Imz. Nikollë Kaçorri ka hyrë në historinë e shqiptarizmit si një nga figurat më permanente të lëvizjes sonë kombëtare

0
1919
Dom Nikollë Kaçorri

Shkruan: Lekë MRIJAJ

( Si çdo ngjarje tjetër edhe kjo ngjarje historike ka protagonistët e saj të cilët me plotë idealizëm, mund e sakrificë të panumërt shpallën verdiktin fundamental të pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, aktin më sublim dhe të lavdishëm historik të shtetit tonë. Andaj sotpersonalishtedhe unë në rrafshin e gazetarit të pavarur te opinionistit kam nderin që përmes këtij shkrimi e pjesmarrjes sime në sesionin shkencor të i prezentoj-paraqes disa segmente faktike për librin “E DJATHTA SHQIPTARE NË MBROJTJE TË SHQIPËRISË ETNIKE”, dedikuar imz. Nikollë Kaçorrit, prelat e atdhetar që kishte në themel të personalitetit të tij, intelektin për truallin, besimin dhe kombin e tij, për të cilat luftoi deri në çastet e fundit të jetës, ai është një figurë madhore të cilit nuk i është dhënë fare merita e duhur apo është anashkaluar në histori.

Sesioni Jubilar Shkencor është mbajtur në kuadër të e 155 vjetorit të lindjes dhe 100 vjetorit te vdekjes së imz. Nikollë Kaçorrit, e që ështëanashkaluar për50 vite të komunizmit e tutje, njëkohësishtedhe me rastin e riatdhesimit të eshtrave të këtij atdhetari, pas 94 viteve me radhë si edhe nga qeverija shqiptare pluraliste ashtu edhe dioçezat katolike shqiptare, nuk i bënë pritjen e merituar riatdhesimit të eshtrave të n/kryetarit të qeverisë se parëtë Shqipërisë e prelatit Imz. Nikollë Kacorrit.

Natyrisht se ky sesion shkencor ishte i sojit të akademikëve mbajtur me 3 Qershot 2017, në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, në odeonin “Nikolin Xhoja” në Durrës, nuk do ishte e mundur të mbahej pa vullnetin, mundin e sakrificën e Intelektualevetë Shoqatës “Trojet e Arbrit”, shoqatë e cila udhëhiqet nga të tre themeluesit e saj: ish-kryetari shumë vjeçar i shoqatës tashmë, kryetar nderi prof. dr. Muhamet Shatri, mr.sc. Nue Oroshi, kryetar i tanishëm, anëtari i kryesisë Tomë Mrijaj, e studjuesit të kësaj akademie, të cilët me paraqitjet e tyretrajtuan figurën e imz. Nikollë Kaçorrit si njëprelat të devotshem, personalitet e n/prijës të shtetit të parë shqiptar njiherit veprimtar i kryengritjeve të armatosura deri në momentet e fundit të jetës së tij, e personalitet emblematiki cili ka hyrë në historinë e lavdishme të Shqipërisë Etnike si një nga figurat më permanente e fundamentale të lëvizjes sonë kombëtare të pavarësisë së Shqipërisë ).

Imz. Nikollë Kaçorrinë fakt, e priti edhe Plakun e Vlorës në Durrës, ai u prit me nderime dhe i siguruar nga imz. Nikollë Kaçorri, gjë që tregon se këta kishin bashkëpunuar për këtë qëllim, dhe ky ishte dhe njeriu më i besuar. Për kurorëzimin e kësaj ngjarje me përmasa historike dhe të shumëpritura për popullin shqiptar duheshin marrë masa të gjithanshme, në kushtet e një vendi të pushtuar prej përmbi 5 shekujsh. Imz. Nikollë Kaçorri në shumë raste e për shumë kohë ushtroi detyrën e kryeministrit kur Ismail Qemali mungonte, kur ndodhej jashtë shtetit.Me që Ismail Qemali, u zgjodh edhe si Ministër i Punëve të Jashtme, pjesën më të madhe të kohës e kalonte jashtë Shqipërisë, (ai në Shqipëri ka vepruar veç 42 ditë), lirisht mund të thuhet se Imzot Nikollë Kacorri, veqse tërë kohën e luante rolin e kryeministrit në Shqipëri.

