Ilaçet e reja për trajtimin e COVID-19 mund ta kthejnë shpejt pandeminë me kokë poshtë: ‘Mund të jetë grali i shenjtë’

0
433
Covid-19 - vaccine

Foto nga MLADEN ANTONOV/AFP via Getty Images

Blaze Media / Lajme – Një lajm premtus

SARAH TAYLOR, TheBlaze.com, 8 mars 2021Përktheu Arben Çokaj

Kontribuesi mjekësor i Fox News, Dr. Marc Siegel tha gjatë fundjavës se ilaçi eksperimental molnupiravir mund të “jetë e ardhmja” e trajtimit të koronavirusit, sipas një raporti të hënën nga Fox News.

Cilat janë detajet?

Siegel parashikoi që terapia në shtëpi, që mund të godasë tregun amerikan brenda katër deri në pesë muaj, mund të jetë e mjaftueshme për të kthyer pandeminë me kokë poshtë dhe të provojë të jetë “grali i shenjtë” i trajtimit COVID-19.

Të Dielën në “Fox & Friends Weekend“, Siegel tha, “Mund të jetë kupa e shenjtë për këtë, sepse sapo është studiuar në provat e fazës së dytë dhe fjalë për fjalë e ndaloi virusin në gjurmët e tij. Dhe nuk u gjet më asnjë virus në pacientët që janë studiuar“.

Testimi i fazës së parë mbi ilaçin, i cili është nga Merck dhe Ridgeback Biotherapeutics, tregoi “shenja premtuese të efektivitetit në zvogëlimin e virusit tek pacientët“, u vu në dukje.

Ilaçi, sipas Fox, do të përdoret në shtëpi, si një trajtim pesë-ditor, jo ndryshe nga mënyra se si është përshkruar Tamiflu, për të luftuar efektet e gripit.

Kjo mund të jetë e ardhmja, pasi vaksina të marrë vërtet kontroll mbi pandeminë dhe ne vetëm fillojmë të shohim raste të izoluara,” tha ai. “Deri në atë kohë, ky ilaç mund të jetë gati dhe ky mund të jetë ilaçi për disa muajt e ardhshëm.”

Siegel gjithashtu ka parashikuar që Shtetet e Bashkuara do të jenë “të lira nga pandemia e koronavirusit deri në verë“.

Kjo është pilula e parë, që kemi dhe është diçka që mund të jemi në gjendje ta përdorim në teknikat mjekësore kundër COVID si një terapi,” shtoi ai.

Të Shtunën, Mint raportoi se ilaçi antiviral shkakton zvogëlim të shpejtë të virusit.

Në një deklaratë nga kompanitë, William Fischer, profesor i asociuar i mjekësisë në Universitetin e Karolinës së Veriut Shkolla e Mjekësisë, tha, “Gjetjet dytësore objektive në këtë studim, të një rënie më të shpejtë të virusit infektiv midis individëve me COVID-19 të hershëm të trajtuar me molnupiravir, janë premtuese dhe nëse mbështeten nga studime shtesë, mund të kenë implikime të rëndësishme në shëndetin publik“.

Në një kohë kur ka nevojë të paplotësuar për trajtime antivirale kundër SARS-CoV-2, ne jemi të inkurajuar nga këto të dhëna paraprake,” shtoi Wendy Painter, shefi mjekësor i Ridgeback, në deklaratë.

Video nga Fox News në origjinal: