Instalimi i fashizmit intern!

1
430
Hashimi e Ramushi - koshare

Skënder MULLIQI

Elita politike në Kosovë për dy decenie është e pandryshuar, dhe nese e shikojmë dhe analizojmë mirë është e kalbur në mbrendin e saj. Na kanë shkaktuar vëtem vuajte. E kanë pru krizën ekonomike, krizën politike, morale, migrimin masovik, varfërinë… Promovuan antivlera. Po sundojnë më metoda antidemokratike, largë sistemit shumë partiakë pluralist. Futen në sistem konceptin e ndjekjës të stilit të inkuzicionit, largimin e kuadrove eminente, e çka mos tjetër. Këta njerëz të politikës, futën në përdorim kalkulimet dhe manipulimet klasike në zgjedhjet e deritashme. Krijuan rrjete të ndryshme edhe kriminale për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Mirë e luajtën rolin e aktorëve të teatrit dhe të filmit. U shërbyen me farsa, skandale të çdo ditëshme dhe teatralitete.

Ende nuk kemi medie të lira, as shtet të së drejtës… Na instaluan fazhizëm intern, dhe instaluan dashurinë karshi forcës së tyre, dhe forcës karshi eksploatimit të djersës dhe mundit të popullit. Elitat në pushtete përdorën metodat diskualifikuese karshi kundershtarëve politik, si dhe përdorën shumë metoda spekuluese dhe dehumanizuese. Nuk krijuan ura të bashkëpunimit më miqët tanë të përheshem në botë. Përkunder gjithnjë e më shumë, jemi duke i humbur ata, për fajin e tyre. Kan filluar paturpësisht edhe më shpërbërjen e shtetit edhe ashtu të brisht të Kosovës. Nuk kemi njohje të reja, kemi tërheqje të pavarësisë nga disa shtete, ska rëndësi të mëdha apo të vogla.

Diplomacia ishte e nivelit më të ulët, se njerëzit që u emëruan në këto poste, nuk ishin as për afër të nivelit të diplomatit. Dëgjuam gjatë këtyre viteve vëtem llafe, e punë kurrfare. Madje, ju futën pazareve për shitje të tokave, si më Maqedonin e Veriut, më Mal të Zi, e Serbi. Me njerëz të pashkolluar dhe të padinjitetshem nuk bëhët shteti. Jeta parlamentare ishte pika më e dobët. Na nevojiten njerëz më duar të pastra pa afera korruptive dhe kriminale… Nese edhe kësaj radhe nuk do të kemi ndryshime përmbajtësore, shumë keq do ti kemi punët… Me pushtete autoritare, përfundimisht do të humbim çdo përkrahje të miqëve tanë …

1 KOMENT

  1. Sa i perket pranimit te shteteve per pavaresine e Kosoves;
    JETIKE PER KOSOVEN JANE KETO 54 SHTETE SI VIJON:
    50 SHTETET AMERIKANE DHE 4 SHTETET BRITANIKE.
    Tjerat… s’po shaj, se po lodhna…

Komentet janë mbyllur.