INJORIMI NGA SERBIA I MASAKRAVE DHE HESHTJA E KOSOVËS

0
492
Hashim Thaçi

SKANDALOZE:

Nga Binak MAXHARRAJ

/Sipas Thaçit, fajin e paska drejtësia ndërkombëtare/

Drejtësia ndërkombëtare ende nuk ka zbardhur rastet e masakrave në Kosovë. E si rezultat i heshtjes ndërkombëtare është edhe rezultati i mohimit të pushtetarëve serbë, që t’i mohojnë krimet në Kosovë, e sidomos maskarën e Reçakut“.

E tmersshme dhe skandaloze kjo deklaratë e sotit e Presidentit Hahim Thaçi e thanë bash në Reçak aty ku u bë kjo masakër.

Po ç’ka bëri Kosova që për këto 20 vite të mos denohën autoret e krimeve në Kosovë?!

Asgjë?!

As që u ndërmor diçka nga shteti i Kosovës, u soll dhe heshti sikur në Kosovë nuk ka bërë krime Serbia. Nuk u dënua askush me peshë të veçantë, pos dy tri rasteve individuale.

Bile vetë Presidenti Hashim Thaçi për shtatë vite bisedash të kota me Daçiqin dhe Vuçiqin as që ka guxuar t’ia përmendë Serbisë, e le më ta paditë Serbinë për gjenocid, kurse sot ia len fajin drejtesisë ndërkombëtare…