Individualizmi dhe proçesi i socializimit – Etika Shoqërore (komunitare)

0
1245

Shkruan: Marjan Sebaj SOPI

Jeta e njeriut, zhvillohet në solidaritet të ndërsjellët – reciprok

Tanimë, besoj se shumica nga ne (apo të gjithë), jemi të vetdijshëm se njeriu është qënie shoqërore dhe gjithnjë në marrëdhënie me njëri – tjetrin dhe botën që e rrethon. Vet fjala shqipe ndoshta edhe ka kuptimin më të mirë kundrejt gjuhëve tjera për të treguar vet natyrën e njeriut, pra njeriu është gjithnjë apo së paku do duhej të ishte doemos në marrë + dhënie, që do të thot; jam qenie që MARRË dhe JAP, dmth qënie që përplotëson njeri tjetrin me njohuri, vlerësime etj, pra qënie shoqërore. Ajo që më mungon mua e marrë nga Ti, nga tjerët kush, kurse atij që i mungon diç (që gjithësesi kjo egziston meqë njeriu si qenie nuk është e përsosur apo apsolute) merrë nga unë, nga të tjerët, vërtetë jap unë e ai ka në disponim. Individualizmi i personit qon edhe në vetjaki apo egoizëm, nga rrjedhin pastaj shumë të liga apo dobësi tjera, me pasoja, meqë njeriu asesi nuk është i krijuar që të jetoj e veproj i izoluar e vet.

Në në këtë shkrim timin modest do të mundohemi të shpjegojmë gjendjen rreth botëkuptimit të të jetuarit e vepruarit po edhe të kuptuarit e veprimit të mënyrës individuale dhe dimensionit social që është gjithë e më prezent në jetën tonë dhe të shoqërisë njerëzore si një domësdoshmëri për arritjen e të mirës së përbashkët.

Historia e jonë ka lënë të kuptohet se e gjithë jeta dhe veprimtaria jonë udhëhiqët, rrjedhë e bëhet në mënyrë individuale si në të menduarit, botëkuptimeve dhe vlerësimeve. Kështuqë, atëherë vetvetiu është e kuptueshme se në qendër të çdo gjëje është vetëm individi; ku gjitha dëtyrat dhe detyrimet vlerësoheshin e vlerësohen individualisht apo në mënyrë individuale. Dhe, ky individualizëm gjithsesi se ishte shpesh i pranishëm edhe në mendimin teologjik. Kështu atëherë edhe shpëtimi kuptohej si një çështje individuale (shembull, thuhej: “shpëto shpirtin tënd”), kurse Kisha shiqohej si grup apo bashkësi e individëve të shpëtuar. Po e njëjta gjë qëndronte apo ishte (është) edhe në fushën morale. Formohet etika individuale e cila ka para vetës vetëm individin e në të cilën ndoshta pak është prezente edhe bashkësia në të cilën jeton e vepron individi. Dimensioni i etikës së tillë reduktohej vetëm në lidhje me vetën, mjedisin e ngushtë, dhe më të afërt të personit – individit por me një marrëdhënie shumë të dobët apo aspak prezente me (në) dimensionin social.

Me procesin gjithë e më të fortë të socializimit, paraqitët nevoja e tejkalimit të etikës së tillë individuale, ku njeriu gjithnjë e më shumë e sheh se si sjelljet, e veprimet e tij të caktuara, gjithë e më shumë shprehen në planin e gjerë të bashkësisë. Për këtë edhe Konçili i Dytë Vatikanas në dokumentin e saj mbi ‘Kishën në botën bashkohore’ krejt qartë cekë nevojën e ngritjës mbi etikën individuale:

“Transformimi apo kthesa e thellë dhe e shpejtë gjithsesi se kërkon urgjentisht që askush mos të jetë ai, i cili nuk shiqon në rrjedhën e gjërave dhe shkaku i inertitetit të jetë i kënaqur me etikën e pastër individualiste. Detyrimeve ndaj drejtësisë dhe dashurisë gjithnjë e më shumë janë në pajtim që në atë mënyrë secili (njeri) sipas mundësive të tija personale dhe duke u bazuar në nevojën e të tjetrit i kontribuon me këtë, të mirës së përbashkët, kështu që me këtë qon apo shpie përpara, avancon dhe ndihmon institucionet private dhe ato publike të cilat shërbejnë në përmirësimin e kushteve më të mira jetësore të njeriut. Mirëpo, ka edhe njerëz të tillë, thënë të vërtetën, që përfaqësojnë gjokës hapur dhe bujarisht idetë, por që në të vërtetë jetojnë ashtu sikur që absolutisht nuk iu intereson për nevojat shoqërore. Në të vërtetë, të shumtë janë ata në disa vende, të themi ashtu sikur asgjëje nuk i përmbahen çka i përket ligjeve dhe rendit, rregullave sociale. Poashtu, nuk është numër i vogël i atyre cilët ngushtohen apo shqetësohen për atë se i shmangën tatimeve të justifikuara apo detyrimeve, obligimeve, tjera ndaj shoqërisë duke u shërbyer para së gjithave me mashtrime e dredhi të ndryshme. Kurse ka të tjerë cilët nënçmojnë disa rregulla të jetës shoqërore, si për shembull asaj që ka të bëjë me mbrojtjen shëndetësore apo rregullim të komunikacionit, duke mos menduar fare se me mos interesimin e këtillë ai sjellë në rrezik vet jetën e vet, dhe jetën e të tjerëve.

Të gjithë le ta marrin me zemër se një ndër detyrimet-obligimet kryesore (primare apo parimore) të botës bashkohore duhet numëruar detyrimet dhe obligimet shoqërore dhe atyre t’iu përmbahen. Sa më shumë që po bashkohet bota, po ashtu edhe detyrimet dhe obligimet e grupimeve të ndryshme dukshëm po rritën, kështuqë dalngadal edhe përhapën nëpër gjithë botën. Por, kjo nuk mund të arrihet, të realizohet, nëse edhe individi edhe grupet nuk kultivojnë e nuk zgjerojnë në shoqëri virtytet morale dhe ato sociale. Kështu, me ndihmën e Zotit dhe hirin e tij, do të bëhemi vërtetë njerëz të ri dhe ndërtues të njerëzimit të ri (vr.ime botës së re)” (GS 30).

Pra, këto ishin fjalët e koncili, mirëpo t’i analizojmë pak dhe të shiqojmë se në çka themelon Konçili këtë deklaratë të vet. Në rend të parë këtu bëhet fjalë për natyrën sociale të njeriut, në të cilën nuk ekziston vetëm ligjshmëria por mbi të gjitha edhe thirrja dhe dëtyra jetësore për të ndërtuar bashkësinë (shoqërinë). Kurse që kjo të mund arrihet atëherë njeriu duhet të tejkaloj dhe të ngritët mbi etikën e individualizmit, dmth mbi gjërat individuale. Pra, siç kemi cekur, etika e jonë është e konceptuar si normë individuale: ajo drejton në shpëtimin personal pa solidaritet komunitar (shoqërorë). Kurse duhet të dimë se pikërisht shpëtimi-shëlbimi apo shpengimi i njeriut është në solidaritet. Njeriu shpëton, apo shëlbohet, pikërisht për atë se ekziston, jeton me të tjerët, sepse i takon bashkësisë (shoqërisë) shpëtuese shpenguese, kështuqë askush nuk mund të gjejë apo arrijë shpëtimin i vetmuar. Këtu pra, gjithmonë vlenë ligji i heteroshpengimit – heteroredemcionit (në të kundërtën e autoshpengimit, autoredempcionit), kjo që i bie apo që do të thot se njeriu gjithmonë shpëton, shëlbohet, përmes tjetrit dhe me të tjerët. Dhe së fundi, përcaktimi i njeriut është thelëbësisht i natyrës shoqërore (komunitare), dhe pikërisht për këtë edhe vet shpagimi apo shpëtimi (shëlbimi) i njeriut nuk mund të vështrohet ndaras dhe i izoluar nga bashkësia (shoqëria) e cila shëlbohet.

