete tё njohura politike, shkencore e letrare si, Albert Rohan, Daniel Server, Ismail Kadare, etj, sot janё ndёr kundёrshtarёt mё tё vendosur tё idesё sё Thaҁit. A e ka pyetur vallё ndonjёherё veten Presidenti Thaҁi si ndodhi qё miqtё e tij tё dikurshёm, sot i ka kundёr, ndёrsa armiqtё e pёrbetuar tё djeshёm, sot po i dalin krah?

Rasti i SHBA-ve ёshtё mё i ndёrlikuar. Sot shoqёria amerikane ёshtё e polarizuar nё ekstrem. Ka pёrҁarje serioze midis demokratёve dhe republikanёve, por edhe midis ekzekutivit dhe legjislativit. Edhe vetё administrata amerikane nuk i ka shpёtuar pёrҁarjes. Nё Uashington sot nuk ka njё mendim unik pёr ҁёshtje tё politikёs sё jashtme, pёrfshirё Kosovёn. Mungon qasja strategjike pёr marrёdhёniet ndёrkombёtare dhe nё vend tё saj kemi qasjen biznesore tё Trampit. Nё rastin e Kosovёs i shtohet edhe qёndrimi i vendosur i tij kundёr ҁiftit Klinton, simbol i ndihmёs pёr ҁlirimin e Kosovёs dhe konsolidimin e saj si shtet i pavarur dhe sovran.

Nuk ka dyshim se ndaj qasjes biznesore tё Trampit kanё, jo pak, rezerva pёrfaqёsues tё Departamentit tё Shtetit, tё Pentagonit dhe vetё Zv. Presidenti Majk Pens, tё cilёt mendojnё nё kategori gjeostrategjike. Po tё mos ishte rezistenca e tyre dhe e Kongresit, Trampi do ta kishte mbyllur me kohё “ujdinё e madhe” me Rusinё, me pasoja tё rёnda edhe pёr rajonin tonё. Por kёto analiza janё tё huaja pёr Presidentin Thaҁi dhe mbёshtetёsit e paktё tё tij.

Cili ёshtё shkaku i mungesёs sё analizёs dhe, pёr pasojё, i paradokseve logjike dhe irritimit emocional qё po shfaq Presidenti Thaҁi nё ҁёshtjen e marrёveshjes mё Serbinё?
Pёr shumё analistё, ideja e Thaҁit pёr bashkёngjitjen e Luginёs sё Preshevёs Kosovёs, gjoja, nёpёrmjet korrigjimit tё kufirit me Serbinё, ёshtё thjesht njё instrument pёr arritjen e qёllimeve tё tjera tё tij, qё nuk kanё tё bёjnё fare mё shqetёsimin pёr zgjidhjen e situatёs tragjike tё shqiptarёve tё kёsaj treve.

Midis qёllimeve tё tij, pёrmenden edhe kёto: kёrkesa pёr bashkimin e Luginёs sё Preshevёs me Kosovёn, si hap taktik pёr balancimin e kёrkesave tё Serbisё pёr marrjen e Veriut, ose dhёnien e kompetencave ekzekutive Bashkёsisё sё Komunave Serbe; dalja me tezёn e korrigjimit tё kufijve, pёrsёri, si zgjedhje taktike, pёr tё matur pulsin, brenda vendit, pёr hapin e radhёs – atё tё shkёmbimit tё territoreve, apo ndarjen e Kosovёs; pёrdorimi i Luginёs sё Preshevёs si karrem pёr tё siguruar mbёshtetjen e munguar politike dhe publike pёr veten e tij; futja nё pazare territoriale me Serbinё dhe, mbi kёtё bazë, arritja e marrёveshjes me tё pёr shfuqizimin e Gjykatёs Speciale.

Me gjasё, njё qёllim tjetёr ёshtё ai i plotёsimit tё defiҁitit atdhetar tё z. Thaҁi, tё krijuar gjatё 11 vjetёve tё qёndrimit nё majё tё pushtetit nё Kosovё, sa pёr shkak tё pёrdorimit tё tij nga ndёrkombёtarёt dhe zellit tё tepruatr tё vetё Thaҁit pёr t’u pёrdorur prej tyre, nё emёr tё luftёs kundёr nacionalizmit shqiptar, aq edhe tё gabimeve sistematike tё tij, si: nёnshkrimi i marrёveshjes pёr Bashkёsinё e Komunave Serbe, ku Gjykata Kushtetuese e Kosovёs gjeti njё numёr shkeljesh tё rёnda kushtetuese; nёnshkrimi i marrёveshjes sё Demarkacionit me Malin e Zi, nёpёrmjet sё cilёs, Qafa e Ҫakorrit, Belluha dhe Kulla, tё njohura historikisht si territore tё Kosovёs, u tjetёrsuan nё favor tё Podgoricёs; mangёsitë e theksuara nё luftёn kundёr korrupsionit dhe krimit tё organizuar, etj. Tё gjitha kёto i dobёsuan dhe i venitёn kredencialet atdhetare tё Thaҁit, tё cilat ai mendon se mund t’i rikthejё nёpёrmjet shfrytёzimit tё kartёs sё Preshevёs, duke manipuluar pjesёn e shoqёrisё shqiptare qё beson tek bashkimi kombёtar.

Njё qёllim tjetёr mund tё jetё ai i bindjes sё ndёrkombёtarёve qё nё Kosovё Thaҁi mbetet njeriu qё bёn shiun dhe diellin dhe, si i tillё, ai duhet mbrojtur, sepse ata nuk kanё njeri tjetёr ku tё mbёshteten.

Nga tё gjitha supozimet e mёsipёrme, vetёm i pari, pra pёrdorimi taktik i Luginёs sё Preshevёs si kundёrpeshё ndaj pretendimeve serbe, mund tё jetё i justifikueshёm. Por, edhe ky është i dyshimtë. Nёse do tё ishte hap taktik, Thaҁi nuk do tё kishte arsye pёr ta mbajtur atё sekret ndaj bashkёpunёtorёve tё tij mё tё afёrt si Kadri Veseli, i cili, gjatё vizitёs sё tij nё Tiranё, e kundёrshtoi hapur idenё e korrigjimit tё kufijve.

Midis shqiptarёve, Thaҁi ka mbetur, pothuaj, pa mbёshtetёs nё kauzёn e tij pёr nёnshkrimin e marrёveshjes me Serbinё, me ҁdo kusht e ҁmim, pёrfshirё sakrifikimin e territoreve amёtare. Edhe akademik Rexhep Qosja, ithtar i hershёm i lёvizjes sё kufijve midis Kosvёs e Serbisё, i bindur se Lugina e Preshevёs po instrumentalizohet nga Thaҁi, kёto ditё, u shpreh se nuk pajtohet me sjelljet dhe qёndrimet e tij tё pamenduara dhe se “varavingat politike tё kёtij despoti” janё bёrё shumё kompromentuese pёr mendjen politike tё Kosovёs”.
Megjithatё, duket se atij i ka mbetur ende edhe njё mbёshtetёs. Ky ёshtё Kryeministri i Shqipёrisё, Edi Rama, i cili, para pak ditёsh, nё njё intervistё nё Top Channel, u paraqit me kostumin e atdhetarit, i shqetёsuar pёr bashkimin kombёtar. Ai u distancua nga kancelarja Merkel, e njohur pёr qёndrimin e saj tё vendosur kundёr ndryshimit tё kufijve. Rama deklaroi se znj. Merkel ka qёndrime tё qarta si kancelare e Gjermanisë, por kёtu flitet për atdheun e shqiptarёve e jo atdheun e saj.

Vёshtirё tё besohet qё njё OMGJ, siҁ ёshtё Rama, i ҁertifikuar nga Sorosi dhe i degraduar, prej kohёsh, nё njё komprador ordiner, tё pёsojё mutacion tё menjёhershёm, duke u kthyer nё atdhetar 24 karatёsh.

Qё tё dy, Thaҁi dhe Rama po pёrpiqen ta pёrdorin Luginёn e Preshёvss si kalё beteje pёr realizimin e axhendave tё tyre personale. Nёse nuk do tё ishte kёshtu, Edi Rama nuk do tё kufizohej, gjatё gjithё kёtyre viteve, me njё ndihmё qesharake prej 50 mijё eurosh, pёr Luginёn e Preshevёs. Nёse nuk do tё ishte kёshtu, ai do tё pёrpiqej qё nё takimet e shpeshta me mikun e tij, Sandrin (A. Vuҁiҁ) tё zgjidhte ndonjё problem tё shqiptarёve tё Luginёs, si njohja e diplomave, ngritja e spitalit rajonal, punёsimi, etj. Nёse nuk do të ishte kёshtu, Hashim Thaҁi do të merrej, me kohё, me fatin e shqiptarёve tё kёsaj treve, tё paktёn, qё nё bisedimet e procesit tё statusit, nё vitet 2005-2007, ose nё dialogun me Beogradin, nё vitet 2013-2015.

Si mund tё jetё i besueshёm Thaҁi, kur Marrёveshjen pёr Bashkёsinё e Komunave Serbe, e bёn, në favor tё serbёve, nё shkelje tё Kushtetutёs sё Kosovёs, ndёrsa pёr tё njёjtin organizёm, pra pёr Bashkёsinё e Komunave Shqiptare nё Luginёn e Preshevёs nuk thotё asnjё fjalё, duke mos kёrkuar gjёnё mё elementare, reciprocitetin midis dy vendeve, nё kёtё fushё?

Para se tё kёrkojё bashkimin e Luginёs me Kosovёn, Hashim Thaҁi duhet tё zgjidhё ҁёshtjen e rreth 12 mijё shqiptarёve tё kёsaj zone, tё vendosur nё Kosovё, pas konfliktit tё viteve 2000-2001, tё cilёt, pёr fat tё keq, konsiderohen si apatridё nё Serbi, por, nё mungesё tё leje-qёndrimit dhe dokumenteve tё identifikimit, edhe nё Kosovё ndjehen si tё tillё.

Si mund tё jetё i besueshёm Presideneti Thaҁi nё kёrkesёn e tij pёr integrimin e mbi 80 mijё shqiptarёve nё Kosovё, kur 12 mijё prej tyre, tё vendosur prej vitesh kёtu, i ka lёnё nё mёshirё tё fatit?

Duhet tё jetё e qartё se bashkimi i Luginёs sё Preshevёs me Kosovёn, nё momentin aktual, nuk mund tё bёhet, jo pёr shkak se mungon vullneti politik i shqiptarёve tё kёsaj treve për jetёsimin e ёndërrёs sё tyre legjitime, as se mungon dёshira e shqiptarёve, kudo qё jetojnё, pёr ta mbёshtetur kёtё proces dhe as pёr shkak tё frikёs sё hapjes sё “kutisё sё Pandorёs”, a tё “efektit domino”. Nё gjykimin tim, shkaku themelor ёshtё se ne na mungojnё burimet e fuqisё sё brendshme, tё matshme e tё pamatshme, shtetёrore dhe kombёtare pёr realizimin e kёtij projekti tё madh. Shkaku i dytё, jo mё pak i rёndёsishёm, ёshtё se nё konjukturёn e sotme ndёrkombёtare, me raportin e tanishёm tё forcave, ne e kemi tё pamundur tё sigurojmё njё mbёshtetje të jashtme tё pёrmasave tё pranverёs sё vitit 1999. Nё kёto kushte, ekziston rreziku real qё, nёse, nё kёtё fazё, ngatёrrohemi me probleme territoriale me Serbinё, i fituar del Beogradi, jo ne.

Ҫelёsi i Thaҁit, i cili po paraqitet prej tij si i artё, i aftё pёr tё zgjidhur tё gjitha problemet e Kosovёs, tё shqiptarёve dhe të krejt rajonit, duket se nuk ёshtё as i artё, as i veshur me ar. Ai ёshtё njё ҁelёs i ndryshkur teneqeje, kallajisur nga mjeshtri Thaҁi, pёr tё hapur dyert e realizimit tё interesave tё tij meskine. Nёse e lejojmё qё ta pёrdorё nё trupin plot plagё tё Luginёs sё Preshevёs, ka rrezik ta infektojё edhe mё keq, jo vetёm atё, por edhe Kosovёn.

Nё dokumentin e Institutit tё Studimeve tё Ҫështjeve tё sigurisё sё BE-sё, “E ardhmja e Ballkanit, tre skenarё pёr vitin 2025”, botuar nё gusht tё këtij viti, nё njёrin prej skenarёve, parashikohet se si do tё zhvillohet situata nё Kosovё, nёse merr jetё mantra e Thaҁit pёr korrigjimin e kufijve: “… shpёrthim dhune nё Mitrovicën Jugore, protesta, Kosova pa ulёse nё OKB, Rusia pёrdor tё drejtёn e vetos, duke e argumentuar kёtё me dhunёn e pёrditshme nё territorin e Kosovёs… Serbia ҁimenton praninё e saj nё Mitrovicёn e Veriut, me 2 mijё trupa dhe ndёrton njё mur qё ndan dy pjesёt e qytetit. Kosova ёshtё mё larg NATO-s dhe BE-së”.

Pёr tё shmangur kёtё skenar ogurzi, sugjeroj qё, gjithsesi, forcat e pёrgjegjshme politike nё Kosovё, pozitё dhe opozitё, tё lёnё mёnjanё ndasitё partiake, tё mbledhin kuvendin, tё miratojnё rezolutёn qё do t’i pamundёsonte Thaҁit pёrfshirjen e problemeve territoriale nё axhendёn e bisedimeve me Serbinё. Momenti historik ёshtё i tillё qё kёrkon angazhim e pёrgjegjёsi historike dhe strategjike.

Institucionet e Kosovёs tё pёrgatiten pёr procesin e shёnjimit (demarkimit) tё kufirit me Serbinё, jo nё kuptimin qё dёshiron t’i japё Thaҁi, por tё shёnjimit tё tij tё vёrtetё, nё mёnyrё qё tё mos gjendemi nё tё njёjtёn situatё, si me Malin e Zi, kur Thaҁi pёrfitoi dhe zbatoi teknologjinё e tij tё humbjes sё territorit shtetёror. Rasti i majёs sё Panҁiqit, pёr tё cilёn foli Kryetari i Komisionit Shtetёror pёr Shёnjimin e Vijёs Kufitare, Sh. Bulliqi, duhet tё jetё sirenё alarmi.

Nё poltiikёn e jashtme tё orientohemi nga bashkёpunimi me fuqitё europiane, qё i kёrkojnё Beogradit njohjen e Kosovёs nё kufijtё e saj ekzistues, nё radhё tё parё, nga Gjermania dhe Britania e Madhe. Nё rastin e SHBA-ve, orientimi ynё duhet tё jetё nga ato forca qё nuk e konsiderojnё Rusinё si aleatё tё tyre. Tё tilla forca ka, sidomos nё Kongres, por edhe ne Departamentin e Shtetit dhe nё Pentagon.

Dërgoi për publikim Ramiz Lushaj, gazetar