Andaj ishte një ndër 41 patriotët kryesor pas Ismail Qemalit, përcjellë nga patriotët të tjerë të cilët e jetësuan pavarsinë e Shqipërisë, siç vijojnë në radhë deputetet, atdhetar e patriot të tjerë si: Luigj Gurakuqi, Mithat Frasheri, Mustafa Kruja, Dhimiter Berati, Lef Nosi, Rexhep Mitrovica, Abdul Aziz Vehbi Dibra, Dudë Karbunara, Elmas Boco, Vehbi Harxhi, Qazim Kokoshi, Jani Minga, A. Rruçi, Abdi Toptani, Abas Dilaver Çelkupa, Shefqet Daiu, Zihni Abas Kanina, Xhelal Koprencka, Hajredin Cakrani, Qemal Elbasani (Karaosmani), Iljas Vrioni, Salih Gjuka,Dhimitër Emanuel Mborja, Dimitri Zografi, Murat Toptani, Pandeli Cale, Bedri Pejani, Spiro Ilo, Thanas Floqi, Dr. H. Myrteza, Nuri Sojliu, M. Ferid Voskopola, Ymer Deliallisi, Xhemal Deliallisi, Nebi Sefa Lushnja, Zuhdi Ohri, Sulejman Delvina, Ekrem Beu (Vlora). Këto personalitete më28 nëntor të vitit 1912, të bashkuar unanimisht firmosën verdiktin final e historik të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë që do të thotë se të gjitha këto figura ishin ideatortë themelimit të shtetit dhe “ambasadorët” e parë të Shqipërisë pranë vendeve europiane e më gjerë.

Pikërisht pas nënshkrimit apo firmosjes së këtij akti madhor historik imzot Nikollë Kaçorri, ai menjëherë emërohet zëvendës kryesor apo nënkryetari i parë i qeverisë së Ismail Qemalit e ministër i jashtëm që në atë kohë nuk ndalej pikërishtishte vazhdimisht në “udhëtim” nëpër kancelaritë fuqiplote europiane për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Vlen të theksohet dhe të dihet për hulumtuesit dhe brezat e rise imz. Nikollë Kaçorri para shpalljes dhe nënshkrimit të aktit final të pavarësisë është ngritur në këmbë me veladonin e prelatit, si pasardhës i etërve të Kishës katolike Shqiptare i cili përpara të gjithëve dhe nga brenda veshjes kishtare ka nxjerrë armën që mbante me vete, “O ngrihet flamuri kombëtar, o gjaku deri në gjuj…!” ( argumentohet dhe është thënë si gojëdhënë që është percjellë e thënë brez pas brezi…: ).

Imzot Nikolla, mori pjesë në lëvizjen politike-kulturore-kombëtare gjatë kryengritjes së Kurbinit 1905-1907, dhe hyri si ndërmjetës midis popullsisë dhe administratës otomane, që diti të monitoroj mrekullisht dhe të i evitoj mosmarrveshjet e gjakderdhjet ndërmjet veti, njëkohësisht prelati ynë “Fetar dhe Kombëtar”, ishte edhe pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit (1908) e të Elbasanit (1909), që do të thotë se ishte i pari apo primat eminent i krahinës së Durrësit në Kuvendin Kombëtar të Vlorës. Aktivitetin e tij imzot Nikolla, perveq rrafshit kombëtar e fetar e përfshiu edhe në rrafshin kuluturor që do të thotë se ishte primati kryesor i cili bëri organizimin e shoqërive patriotike “Vllaznia”, “Bashkimi” Durrës (1907 -1909) dhe takoj shumë intelektual të spikatur shqiptar ma më zë, veçojmë bashkëpunimin e tij të ngushtë me Abdi Toptanin dhe Mustafa Merlikën duke pasur si problem besimin fetar dhe rilindjen e Shqipërisë.

Për imz. Nikollë Kaçorrin folën shumë gazeta të ndryshme,
studiues në sesione shkencore e personalitete të tjera të botës shqiptare

Punët, fjalët e hulumtimet për jetën dhe veprën e imzot Nikollë Kaçorrit siç vërehet nga vetë fjalët dhe studimi i këtyre hulumtuesve, klerikëve, opinionistëve, burrshtetasve më poshtë nuk kan qenë aq të lehta dhe pa sfida e të papritura. Megjithatë, hulumtimet dhe opinionetna e benëtë mundur që ne të kemi në dorëtë dhëna faktike të sistemuar me pedantëri, të sakta dhe preçize, të cilat mbështeten nga shumë burime të tjera dhe në këtë mënyrë njëherë e përgjithmonë zhdukin thashethenate pasaktësitë e shumta të cilat përcjellin jetën dhe veprën e imzot Kaçorrit deri më sot. Këto personalitete okulare e hulumtues na ofrojnë në mënyrën më të ndershme e profesionale këto të dhëna, të mirëfillta duke kontribuar në zbardhjen e figurave madhore fetare e kombëtare si dhe duke dhënë ndihmesë në rishikimin dhe rishkrimin të historisë së lavdishme të popullit tonë shqiptar.

Për imzot Nikollë Kaçorrin, eshte prononcua edhe baronesha Amali Fon Godin, në librin “Aus dem neumen Albanian” “I mençur, i kulturuar, energjik, i dashur dhe njeri i thellë për botën. Ky burrë punoi gjithmonë për Shqipërinë dhe bëri ç’është e mundur… Atdheu i tij qëndronte në zemër më afër se Kisha, prelat i së cilës ishte ai”. Për rolin e rëndësishëm të Don Nikoll Kaçorrit në ditën e shpalljes së pavarësisë bënë fjalë edhe raporti i perfaqësuesit rus Shellkunov i datës 15 dhjetor 1912, dërguar Ministrisë së punëve të Jashtme në Peterburg, i cili nder të tjera “tregon” se pas fjalimit të Ismail Qemalit e kishte marrë fjalën Don Nikollë Kaçorri, i cili kishte lavdëruar trimërinë e popullit shqiptarë dhe sakrificat e bëra prej tij për të çliruar atdheun e vet, dhe njëkohësisht shprehu bindjen se Shqipëria e re e pavarur do t’i kalonte të gjithë fqinjtë ballkanikë… (S.Pollo, Në Gjurmë të Historisë Shqiptare… po aty, fq. 318).

Sesionin shkencor të dates 3 Qershor 2017, “Imzot Nikollë Kaçorrit – personalitet kryesor i pavarësisë së Shqipërisë me një fjalë rasti e përshendeti edhe meshtari ynë me permasa të fuqishme kombëtare don Anton Kçira. Ai gjatë fjalës së tij përshëndeti punimet e këtij simpoziumi madhor, ndërkaq vlerësoi kontributin e madh të imz. Kaçorrit nënkryetarit të parë të Shqipërisë e prelatit tonë imzot Nikollë Kaçorri të cilit pas plot 94 vjetësh, i’u gjetën eshtrat e këtij patrioti e prelati përmes familjarëve të tij, ai u bëri thirrje të gjitha instancave qeveritare t’u kushtojnë pak më tepër kujdes elitës që ka ndihmuar në të mirë të vendit tonë, duke mos i anashkaluar e injoruar në vijim siç është duke u bërë deri më tani, ndaj t’i kujtojnë dhe t’i vënë në vendin e tyre të merituar.

Prof. dr. Muhamet Shatri, historian, studiues-Prishtinë: “Imzot Nikollë Kaçorri ka qenë njëri ndër udhëheqësit më të shquar të Lëvizjes tonë Kombëtare. Ai ka pasë një rol të veçantë në unifikimin e faktorit politik shqiptar, përkatësisht të Bashkimit të Forcave dhe unifikimit të Kryengritjeve shqiptare në bashkëpunim me kryengritësit e Kosovës, dhe në vitin 1910, e veçanërisht në vitin 1912 edhe malësorët e Shqipërisë, të cilët kishin filluar kryengritjen më 1910 dhe pas përfundimit të Marrëveshjës Shqiptaro-Osmane, ta ndërpresin luftën, ku tani ekziston reziku se shqiptarët, të cilët kishin bërë një luftë 500 vjeçare me ta, të përgatitën për një luftë edhe më të ashpër kundër Malit të Zi, Serbisë, Greqisë, që donin t’i gllabëronin tokat shqiptare dhe shqiptarët duhej të ishin të bashkuar më tepër se asnjëherë më parë.

Roli i tij në këtë çështje është shumë i rëndësishëm: ai ka patur lidhje dhe me kosovarë, veqmas me Udhëheqësinë e kryengritjesnë Kosovë, Isa Boletinin etj. që luftonin kundër forcave të Haxhi Qamilit, e që ishin në mbrojtje të forcave të Princ Vidit. Ai ka qenë një faktor i rëndësishëm për afirmimin e Shqipërisë, e të cilin e ka dërguar Evropa dhe si të tillë e kanë pranuar shqiptarët dhe janë vue në mbrojtje të tij. Imzot Nikollë Kaçorri ka qenë njëri ndër ta që edhe me Isa Boletinin kanë qenë në një front të përbashkët, por edhe mirditorët edhe njerëzit e krahinave të tjera janë gjetë në një front të përbashkët.”

Ndërsa Kryetari i Intelektualëve të Trojeve të Arbrit, Mr. sc. Nue Oroshi, foli për “Memorandumi i dom Nikollë Kaçorrit dhe të tjerëve dërguar perandorit dhe mbretit të Austro-Hungarisë Franz Jozefit më 13 Nëntor 1912”, i cili prezentoi një arkiv me disa firma origjinale të nxjerrura nga albanologu i shquar z. Albert Rama. Ai theksoi se Imz. Nikollë Kaçorri në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje perëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin deri më sot. Veprimtaria atdhetare e imz. Nikollë Kacorrit, vet sulltanit iu bë “therrë në sy” pikërisht ishte në vëzhgim për ta burgosur. Dhe shkaku u gjet, mu në momentin kur ishte përfshirë për një kryengritje të armatosur në gjithë Shqipërinë, tha ndër tjera z. Oroshi.

“Imz. Nikollë Kaçorri, përveç se ishte nënkryetar e prelat ai ishte edhe një linguist, i cili zotëronte mirë shumë gjuhë të huaja, ndaj ishte pjesmarrës edhe në Kongresin e Manastirit së bashku me At Gjergj Fishtën, Luigj Gurakuqin e shumë atdhetarë të tjerë, te cilet i dhanë kahje properëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin që kemi nga atëherë e deri më sot… Mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korigjonte imazhin negativ të kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve” – tha ndër të tjera studiuesi e shkrimtari Tomë Mrijaj gjatë sesionit shkencor të mbajtur në Durrës – “Imzot Nikollë Kaçorrit – personalitet kryesor i pavarësisë së Shqipërisë”.

Edhe deputeti shqiptar – Gjovalin Kadeli në Kuvendin e Shqipërisë foli per mohimin e figurës së imz. Nikollë Kacorrit nga vet qeveria shqiptare, eshtrat e të cilit u pritën vetëm nga familjarët e tij, megjithëse numri dy i qeverisë së Vlorës, në nëntor 1912 është lënë në harresë në mënyrë të qëllimshme, e doli edhe fjala e Sami Frashërit se: “Kalben njerëzit e ndershëm, atje ku lartësohen kriminelët“, gjen vend edhe sot ne Shqipëri kjo fjalë e këtij rilindasi ku kriminelët priten si heronj e heronjtë si kriminel.

Më 9 shkurt 2011, në Katedralen Katolike të Shën Luçisë në qytetin e Durrësit
u vendosën eshtrat e imz. Nikollë Kaçorrit

Imzot Nikollë Kaçorri, kur ai ishte në moshën 49 vjeçare, vdiq në një spital të Vienës, më 29 maj 1917. Varrimi i tij u bë në Vienë të Austrisë, prani të shumë personaliteteve politike, shoqërore e fetare të atëhershme nga e gjithë Shqipëria dhe Evropa. Aty në mes të janarit të vitit 2011, që do të thotë se pas plot 94 vjetësh, u gjetën eshtrat e këtij patriotit e prelatishqiptar.

Siç mësohemi me 9 Korrik 2017, nga ish-famullitari i Kishës Katolike Shqiptare të Vienëssë Austrisë, don Izak Doda e famullitar i Kishës së Zllakuqanit, i cili në mes tjerash tha se ishte perpjekja e tij e parë dhe e një punonjësi shqiptar i varrezave të Vienës për të e identifikuar nëpër shënimet e ditarëve regjistrin e të vdekurve, pikërisht për ta identifikuar imz. Nikollë Kaçorrin, ndaj aksioni i parësiq pohon dom Izak Doda edhe pati sukses. Atypas disa kohëshfalë don Pren Kolës, dhe të një punonjësi shqiptar të varrezave të Vienës, kuptohet mbështetjes së fuqishme të hulumtuesit të spikatur Pjetër Logoreci e nipit Edmond Kaçorri familjar i imzot Nikollë Kaçorrit te të cilët në hulumtim e sipër gjurmuan-gjetën eshtrat dhe mundësuan riatdhesimin e eshtrave të imzot Nikollë Kaçorrit, tha në fund të fjalës së tij don Izak Doda famullitar i Kishës së “SHËN GJON PAGËZUESIT “ në Zllakuqan të Klinës.

Eshtrat e imzot Nikollë Kaçorrit uriatdhesuan më 9 shkurt 2011, përmes linjës së Vienës dhe u vendosën në Kishën e Durrësit, më 10 shkurt 2011, njëkohësisht u mbajt një ceremoni Kishtare në Katedralen Katolike të Shën Luçisë në qytetin e Durrësit. Në këtë rast morën pjesë përveç Arqipeshkvit të metropolit të Tiranës dhe Durrësit, Imzot Rrok Mirditës, dhe klerikëve të tjerë ishin edhe Kryeministri shqiptar Prof. dr. Sali Berisha e Kryetarja e Kuvendit, zonja Jozefina Topalli.

Ndaj Kryeminsitri i atëhershëm i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha tha: ”Imz. Nikollë Kaçorri u përket atyre burrave të cilët dhanë për këtë Komb dhe për këtë vend më shumë se kushdo tjetër, për lirinë, mëvetësinë, dinjitetin e tyre. Imzot Kaçorri e shëndrroi dioqezën e tij, jo vetëm në një Kështjellë të besimit të Krishtit e të Zotit, por në një Kështjellë të besimit të pathyeshëm tek Flamuri dhe Shqipëria. Por, porosia e Krishtit tek Nikollë Kaçorri ishte: ”JEPI SHQIPËRISË ATË QË I TAKON!” Dhe, ky Burrë i Madh i dha Shqipërisë, i dha Flamurin, atë që i takon, ja se pse: Në Mbledhjen e Parë të themelimit të Pavarësisë, etërit e saj, me unanimitet të plotë, do t’përcaktonin, do të zgjidhnin Nikollë Kaçorrin si Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Parë të Shtetit të Parë Shqiptar. Ky ka qenë arkitekti i kësaj Pavarësie!”.

Njëkohësisht pas z. Berisha me një fjalë rasti për imzot Nikollë Kaçorrin u paraqit edhe zonja Jozefina Topalli, ish Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë e cila veç tjerash theksoj se: “Prelati i lartë imzot Nikollë Kaçorri, është një ndër baballarët e kombit. Ai ishte një burrë i madh, një shqiptar i madh, që vuri themelet e shtetit shqiptar. Është një ndër baballarët e kombit. Imzot Kaçorri, ka qenë një ndër aktivistët më të mëdhenj të çështjes kombëtare përpara dhe pas shpalljes së Pavarësisë. Firma e tij qëndron përkrah asaj të Ismail Qemalit në Deklaratën e Pavarësisë dhe ishte zv/Kryeministri i parë i shtetit të pavarur shqiptar. Çështja kombëtare qëndron në themel të aktivitetit të imzot Nikollë Kaçorrit, ashtu si veprimtaria e tij qëndron në themel të shtetit shqiptar. Ai ka dhënë një kontribut të madh edhe në mbrojtjen e përhapjen e gjuhës shqipe.”

Në predikimin e tij Imzot Rrok Mirdita u ndal në ndihmesën e Imzot Kaçorrit për çështjen kombëtare, duke theksuar ndër të tjera se: “Kaçorri qëndron në themelet e shtetit shqiptar… dhe nëse njerëzit që jetojnë në një godinë, lejojnë të përjashtohen nga themelet gurë të tillë të mëdhenj, rrezikojnë t’a kthejnë në një godinë të lëkundshme… Në shembëlltyrën e Kaçorrit si klerik, politikan që dha një model për politikën shqiptare. Imzot Kaçorri i mbrojtur me fjalën e Ungjillit, është angazhuar në politikën shqiptare jo për të marrë, por për të dhanë dhe me të vërtetë ka dhënë gjithçka deri edhe famën e emrit të tij. Nga ana tjetër, duhet të angazhohemi të nxjerrim në pah këtë famë, që të jetë model, jo vetëm për politikanët shqiptarë, por edhe për qytetarët që kërkojnë frymëzim për vizionin e tyre politik… Kjo ishte një kujtesë për respektin, që klasa politike shqiptare të vlerësojë veprat atdhetare, të shërbejë siç shërbeu Imzot Kaçorri dhe të jetë misionare e atdheut të vet.”