Jeta e njeriut zhvillohet në solidaritet të ndërsjellët – reciprok

Pra, edhe në planin e thjesht tokësorë, jeta e njeriut zhvillohet në solidaritet të ndërsjellët – reciprok. Qysh Aristoteli filozof, ka hetuar, ka parë se çdo vepër apo akt i njeriut duhet të jetë i drejtuar kah e mira e përgjithëshme shoqërore, po edhe vet filozofi Kant mbi këtë bazë, themeloi etikën e tij. Në shumë vende në këtë temë folëm për interaksionin (bashkëveprimin) e aktit apo aktivitetit njerëzorë. Sepse, asnjë akt, pra asnjë vepër njerëzore nuk mund të izolohet, të mbyllët në katër muret siç thuhet. Çdo akt i njeriut gjithmonë është i hapur edhe ndaj të tjerëve, pavarësisht a është ai akt i mirë apo i keq. Si pasojë, çdo veprim i njeriut apo çdo akt i tij, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikon te të tjerët, sepse ai ka karakterin e komunitetit, pra karakterin shoqërorë. Etika e cila nuk do të kishte këtë në konsideratë, apo nuk do llogaritëte në këtë, nuk do ishte e plotë tërësisht. Gjithësesi se këtu duhet folur, ta kemi parasysh pra edhe edukimin e ndërgjegjes, përmes cilës atëherë njeriu gjitha veprat apo aktet e tij do i vlerëson dhe krahason në marrëdhënie me të tjerët, me bashkësinë e gjerë.

Dhe pikërisht për këtë njeriu është i ftuar që intereset dhe veprimtaritë e tij personale t’i shqyrtojë lidhje me marrëdhëniet ndaj të tjerëve, të shiqoj lidhje me intereset dhe perspektivën si dhe dobinë e bashkësisë, dmth shoqërisë, në të cilën jeton. Shembull tipik kemi këtu kur bashkësia thrret antarët e saj për të shpenzuar. Për shembull neve shqiptarët e veçmas ne nga Kosova e dimë se kjo ka ngjarë shpeshherë tek ne shembull kur na është bërë e na bëhet thirrje lidhje me shpenzimet e rrymës elektrike! Ata që për këtë punë kujdesën për shembull na kanë ftuar të gjithëve në kursim të rrymës elektrike kur si shembull janë shterrur burimet e rrymës si qymyri dhe nafta, ku nuk ka patur mjaftueshëm. Këtu në rast nëse ka “funksionuar” mirë etika komunitare atëherë instrumentet tek dispeçeri elektrik menjëherë në gati të njëjtën kohë do duhej të tregonin shpenzim apo zvogëlim të harxhimit të rrymës. Mirëpo, fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhë. Pasi që mesiguri se secili me këtë rast ka menduar se kjo nuk i takon atij.

