Iliria, Arbëria, Dardania po shndërrohen në tokë arabo-islamike?!

0
1538
Xhamia e madhe, Tiranë

Bota Sot | 05.01.2015Xhevat Rexhaj

Në Tiranë do ndërtohet së shpejti xhamia më e madhe në Ballkan për shpërlarësit shqiptarë?

POPULLI SHQIPTAR po “përparon” bile me nga 4 raketa po i “lutet Allahut”, ja tash edhe më shumë do ketë “zhvillim” arabik, anadollak e islamik, keshtu tu që ma nuk do e hajnë bukën “thatë” shypet. Bile tash ma merr mendja se nuk kanë pse të “ikin” për në Europë e të kërkojnë azil e punë e mirëqenje, jo more tash e tutje si të marohet xhamija, do të “zbutet” papunësia edhe në Shqypni të zezueme ashtu si trojet tjera nga arabia tashma të pushtueme. O nuk ka me pu-pu-llin shypetar pasardhësa të Sulltan mut Mahmutit, Sulltan mut Muratit, Sulltan mut Fetihut e tash edhe të Sulltan pis Erdoganit.

Nga e gjitha kjo që po ndodh në trojet shqiptare vetëvetiu rrjedh nji përfundim shumë “domethënës”: Populli shqiptarë, ma i “forti” ma i “miri” ma “trimi” ma ” besniku” ma “luftetari” „ma truthari„ nuk ka nevojë për shkolla të mira, për Univerzitete të dijës, për spitale të duhura, për infrastrukturë rrugore, për zhvillime demokratike e ekonomike, jo jo nuk ka nevojë, se prej se kanë fillue shyptarët e Sulltanëve të pas luftës, dhe pas demokracisë të merren me zhvillime fantastike, për dhe rreth minareve e arkitekturës arabo-talebanezo-homeiniste edhe bota po na “don” e “respekton” ma shumë!

E tash pakëz më relaksueshëm, pa mllef: Derisa popujt, dhe kombët e forta, të organizuara, të sinkronizuara në atë se çfarë duhet, dhe çfarë e bënë atë popull e komb të forte, i kanë kryer detyrat shtëpiake, dhe sot janë në ecje të jashtëzakonshme zhvilimore në të gjitha fushat e jetës, populli shqiptarë kthehet prapa 200 apo 300 vjet, pse jo 1400 vjet? Ne mundemi të jemi çdo gjë, por popull normal asesi, ne mundë të thirremi në vlera, por nuk kemi vlera këto dekadat e fundit, ne mund të jemi trima, por trima budallenj, duke ja futur thikën identiteti dhe kombit pas shpine, ne mundemi të thirremi në besë, por në realitet ne shpikëm besën se ishim, dhe jemi të pabesë ndaj njëri tjetrit e e e e.

E gjitha kjo katrahurë që po i ndodh, apo po na ndodh ne shqiptarëve këto vitet e fundit, e tregon të vërtetën për ne, ne jemi një popull që shitemi lehtë, që shkërdhejmë historinë tonë lehte për para, që kriminalizojmë kombin, duke dashur dhe votuar kriminelët kudo në trojet tona, dhe që ne për shtet e identitet as që mërzitemi aspak. Gjithë ky invazion, sidomos fatkeq arabo-anadollak, që na u ka lëshue mbi shpinë në trojet tona, ne shqiptarëve, është rezultata i një klase kuazi politike, por në brum kriminale, banditeske, dhe vrastare për brezat që do vijnë. E gjitha nisi me budallakitë fatale të qeverisë shqiptare më në krye me Sali Berishën që futi Shqiptarinë me brum arian në Konferencën islamike fatale, për ne dhe kjo kurrë nuk duhet të i falet Berishes!, për të vazhduar me banditët po si Sala të Kosovës: Thaçat, Ferid Aganat, Lutat, Shefqetat, Rexhep Qosjat, dhe bërllogat e tjerë, e tash së fundmi edhe me Edi Ramën.

Ishte një përjashtim në gjithë këto çështje, ishte një shqiptar që ka zërë vendin në krahun e djathtë të Gjergj Kastriot, një Lider dhe President me emrin Ibrahim Rugova, i cili veproi ndryshe deri sa ishte gjallë. Ibrahim Rugova asnjëhere nuk i pranoi arabo-turqit, asnjihere nuk i vizitoi, dhe nuk i ftoi në ndihmë apo vizita shtetet apo lideret arabo-turk, jo ngase ai e dinte që arabët, dhe islamikët arabo-turq ishin dhe mbetën miqtë më të fortë të Rusisë-Serbisë.

Nga ana tjetër të gjithë politikajt shqiptarë që kanë patur, dhe kanë pushtet mjerisht më duhet të shprehem ashper, por do përdori një fjalë popullore: “të tillët e q… edhe n… e vet për pushtet”: po për fund dua të them edhe këtë: E gjitha kjo klasë politike që e shtroi rrugën të pushtohemi nga pluhuri dhe shkretinat arabo-saharike, nuk është fajtori i vetëm jo jo, gjysma e fajit bie mbi ne popullin, popull që krah-hapur e përshendet të keqen, dhe krah-mbyllur e refuzon të mirën, çka dreqi jemi athue, a popull apo tugjar e vrastar të identitetit tonë ?!

Tash e tutje nuk do duhej te fajësoi më as sllavin-serb, as turkun anadollak, për pisllëqet tona të tashme, ngase jemi shtete të pavarura, e shkiet e turqit dihet se i kishim dhe i kemi armiq, që na kanë vra e masakrue me shekuj, por tani e tutje ne shqiptarët duhet të pranojmë hapur: se jemi armiku më i madh i vet shqiptarisë.