Don Damjan Kurti – Famullitar i Durrësit: ”Në Vlorë, kur janë mbledhë patriotët e mëdhaj, NK ndër ta ka qenë më kryesori, se shumë delegatë kanë thonë: “…po këtu âsht ushtrija turke, âsht xhandermëria turke, e na po e ngrehim këtu Flamurin e Pavarësisë, po kjo ushtri e kjo xhandarmëri shka bôn këtu me né? Atëherë Imzot Kaçorri i ka thânë Fjalët e Famshme: ”Me vdekë se me vdekë, ma mire po vdesim sot me nder’, se me vdekë nesër pa nder’!”

Një jetëshkrim jozyrtar

Dom Nikoll Kaçorri u lind në fshatin Krejë të Lurës në vitin 1862. Fshat ky që ndan dy krahina të mëdha: atë të Dibrës dhe Mirditës. Ishte djali i një shqiptari katolikutë devotshëm, që quhej Vokërr Kaçorri dhe shqiptarës myslimane Hanë Vladi, një vajzë myslimane nga Lura, shqiptare myslimane e shtëpisë së Vladit. Që të dytë prindërit e Nikollës ishin një çifti kurorëzuar permes Sakramanetit Kishtar të Kunorëstë cilët e ndërtuan familjen e tyre , të mbështetur fortë nga një dashuri besnike dhetë sinqertë me njëri tjetrin, të lindur me anë të dashurisë e të rritur natyrshëm, me vullnesën e të madhit Zot, pasi ata i kishte bashkuar dashuria që është vet Zoti,mu ashtu siç predikuan e predikojnëedhe sot eterit tanë të Kishës Katolike Kristiane, edhe vetë besimi është Dashuri, kuptohet dashuri për Zotin,që është një e vetme, një Zot për të gjithë shqiptarët pa dallim feje e besimtar të vertetëtë fesë islame monoteiste.

Vokërr e Hanë Kaçorri për fatin e tyre të keq vdiqën të rinj, duke lënë të dy fëmijët e tyre jetim, Nikollën e vogël ( i rritur në mesin e kaltërsisë së liqejve e të qiellit e pa e menduar kurrë askush se një ditë ai djalë “profet i shqiptarizmit” do të jetë strategu numër dy i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë e në të njëjtën kohë do të merrte pjesë në punët më të mëdha të kombit dhe të atdheut të tij ) dhe Ndrecën që ishte më i rritur, të cilët po kalonin një jetë të vështirë e me sakrifica. Falë dëshirës për t’u shkolluar imzot Nikolla qëndroj në Krej Lurë deri në moshën 7 vjeçare i cilimë vonë u mbështet dhe u frymëzua për shkollim nga vet arkipeshkvi i Durrësit, imzot Ambrosio, i cili edhe në përkujdesjen e tij edhe mori thirrjen Hyjnore e meshtarake.Pasi kreu Seminarin, NK vajti në Itali, ku kreu Shkollën Teologjike në Romë, i cili në të kryer studimet e larta, në vitin 1890, u shugurua si prift katolik, dhe pas tre vitesh u emërua Famullitar në Durrës, e dikur si zëvendës Arqipeshkvi, ku shërbeu afro 24 vite radhazi.

Në vitin 1896, Papa Piu X-të e gradon Kaçorrin dhe e cakton Përfaqësues të Vatikanit në Shqipërii cili edhe në 1906, emërohet Arqipeskëv i Arbërisë dhe kryetar i katoliçizmit të Shqipërisë i cili nga ajo kohë ushtroi edhe detyrën e sekretarit të Arqipeshkëvisë së Durrësit me qendër në Delmnisht të Kurbinit, ku shërbeu për njëzet vjet, ku kishte në administrim famullitë e Kthellës, Selitës dhe Lurës. Për sukseset e tij në rrafshin meshtarak Papa, i asaj kohe e nominoi dhe e shperbleu me “Kryqin e artë”, “Për Kishë dhe Papë”, i cili edhe nga ajo kohë gradualisht fillon të avancohët në hierarkinë kishtare. Po në këtë vit emërohet edhe Ipeshkv. Ky titull do t’i ndihmonte edhe më tepër në lëmin politik, në luftën për çlirimin e atdheut. Krahas punës së tij misionarike profetike ai punoi edhe si mësues, duke ndjekur kështu frymën e Rilindësve Kombëtarë, për një shkollë me frymë atdhetare pikërisht për Fe e Atme.