Kështuqë atëherë është dashur të mirren masa drastike, pra të ndërpritet furnizimi me rrymë elektrike, pasi që tjetër mundësi nuk ka patur. Mirëpo, kuptohet se ndërprerja e energjisë elektrike pas vete ka lënë apo ka bartë pasoja, pra ka bërë dëme të mëdha, e mos të harrojmë se këtu kanë pësuar të gjithë, pra pikërisht edhe ata që energjinë elektrike e kanë patur të domosdoshme dhe që kanë qenë paguesë të rregulltë. Pra, tani pyetemi: Kë e ka bre ndërgjegjja që nuk iu ka përgjigjë ftesës dhe apelit për kursim e me këtë iu ka marrë rryma edhe atyre të cilëve ajo iu është e domosdoshme?! Neve si besimtarë pavarësisht përkatësisë fetare të krishterë apo mysliman, a na ka bre ndërgjegjja?! Fatkeqësisht, të gjithë jemi ende larg lidhje me ndërgjegjësimin e etikës komunitare, kështuqë as të krishterët dhe as myslimanët si besimtarë këtë nuk e vëmë në shqyrtim të ndërgjegjes sonë dhe as që i rrëfejmë këso llojë lëndimesh bërë etikës komunitare. Por, fatmirësisht në ndërkohë kemi edhe popuj që kanë të ndërtuar kuptimin e etikës komunitare, kështu shembull mjafton që përmes ndonjë mas mediumi t’iu bëjë qytetarëve të vet ftesë për kursime të rrymës (apo fardo kursimi tjetër) ku rezultatet shihen menjëherë në disqet (tabelën) apo në panelet kontrolluese.

Ku qëndron problemi?!

Ajo që në mendimin tonë të krishterë konsiderohet apo është problem, është pikërisht ajo lidhja “komplekse” mes fesë dhe jetës konkrete. Pra, duket që sikur jeta fetare të jetë një, kurse përditshmëria (jeta e përditëshme) diç tjetër. Nuk shohim, pra, se pikërisht ai shembulli i kursimit të energjisë elektrike ka lidhje me atë që besojmë. Ajo nuk është e “lidhur” me përditshmërinë tonë, por se është “gjë perivate” aq e madhe e çdo individi saqë ajo përbëhet vetëm në ndonjë lutje, vizitë kishës (pikërisht edhe këtu na mungon dimensioni komunitar (shoqërorë) që kjo të jetë vetëm si një “vizitë Kishës”!), kurse në jetë private (në praktikë) i jemi lënë apo lëshuar valëve ose erërave dhe sjelljeve të masës. Poashtu, neve shpeshherë mbështetemi në atë se të tjerët do i kryejnë obligimet tona, kështuqë mosrealizimi im as që do të hetohej. Ose, themi; pse pikërisht unë duhet të kursej? Apo; çka do të thonjë ose far rëndësie kanë pikërisht kilovatët e mi? Dhe kështu pastaj ndodhë që shumica të mendojnë e thojnë njësoj duke hudhë zbatimin apo realizimin tek tjetri, kurse pasojat pastaj i dimë të gjithë!

Mëkati i individualizmit

Pikërisht Konçili i Dytë Vatikanas flet për nevojën urgjente të pranimit të etikës komunitare (shoqërore), sepse individualizmi në këtë rrafsh (fushë) është një e keqe sociale. Në këtë reflektim asesi nuk duhet të harrohet një rrethanë shumë e rëndësishme, këto janë ato situata kur realizimi i së mirës së përbashkët i lihet ndërgjegjes ose vetdijës së individëve, dhe apelit të atyre që kujdesen për të mirën e përbashkët, shkaku se nuk mund të sigurohet nga normat ligjore. Vërtet, të gjitha gjërat edhe nuk ka mundësi të ligjësohen (të bëhen ligje) për atë janë të lëna në disponim ndërgjegjes së qytetarëve.

Individualizmi është i drejtuar ndaj të mirave të vetvetëm ndaj vetvetes, dhe ndaj të mirave personale, individuale; ajo nuk shiqon më gjerë, të tjerët, ardhmërinë. Këtu e rëndësishme është vetëm nevoja ime, përfitimi im, komoditeti im, planet e mia! Shpeshherë mirremi edhe me të tjerët por vetëm nëse është në pyetje përfitimi im, dhe nëse ai tjetri prezenton për mua ndonjë të mirë të caktuar përfitimi.Kjo gjendje në të vërtetë edhe është njëkohësisht reflektim apo shprehje e mentalitetit konsumues i cili gjithë e më shumë dhe më thellë po depërton në njerëz, i bënë ata thjeshtë mallra të së mirave cilat i ofron qytetërimi – civilizimi.

