Në foto: Seladin Mustafa Bogdani
Lamtumirë Seladin Mustafa Bogdani
Nga Gëzim LOKA
Ndodh që nuk ma nxë goja e as pena fjalën “Lamtumirë”, por ja që ndodhemi para të ndodhurës dhe nuk na mbetet tjetër veçse të përcjellim ndjesitë e shpirtit për humbjet e të njohurve, bashkërrugëtarëve dhe miqve tanë. Më dhemb zemra e më pikon në shpirt kur mësoj ikjen nga kjo jetë të miqve e shokëve, të atyre me të cilët kemi ndarë së bashku kohën dhe përgjegjësitë, kauzat dhe ëndrrat. Jetojmë në një stinë të trishtë pandemie, i trembemi çdo lajmi që na vjen nga larg dhe kur mësojmë se na kanë ikur miqtë dhe shokët e mirë, na duket sikur bashkë me ta ikën dhe një pjesë e jona. Këto përjetime pata kur mësova ndarjen nga jeta të Seladin Mustafa Bogdanit.
Para dy vitesh më priti në Pogradec me dashurinë dhe respektin e një miku të mirë e fisnik, nga ata që dinë të ta japin zemrën në dorë dhe tani mësova se nuk është më. Kjo vit i trishtë ikjesh të miqve e shokëve të afërt, e mori nga krahët e jetës dhe tani endet në amëshim.
Miku im i mirë Seladin Mustafa Bogdani tani nuk është më dhe kujtesa e malli vërtiten rreth tij, në gjurmët që ka lënë në jetë dhe që përbëjnë një faqe dinjitoze të një jete të jetuar me dashuri e përkushtim për të tjerët. Lindi më 13 dhjetor 1949 në Bardha Rajcë Skënderbej dhe mbylli sytë më 16 dhjetor 2020, duke lënë pas kujtime të mira, miq e dashamirë që e kujtojnë në të katër anët e Shqipërisë. Fisi Bogdani dhe dera e tij kanë qenë dhe mbetën vatra të prushit të ndezur të atdhedashurisë dhe Seladini eci në gjurmët e të parëve tij, qëndrestar dhe i patundur gjer në frymën e fundit.
Si kryetar komune në Rajcë u dallua për përkushtim e devocion në kryerjen e detyrës, solli shumë ndryshime në vendlindje dhe veçmas do të kujtohet për ujin e gurrave të zeza që iu solli rajcianëve e për të cilin ata do ti jenë mirënjohës brez pas brezi. Në vitet 1956-1960 do të kryejë mësimet e para në vendlindje të shkollës fillore Bradhaj, ”25 Prilli”, tani “Beqir Halili”. Në vijim me dëshirën për arsimim në vitet 1960-1964 vazhdon studimet në shkollën shtatëvjeçare “Sali Halili” në Rrajcë-Fushë në largësi 2-3 orë larg në këmbë, me terren të thyer e malor, ku falë zgjarsisë dhe talnetit natyrale për të nxënë dije, arriti rezultate shumë të mira. Në vitet 1964-1968 vazhdon shkollën e mesme Pedagogjike “Petro Nini Luarasi” Korçë, dhe diplomhet mesues i shkollës fillore.
Në punën si mësues shkëlqeu në dëshirën e tij për të mësuar dhe edukuar fëmijët rajcianë, duke punuar me përkushtimin e një të riu pasionant, duke arritur rezultate në edukimin e një brezi që kishte shumë nevojë për arsimin dhe zhvillim total në përgjithësi. Në vitet 1969 emërohet mësues në shkollën “Ali Hana” Skëndërbej-1, pasi këtu u aplikua sistemi 8-vjeçar, dhe nxënësit e lagjes Bardhaj do të bënin deri 2 orë rrugë, bashkë mësuesin e tyre Seladinin për të ardhur në shkollë. Më tej do të ushtroij detyrën e drejtroit të shkollës 8-vjeçarë në Sopot, ku megjithë pengesat dhe vështirësitë për shkak se largesai ishte e madhe, e kreu këtë detyrë me shumë përgjegjësi dhe sipas kërkesavë të kohës.