Më 1906 u ngrit me forcë në mbrojtje të luftëtarëve të lirisë, imzot Nikollë Kaçorri e shoqëroi kryengritjen kunder hordhive turkoshake duke lënë dorëshkrim përshkrimin prej 116 faqesh kushtuar kryengritjes së Kurbinit e të Krujës, kryengritje që ishte nën udhëheqjen e Gjin Pjetrit, plak i parë i 54 pleqve të Kurbinit e semtit të Krujës, ai s’bashku me Gjeçovin ka qënë i qenë i pranishëm n’atë veprimtari patriotike e luftarake, merr pjesë në ngjarjet që zhvillohen si dëshmitar e shoqërues. Kështu e shohim bashkë me At Shtjefen Gjeçovin, të pranishëm në kuvendin historik të Dilbnishtit, 5-7 të Gushtit 1906 të 54 pleqve te Kurbinit. Në këtë kuvend vendoset një kanun që quhet “Kanuni i Bajrakut te Kurbinit”. Ky është i vetmi kanun politik, qe u ndërmor, per t’ia përshtatë kryengritjes që kishte filluar, ku merren masa ndaj atyre që bashkëpunojnë i shërbejnë turqve.

Imzot Kaçorri së bashku me françeskan e atdhetarë të tjerë si At Gjergj Fishta, Abat Prend Doçi, At Shtjefën Gjoçovi, At Pale Dodaj, At Karl Prenushi, At Lorenc Mitrovic, At Bonaventura Gjecaj, At Luigj Palaj e tjerë, me pushkë e pendë ishin fundamenti dhe palca e qëndresës për lirinë dhe pavarësinë e kombit, pikërisht ishin ndër disa nga frymëzuesit e mbështetësit e korifejve të fuqishëm të atdhetarisë si Dedë Gjo Luli, Mehmet Shpendi, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Gjin Pjetri, Abdi Toptani, Marka Gjoni, Llesh Mark Kola, Ndrec Prenga, Gjeto Coku etj. Nga data14 deri me 22 nëntor 1908 mori pjesë edhe në Kongresin e Manastirit së bashku me at Gjergj Fishtën dhe Luigj Gurakuqin, Motrat Qiriazi etj., e shumë atdhetarë të tjerë, i dhanë kahje properëndimore kulturës shqiptare, duke e vendosur alfabetin latin qe e kemi edhe sot.

Me vonë mori pjesë edhe në Kongresin e Elbasanit i cili synonte të korrigjonte imazhin negativ të Kongresit të Dibrës (korrik 1909) të organizuar prej xhonturqve. Veprimtaria atdhetare e imzot Nikollë Kacorrit, sulltanit nuk i pëlqente në asnjë mënyrë, ai si pretekste priste vetëm një shkak sa më të vogël për ta arrestuar. Dom Nikolla, shquhet jo vetëm si meshtar e ipeshkëv i madh, pra si bari shpirtëror por edhe si atdhetar, dijetar e letrar që dha kontribut të çmueshëm në përpjekje për çlirimin e popullit dhe vendit nga mortaja osmane si dhe për zhvillimin e përparimin e kulturës së shqiptarëve. Ishte Prelati Kaçorri, i cili e armatosi popullin në zonën e Kurbinit dhe personalisht edhe mori pjesë në kryengritjet e armatosura kunder turqve mesjetar. Për përfshirjen e tij në kryengritje të armatosur ai u arrestua dhe u dënua nga Kajmekani i Krujës në vitit 1910, me pretekstin se kishin kapur në Shijak, bashkëpuntorin – postierin e tij me tre pushkë e fishekë, si dhe letra korrespondence të ndryshme ndaj edhe u dënua me katër vite burg, mirpo me ndërhyrjen e autoriteteve kishtare të Durrësit, pas një viti e lirojnë.