Edhepse, ndoshta në shiqim të parë kjo duket kontradiktore, dhe këtu mund të themi disa fjalë edhe mbi mentalitetin individual të grupeve të veçanta, si mbi mentalitetin familjar, mentalitetin e grupeve si ato partiake, nacionale etj…Ky individualizëm vërtetë është edhe më i rrezikshëm, meqë bashkësisë apo shoqërisë i sjellë dëme edhe më të mëdha. Sepse, ky mentalitet shkon apo shiqon vetëm interesin e grupit të caktuar (cilit i përket), shiqon atë çka i nevojitët, çka i është në dobi dhe i shërben atij grupi. Meqë këtu e kemi fjalën për etikën, atëherë patjetër se flasim edhe për vetdijën dhe mbi ndërgjegjen apo ndërgjegjen morale. Pyetja themelore e ndërgjegjes është pyetja e pjesëmarrjes në forma të ndryshme në individualizmin gruporë. Dhe këtu shpeshherë etika e individualizmit është në vepër përmes së cilës mendoj; nëse unë nuk bëjë asgjë të keqe drejtpërdrejtë, kështuqë atëherë pra, për të tjerët as që më intereson fare!

Etika komunitare (shoqërore)

Për të qenë kjo temë sa më e kartë dëshirojmë t’i sjellim këtu edhe disa forma të etikës komunitare (shoqërore). Në rend të parë këtu vie në shprehje vetndërgjegjësimi apo vetëdija e pagesës bashkësisë në formë të taksave, taksave duganore, tarifet e ndryshme…pastaj shembull pjesëmarrja publike në ndërtime spitaleve, shkollave, çerdheve, kopshteve të ndryshme, rregullimet e parqeve…etj. Forma tjetër e etikës komunitare është higjiena publike, përmbajtja e ligjeve lidhje me atë, mbajtja e pastërtisë publike, nderimi dhe respektimin ndaj kërkesave ekologjike, respektimi i disiplinës me rastin e ndonjë epidemia, shërimi përsonal i sëmundjeve infektive, vaksinimi i patjetër, bashkëpunimi me institucionet cilat ndihmojnë dhe promovojnë shëndetin publik, dhënja vullnetare e gjakut etj. Është interesant se Konçili i Dytë Vatikanas cekë edhe një si ndër format e veçanta të etikës komunitare e kjo pra është respektimi i rregullave të trafikut të komunikacionit. Dhe ky fakt bëhet shumë më i rëndësishëm pikërisht nëse shiqojmë sot qarkullimin gjithë e më të madh ku gjendja bëhet për ditë e më shumë gjithë e më komplekse dhe ngulëfatëse. Këtu gjithsesi vlenë të cekët edhe respektimi i rendit publik, pastaj rendit shtëpiak veçmas në ndërtesa ku ka banues të shumtë tjerë.

Mes obligimeve të etikës komunitare gjithsesi se bënë të cekët edhe gjithë ato gjëra të cilat në planin social shkaktojnë pasja të mëdha, e për këtë pikërisht edhe janë të këqia sociale, siç janë alkoolizmi, abuzimet me droga të ndryshme, prostitucioni etj.
Gjitha këto na flasin se na është më se e nevojshme të ngritemi mbi etikën tonë individuale, dhe se etika e tillë nuk mjafton për përkatësinë tonë të vërtet Hyjit dhe njerëzve. Pra, që të jemi me ndërgjegje të qetë, të pastër, dhe të pajtuar me Hyjin e njeriun, atëherë mos të shiqojmë vetëm interesin tonë personal, por më tepër të mirën e përbashkët ku bëjë pjesë unë, ti…ne!

21 dhjetor 2017
Rostock