INDEKSONLINE NJOFTON NGA KOSOVA SE DIKUSH PO E VRET PËR TË DYTËN HERË AT SHTJFEN GJEÇOVIN DHE GJERGJ KASTRIOTIN SKENDERBEUN

1
715
Busti i vjedhur i At Shtjefën Gjeçovit

MBETET PËR T’U PARË, NËSE PËR KËTO AKTE ANTI-KOMBËTARE, FAJTORË JANË “HADUTËT” E RENDOMTË, A PO DIKUSH TJETËR?!

Nga INDEKSONLINE

Bustet para shkollave në Kosovë po mbesin pa koka, hajdutët po i vjedhin ato!

Busti i At Shtjefën Gjeçovit që ishtë i vendosur në shkollën fillore në Zllakuqan të Klinës është lënë pa kokë.

Persona të panjohur e kanë vjedhur atë, teksa dyshohet se ky akt ka ndodhur gjatë vikendit, pasi që në shkollë nuk ka pasur personel e as roje, përcjellë Indeksonline.

Derisa policia është duke hetuar rastin, ky veprim po konsiderohet si i shëmtuar dhe i ulët.

Këto janë disa nga komentet e mësimdhënësve të Komunës së Klinës:
Cenimi i bustit te A’t Shtjefen Gjeçovit në oborrin e shkollës së Zllakuqanit, është një akt vandal, I trishtueshëm dhe ogurzi. Prandaj institucionet komunale dhe ato shtetërore duhet të vihen në veprim menjëhere në zbulimin e rastit, që busti të kthehet në vendin e vet dhe aktoret e këtij veprimi të paligjshëm dhe të shëmtuar të marrin dënimin e merituar”.

Edhe këtë veprim është në gjendje t’a bëjë dora dhe mendja e shëmtuar e ndonjë injoranti të krisur mendërisht, dhe skajshmërisht e dënueshme, kushdo qoftë ai apo ata.

Nuk është hera e parë që koka e një busti në një instistucion shkollor është vjedhur. Ditë më parë, edhe në fshatin Treboviq, dikush mori kokën e bustit të Gjergj Kastriotit Skenderbeut. /Indeksonline/

Dërgoi për publikim, Frank Shkreli, gazetar

1 KOMENT

  1. Kete veper antishqiptare vandaliste kurrrrrë nuk e ka bere nje SHQIPTAR, por kjo eshte veper e ndonjë Muslimani.
    Kjo eshte e sigurt sepse asnje SHQIPTAR nuk eshte Musliman dhe asnje musliman nuk eshte SHQIPTAR, …sepse sipas Islamit nuk ka kombe te gjithe jane muslimanë.

    Ose je SHQIPTAR ose musliman…

Komentet janë mbyllur.