Për gjyqin dhe dënimin me disa vjet burg dhe gjobë në të holla boton gazeta “Dielli” e datës 8 Nëntor 1911 shkruan : ”Me 15 të Dhjetorit u kënduen në gjykatore të Durrësit letrat që patën ardh të prishuna preji temizit të Stambollit, me 17 vazhdoi gjygji përsëri porë pa lën shum me folë të ndershmin prift atdhetar, dhe pa thirr njeri si dëshmitar. E dënuen përsëri me dy vjet burg e 25 lira gjobe. Avokati mbrojtes, zoti Talib Efendiu nga Gjirokastra kërkoji të zburgosurit e Don Nikoll Kaqorrit, dhe e bâni temiz (apel) për së dyti por gjygji nuk e liroji.” Ndersa Dielli me numrin 89 shkruan: “Nga gazetat e huaja mësuam sihariqin se të ndershmit prift katolik nga Durrësi z. Don Nikoll Kaqorrit ju dha falje preji sulltanit për dënimin që kishte dhën gjykatorja ushtarake. Përgëzojm nga thelbi i zemrës të shkëlqyerin atdhetar dhe i lutemi Zotit t’i falë pas këteji shëndet dhe prehje për të mirën e atdheut.” Në rrethanat historike Imzot Kaçorri ishte i vendosur, se nuk mund të bashkëqeveriste me tradhëtarët e vendit si Esat Pasha dhe për këtë ai nuk u prononcua me detyrën e Kryeministrit për formimin e Qeverisë përpara Mbretit Vidi.

Imzot Nikollë Kaçorri kishte besim të madh tek Austria dhe ja një letër e shkruar dhe formuluar nga Imzot Kaçorri, e cila i drejtohet Perandorit Franz Josef të parë në Vienë, për ta vënë në dijeni që; shqiptarët nuk e durojnë më robërinë. Ato duan tashmë pavarsinë, të drejtën e shkollave, kulturës, traditave e gjuhës së tyre.Ato kërkojnë përmes kësaj letre, mbështetjen e perandorisë më të madhe të kohës për të mos lejuar copëtimin e Shqipërisë nga vendet fqinje në Ballkan.Ky dokument i dërguar në letër është me rëndësi pasi këtu jepet edhe numri i shqiptarëve që jetonin në vitin 1912, mbi tre milione fryme, thuhet në këtë memorandum, dhe qysh atëherë u kërkua që Shqipëria me katër vilajetet të jetë neutrale siç ishin Zvicra dhe Belgjika. Me pas imzot Nikollë Kacorri largohet nga Shqipëria dhe ndalon për tri vite në Vienë për t’ju nënshtruar një kontrolli mjekësor, mjekët e shtruan për të e trajtuar në sonatorium. Atij i ishte shfaqur hemoragjia e pa ndërprerë ndaj edhe u bëri të pa mundur përpjekjet e mjekëve për t’a shpëtuar imzotin. Ndaj edhe me 29 maj 1917 ju përsërit përsëri sëmundja hemoragjike, pas së cilës, Kaçorri humbi ndjenjat dhe në orët e pasditës kaloi në amshim. Vlen të theksohet se në kuader të 100 vjetorit të Pavarësisë, Presidenti ynë Bamir Topi e dekoroi imzot Nikollë Kaçorrin dhe të gjithë firmëtarët të tjerë të Kuvendit të Vlorës me urdhërin “Nderi i Kombit”.

Firmëtarët e pavarsisë janë krenaria jonë
e përfaqësuesit biologjikë të gjenezës sonë arbërore

Duke përfunduar këtë shkrim të përmbledhur, nga rrafshi im konstatoj se evenimentii mbajtur në Durrës nga Intelektualët e “Trojeve të Arbrit” nga Prishtina, ishte njëakt madhor e rast i mirë për hulumtuesit, historianët e shtetit dhe institucionet tona. Për të bërë rishikimin e ktij momenti historik, dhe për të plotësuar e vlerësuar fije për fije atdhetarizmin e patriotizmin e imz. Nikollë Kaçorrit dhe të tjerët para dhe pas tij, pikërisht të i kujtojmë e t’mos i lëmë në harresë e anashkalojmë, natyrisht se të gjithë firmëtarët e pavarsisë së Shqipërisë emër për emër duhej vendosur në vendin meritor aty edhe ku ju takon ai vend.

Ata përmes pushkës, gjakut, dijes, intelektit e penës së tyre, shkruan historinë e pavarsisë së Shqipërisë. Asnjëri nga të përmendurit patritot e atdhetar kurrënuk ka nevojë për madhëri e lavdi, sepse ata janë vet madhëria e lavdia e shtetit tonë të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut -Shqipërisë Etnike. Ne si pjesë gjenetike e tyre kemi nevojë për ta, të e kuptojmë e deshmojmëse cilët kemi qenë ndër shekuj e cilët jemi, ata vertetë janë krenaria e përfaqësuesit legjitim e biologjik të gjenezës sonë arbërore.