Nga Skënder MULLIQI
Dita e festës së pavarësisë së Kosovës, kishte dy pamje krejt ndryshe. Njëra kur pushteti e festoi këtë ditë te madhe shume zbehtë, shumë pak njerëz ishin tubuar në sheshin Zahir Pajaziti. Fjalime të dobëta sa ska. Edhe pse ende nuk kishte filluar protesta e organizuar nga Opozita gjithçka dukej se bëhëj nën hijën e saj. Kishim festë në protestë. Karvani i atyre që afroheshin në qender të qytetit para shtatorës së Skënderbeut, ishte i gjatë si lumë. Turma mbante flamujë kombëtar por edhe të shtetit të Kosovës. Vallja e pavarësisë hiqej aty afer hotelit Grand nga nje grup njerëzish.
Protestuesit afroheshin afër vendit ku edhe u mbjatën fjalimet e kreut opozitarë.Gjithçka pati një përfundim të mrekullueshem. Protesta në festë veq sa e madhështoi ditën e pavarësisë së Kosovës.Nuk u shënua asnjë incident i vetëm. Të drejtën më thënë të gjithë ishim të brëngosur për rrjedhën normale të protestës. Edhe një herë tjetër u tregua së shqiptarët kur është momenti vendimtarë dinë së si veprojnë. Të zhgënjyer duket së mbeten vetëm kreu i pushetit dhe do servilë dhe jaranat e miqët e tyre, të cilëve nuk iu intereson gjë tjeter veq së Isa dhe Hashimi të mbeten në pushtet.
Deklaratat e kryeminisitrit, Mustafa dhe zëdhënësit të tij, Thaçit ishin më shumë së skandaloze. Atë qe e kishin paramenduar paraprakisht ose edhe planifikuar nuk u doli. Gjatë qendrimit të tyre në zyrat qeveritare, gjatë zhvillimit të prostestës sigurisht së kan menduar së protetuesit nuk largohen pa bërë akte vandaliste. Në fund, zhgënjimi ishte i madh së paragjykimet e tyre nuk u bën realitet. Po më duket sikur po i shoh të dytë pas protestës së si më neveri po i grisin fletët e tyre të shkruara ku dënohet dhuna, së ia cilët janë këta, së këta janë dhunues të demokracisë, e çka mos tjetër.
Një letër të cilën e mbante Thaçi në duar edhe nashta ka qenë e tillë, e ndrydhte ngapak siq shihej para ekraneve televizive. Nuk e kam shumë të çartë lexues të ndërur së si një njeri i cili pretendon postin e presidentit të shtetit të shprehet ashtu duke fyer jo vetem kreun opozitarë por edhe pjesëmarrësit në protestë. Sigurisht së në mesin e protestuesve ka pasur shumë të tjerë edhe të pa parcaktuar politikisht që iu kan bashkëngjitur protestës, së tashmë janë lodhur duke pritur së vetvetiu do të bëhet mirë në Kosovë.
Dihet së edhe partitë Opozitare e kanë elektoratin e vet që nuk është bash i vogël, siq manipuluan me numra në foltore Thaçi e Mustafa. Sikur kjo qeveri po ushqehet nga krizat e prodhuara për të mbijetuar deri në vitin 2018, së shumë merak po e kan Mustafa e Thaçi, të cilët këtë datë e përmenden disa herë. Duket së e përmenden edhe nga pa shpresa, së nuk kan çka më thënë tjetër. Pushtetet autokratike sigurisht që nuk zgjedhin mjete dhe metoda për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Së a do ta përfundojnë mandatin e regulltë Qeveria e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit do ta tregojnë ditën në vijim. Do të jetë pak si veshtirë.Kërkoj falje së ndoshta kreut të ekzekutivit ua prisha pak iluzionet…!