Vitet 1973-1975 e gjejnë në ushtri, duke kryer sherbimin ushtarak në Brigadën e Artilerisë Nr. 9333, Yzberisht Mëzez, një njësi e rëndësishme e Artilerisë për sigurimin e mbrojtjes së qytetit të Tiranës, ku do të shkëlqejë për vullnetin dhe këmbënguljen e tij, për nivelin arsimor dhe zotërimin e njohurive ushtarake e zbatimin e tyre në praktikë.
Në mars 1976 rifillon punën e mësuesit në shkollën e Bardhajt, ku pas dy viteve kalon në detyrën e drejtorit të shkollës 8-vjeçare në Bardhaj, ku do të qëndrojë deri në vitin 1993, me rezistencë e përkushim për edukimin e brezave në vjimsi.
Në vitin 1993, pas nisjes së kursit të ri të drejtimit të shtetit dhe shoqërisë shqiptare, largohet nga arsimi, ku la gjurmë të dukshme në mësimdhënie e drejtim, si një mësues dhe drejtues I përkushtuar dhe në fillim punoi në detyrën e përgjegjësit të arsimit dhe shëndetësisë në komunën e Prrenjasit, ku qëndroi dy vjet, deri në vitin 1995. Nga viti 1996-2006, për dhjetë vjet u kthye përsëri në profesionin e mësuesit, punoi si mësues dhe drejtor shkolle atje ku e nisi në krye të herës, përsëri në Bardhaj, ku u përball me problemet në rritje të arsimit, të cilat falë qëndresës dhe këmbënguljes i kapërceu me sukses dhe ndikoi dukshëm në marrjen e një shërbimi cilësor të mësimdhënies në këtë zonë arsimdashëse.
Në vitin 2007, me vota gati plebishitare fiton dhe ulet në karrigen e kryetarit të komunës së Rajcës, nj komunë me shtrirje të gjërë dhe një numër të madh banorësh, ku shkëlqeu për aftësi organizuese e menaxhuese, për korretesë e ndershmëri, për çuarjen e shërbimeve sa më cilësore pranë qytetarit e në dobi të komunitetit. Falë këmbënguljes dhe lidhjeve të tij me qendrën, u riparuan dhe asfaltuan 14 km rugë Urakë- Katjel me parametra të plotë rrugorë, unaza e rrugës 5.5 km Rrajcë-Shkolla e Mesme, u kryen një sasi e madhe punimesh për sisteminim dhe kullimin e fushës Rrajcës, Urakë dhe pjesërisht e Kotodeshit.
Duhet nxjerrë në pah sistemi dhe administrimi ujsjellsit të Qafë-Thanës për furnizim më ujë të pijshëm dhe për vaditjen e fushës Rrajcës. Një arritje ka qenë dhe mbetet ndërtimi i plotë i rrugës automobilistike Rrajcë-Bardhaj e Skëndërbej-1, në një terren shume të vështirë duke siguruar kalimin për herë të dytë pas betejës Skëndërbeut, e cila kërkon më shumë, investime dhe mirëmbajte të vazhdueshme. Me shumë vështërsi u kryen riparimi i mureve në digat e Liqenve të Rrajcës, ku pjesa më e madhe e matreialeve u transportua me kafshë.
Këto shenja të dallueshme në rrugëtimin e tij janë vlerësuar nga instancat, ku për punën, arritjet në reazimin e detyrave gjatë karierës së tij është dekuarar disa hërë nga instancat përkatëse, midis të tjerave dhe me urdhrin e mësuesit ”Naim Frashëri”.
Sa ishte gjallë, kishte shumë ide e projekte, midis të cilave dhe një libër monografi për jetën e tij, projekt që na mbeti në mes, por unë do ta vazhdoj. Tani shoku, miku, mësuesi, drejtuesi, administrator i talentuar, njeri I fjalës dhe i punës, që bëri aq shumë për Rajcën dhe për çdo komunitet ku punoi, nuk është më. Me të na lidhin vetëm kujtimet, punët e mira që bëri, fjalët e mira që la pas, rruga e tij përkushtuese e qëndrestare që na e bën të pranishëm, si të ishte gjallë, duke lënë pas mesazhe të bukura për jetën, për sot e për nesër, në të gjitha kohët.