Ik, Albin!

0
546
Albin Kurti

Shkruan: Sali Bytyçi

Një gjë dua t’jua them dhe mbajeni mend mirë! Njeri më të keq në Republikën e Kosovës se Albin Kurti nuk ka.

Përse e them këtë? Sepse po të mos ishte Albin Kurti çdo gjë do të shkonte si në vaj në Kosovë, çdo gjë këtu do të zhvillohej në qetësi.

Po të mos ishte Albin Kurti tani në Kosovën e ndarë në Komunat multietnike dhe Komunat me shumicë serbe, do të ishte funksionalizuar Asociacioni i Komunave Serbe dhe do të ishte harruar;

Po të mos ishte Albin Kurti, ata tetë mijë hektarë do t’i jepeshin Malit të Zi dhe kjo punë nuk do të shtyhej siç u shty;

Po të mos ishte Albin Kurti kufiri i Serbisë do të vinte deri te ura e lumit Ibër dhe kjo çështje do të harrohej; do të lehtësoheshim nga kjo barrë e rëndë;

Po të mos ishte Albin Kurti më shumë se gjysma e popullsisë tanimë do të lëshonin Kosovën dhe askush një fjalë nuk do ta thoshte për ta; pjesa tjetër, krejt akademikë, doktora e profesorë, do të hanin me lugë floriri këtu!

Prandaj, nuk po guxoj t’i drejtohem Albinit me fjalët e Haxhi Hotit, sepse e di që më arreston policia e Kosovës pa u ba dy sahat, por do t’i them pak më ndryshe:

IK ALBIN NGA KOSOVA, IK SE NUK KE VEND KËTU: IK SE NE DO TË TË VRASIM JO ME PLUMBA, PO ME MENTALITETIN FISNOR TË HARAMBASHIT QË E KEMI, ME SHPIRTIN E ROBIT TË EUNUKUT QË E KEMI, ME XHELOZINË E INTELIGJENCIES SË SHKËRDHYER NGA TË GJITHA REGJIMET, PREJ ATIJ TË KOHËS SË TITOS E DERI TE KY REGJIMI I FUNDIT I RAMUSHIT!

IK ALBIN!