Injoranca dhe Urrejtja përballë “Mini-Shengenit Ballkanik”

0
548
Pirro Prifti

Nga: Pirro PriftiRevista Drini13 Nëntor 2019

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë, që i ngjajnë karakterit të shqiptarëve nën sundim – dhe pas sundimit të një pushtuesi:

– nevoja për të mbijetuar, dhe
– dëshira për të menaxhuar vetë atë që u fitua.

Sidomos karakteristika e parë është një tipar i kombit shqiptar, e deri këtu nuk ka asgjë të keqe dhe i përshtatet më se miri thënies së Kadaresë për shqiptarët, që jo vetëm mbijetuan nën perandorinë osmane, por edhe u përshtatën me atë perandori dhe në një farë kohe edhe e drejtuan atë duke harruar vëndin apo etninë nga kishin ardhur.

Çfarë po ndodh mbas pavarësisë së Kosovës me ndihmën e NATO-s me politikanët që po drejtojnë këtë vënd të pavarur tashmë nga Serbia?

Çfarë po ndodh në Kosovë pas zgjedhjeve?

Është e vërtetë se UÇK luftoi dhe dha kontribut vendimtar në çlirimin e Kosovës, ndërsa grupi ushtarak i FARK i drejtuar nga doktori, nuk u orientua mirë dhe pati probleme. Kjo është një ngjashmëri e çuditshme me luftën nacional çlirimtare në Shqipëri e Kosovë, ku populli dhe partizanët luftuanpër çlirimin e vëndit dhe u përkrahën nga Blloku Ndërkombëtar Antifashist SHBA – Britani e Madhe – BRSS, ndërsë Balli dhe Legaliteti në Shqipëri dhe grupet nacionaliste në Kosove bashkëpunuan tragjikisht me humbësit. Edhe sot në Kosove si dhe në Shqipëri, ndërsa grupi që bashkëpunoi me humbësit kishte më shumë intelektualë, kurse në l-nac-clir në Shqipëri dhe partizanët kosovarë me gati 20 brigata, nuk kishin shumë intelektualë, por kishin patriotë me shumicë.

Pas ’99, UÇK formoi një Parti me në Krye Thaçin të cilët ishin kontribuesit kryesorë në luftën çlirimtare, dhe LDK pjesë e FARK-ut u drejtua nga intelektualë Kosovarë të njohur por që nuk ishin të orientuar mirë në politikat nacionale dhe ndërkombatare.

Nëse duhet të themi të vërtetën – le ta themi.

Ashtu si në Shqipëri pas 1945 u instalua diktatura dhe u hoqën ambasadat amerikane dhe angleze, të cilat ndihmuan fuqimisht në ndihmat ndaj partizanëve, ashtu dhe në Kosovë pas 75 vitesh pas çlirimit të Jugosllavisë, çlirimi i Kosovës me ndihmën e SHBA dhe NATO-s, filluan kundërshtimet ndaj planeve amerikane, për të bërë një faktor shqiptar të fuqishëm në Ballkan.

Atë që nuk kuptuan dhe nuk po kuptojnë politikanët kosovarë është se, fuqizimi i faktorit shqiptar nuk do të bëhet për të shkatërruar Serbinë dhe sllavët, por është pjesë e Gjeopolitikës amerikane, e cila synon dy aspekte:

  • mbajtjen larg të Ballkanit nga influence ruse
  • mbajtjen larg të Ballkanit nga influence Turke.

Ngjarjet e fundit të takimeve të drejtuesve të Ballkanit Perëndimor, për të krijuar një zonë të lirë ekonomike pa taksa dhe me lëvizje të lirë të njerzve dhe të tregëtisë, u prit keq nga politika dhe politikanët kosovarë. Kjo ndoshta për dy arësye:

nga injoranca, sepse politikanët kosovarë qoftë të PDK, qoftë të LDK tashmë të formatuar në parti të ndryshme, ku kryesore është Partia Nacionaliste e Albin Kurtit, fatkeqësisht dhe ndoshta me të drejtë, dyshojnë në bashkëpunimin me Serbinë, e cila ndër vite u ka shkaktuar shqiptarëve të Kosovës krime e fatkeqësi, por problemi sot qëndron pikërisht në injorancën e këtyre politikanëve kosovarë ndaj strategjisë amerikane për faktorin shqiptar, i cili për herë të parë po sheh një mik të fuqishëm dhe aktiv në përkrahjen ndaj tyre,

nga urrejtja dhe mllefi ndaj serbvve dhe sllavëve në përgjithësi, e cila ka të bëjë me të kaluarën, e cila është e faktuar me dëshmi dhe materiale të kobshme ndaj etnisë shqiptare, duke filluar sidomos, që pas 1878 e deri më 1999, pra 121 vite pushtim serb ndaj trojeve shqiptare të Kosovës,

faktori i jashtëm përçarës religjioz, kryesisht arab e turk

Të dy këto faktorë çuan në një zemëratë Don Kishoteske ndaj Edi Ramës dhe Shqipërisë.

Këtu puna ndryshon pak se këtu shtohet edhe një faktor tjetër, i cili po mbizotëron në politikën e Kosovës: Faktori i shtetit të pavarur Kosovar, i cili duhet të ketë atributet e një shteti të dytë shqiptar në Ballkan. Sidoqoftë Krijimi me pëlqimin e NATO-s dhe SHBA si dhe 113 vendeve të tjera për shtetin e Kosovës, nuk mund të zgjidhë problemin e shqiptarëve në Ballkan, përveçse mund të nxisë ndarjen pikërisht midis vetë shqiptarëve, nëse politikanët shqiptarë të Kosovës kanë harruar se trungu i vendit të tyre është Shqipëria dhe se patja e një Strategjie të përbashkët do të thotë edhe pasja e një të ardhme të përbashkët.

Madje Isa Mustafa ka shkuar edhe më larg, së bashku me disa ish liderë të LDK, bërjen e një gjuhe të veçantë – atë kosovare, bërjen e një kombësie apo etnie të veçantë – atë kosovare njëlloj sikundër po vepron Ukraina ndaj Rusisë, Sllovakia ndaj Çekisë, Kroacia, ndaj Serbisë, Katalonja ndaj Spanjës, Kurdët ndaj Turqisë, të gjithë përkatësisht kanë një gjuhë të përbashkët, sidoqoftë, dëshira për të komandduar pronën dhe territorin po përçan popujt përkatës, tek i ashtuquajturi minishengen ballkanik, i cili në fakt nuk ka asgjë të përbashkët e Jugosllavinë e Titos.

Përse?

Sepse Jugosllavia u krijua bazuar në parimin Bratsvo-Jedinstvo dhe mbi idealet e komunizmit. Kurse Minishengeni mund të krijohet bazuar në lëvizjen e lirë të njerzve dhe të tregëtisë, pa kufij dhe pa kryeqytet dhe pa ndonjë shtet të veçantë, sepse Minishengeniështë një hap më afër BE dhe disa hapa më larg ndaj Turqisë dhe Rusisë.

Po ku qëdrojnë arsyet e fshehura të kësaj indinjate të politikës kosovare ndaj Shqipërisë? Vetëm se Edi Rama u takua me Vuçic dhe Zaev? Apo ka argument tjetër?

Sigurisht argumentet që nuk janë hedhur në tavolinë as nga z. Kurti, janë po ato argumente që ka sjellë LDK dikur për ardhmërinë e Kosovës, të cilat janë katër:

Kosovë si etni e veçantë
Kosovë si gjuhë e veçantë
Kosovë si shtet i veçantë
Kosovë si religjion i veçantë

(kjo e fundit kërkon vëmëndje të veçantë sepse ka një bazë historike dhe nostalgjike me Perandorinë osmane, me fenë e respektuar islame, dhe me popullatën, e cila pjesërisht nuk vjen nga arbërit).

Kjo është e vërteta.

Të gjitha këto do të mund të zeroheshin, nëse arsimimi fillor – i mesëm dhe i lartë në Kosovë do të bëhej ashtu si duhej dhe i njehsuar më arsimin në Shqipëri.

Politikanët kosovarë i pengon urrejtja e ligjshme, por se dëshira për një të ardhme europiane do të mund ta qetësonte këtë urejtje patologjike ndaj Serbisë. Ndoshta kjo mund të arrihet nga brezat e ardhshëm.

Megjithatë, dëshira për të komanduar dhe drejtuar këtë shtet, për të përfituar nga ky shtet, për të dalë si udhëheqësa të njohur nga ky shtet, për t’u pasuruar nga ky shtet, për të lënë nam në këtë shtet, i cili në fakt është pjesë e territorit të Shqipërisë, po pengon politikën e Kosovës për të parë realitetin kombëtar dhe ndërkombëtar ashtu si duhet, dhe ashtu si e do SHBA dhe BE.

SHBA e di se çfarë politikanësh ka Kosova dhe indirekt i ka dhënë mundësi Edi Ramës të negociojë me serbët, duke parë refraktaritetin e politikës miope kosovare, e cila pasqyrohet edhe në mediat e tyre dhe ne debate me disa kosovarë të cilët kërkojnë luftë me Serbinë, në një kohë që duhet kërkuar bashkëpunim, kërkohet nxitje e urrejtjes në një kohë që kërkohet tolerancë, kërkohet distancim dhe ngritje muresh, në një kohë që kërkohet bashkëjetesë.

Shpresojmë që do të vijë shpejt koha që shqiptarët e Kosovës dhe politikanët e Kosovës, të kuptojnë se çfarë janë dhe se çfarë u duhet.

[email protected]