Iftaromania tani edhe në rrugët e qyteteve të Kosovës…

1
520
Iftari i provokatorëve panislamikë

Gjergj Bajram Kabashi, Revista Drini, 21 maj 2019

Une kam thënë dhe do ta përsëris sa të jem gjallë: Këtë popull nuk po e shkatërron Islami në rend të parë, por ata që po i shërbejnë këtij Islami, udhëheqësit politikë-shtetërorë të Kosovës e të “Arnautllukut” në përgjithësi. Njerëzit ose nuk kuptojnë, ose nuk shohin, apo nuk duan të dëgjojnë e të shohin, por neve uji na ka hi përfundi…

Këta burreca që janë ulur në rrugë në qendrën e qytetit të Dardanës (Kamenicës), që të hajnë iftar si të çartur, kanë mundur ta hanin atë shtëpive të veta, por nuk duan: janë shovenistë religjiozë dhe duan të çojnë mesazh për “Islamin famëlartë”; duan me i tregue botës se këtu nuk ka Shqiptarë, por vetëm Muslimanë dhe Muslimanëve u takon që këtë vend të shkretë ta shndërrojnë në Vend Islamik, në një Kandahar të ish Gadishullit Ilirik, ashtu siç planifikon Serbia, Turqia, Rusia. Pamje të këtilla rrugëve e shesheve të qyteteve të Kosovës, Prishtinës, Pejës, Mitrovicës, Prizrenit etj, etj., janë gjithnjë e më të shpeshta viteve të fundit.

Në vitet e para të pas luftës ia behën organizatat humantare islamike, secila më “me rahmet se tjetra” për t’i ndihmuar “Vëllezërit Muslimanë” të Kosovës, pasi për ta, BIK-un e bikërit e tjerë të “Arnautllukut”, si ndërmjetës të këtij pseudohumanizmi, ishte dhe mbetët me rëndësi që të krijohej e forcohej bindja dhe ndërgjegjësimi se “vëllai Musliman” e ndihmon “vëllaun e tretur Musliman” të Ballkanit! Kështu vazhdoi “rahmeti” deri tek Iftaret në rrugë e sheshe të Kosovës e viseve të tjera shqiptare.

Sot, përderisa përkrah ekspansionit të ndihmave e investimeve enorme religjioze panislamike turke e arabe në meremetimin e ndërtimin e xhamive të reja, iu bënë krah dhe i dolën në ndihmë të gjithanshme udhëheqës të ndryshëm të korruptuar e islamikë jo vetëm të Kosovës, por gjithandej në trojet shqiptare. Aq sa të shkon mendja me thanë, “oh sa mirë që kaloi turku këtej, na vrau e na preu, na mohoi gjuhë e etni, na depersonalizoi si komb e na islamizoi. Dje me përdhunim, e sot me dëshirë, shqiptarët e përdhunuar po i shërbejnë ideologjisë islame, turko-atrabe, për shkatërimin e pakthyeshëm të vlerave shqiptare e evropiane! Dhe në fund e kupton, se ky popull i shkrehur dhe i shembur, nuk e don zhvillimin, por don pallimin… /AÇ

Në rastin e Kosovës, faje kanë të gjithë me rend; tuj fillue nga Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe çdo udhëheqës tjetër i nivelit qendror apo lokal. Dhe faje ka çdo intelektual i Kosovës e Shqiptarisë, që vazhdon të mbajë qëndrime oportuniste e të mos reagojë e kundërshtojë! Kushto që heshtë ndaj vërshimës së këtillë panislamike, është duke i shërbyer antishqiptarizmit. Me apo pa vetëdije, kjo tashmë nuk është me rëndësi fare! Këta në përgjithësi, e sidomos udhëheqësit e Kosovës e Shqipërisë, nuk e duan vendin e vet; nuk e duan përkatësinë e vet të shenjt Shqiptare, andaj për hirë të atyne votave të shkreta (he u mbetshin në fyt) e të hajnisë, duan ta bëjnë këtë vend shqiptar gazin e botës, ta shndërrojnë një vend turpi e prapambeturie të globit, apo larg qoftë nesër në një vend gërmadh luftërash religjioze, të nxitura nga kryengritësve Muslimanë (ish-Shqiptarët) nesër a pasnesër.

* * *

N.N, (një shqiptar që e praktikon krishtenizmin, të cilin nuk e shoh të arsyeshme që ta identifikoj), kështu më shkroi në inboks:
Po ju bën marketing të mirë këtyre, që po hanë iftare në rrugë!
Së paku kështu mendoj, dhe nuk do të thote që mendimi im është vula e të vërtetës.

* * *

Përgjigja ime publike jo vetëm për te, është se megjithëse vërejtjet e tilla miqësore bëhen me dashamirësi e qëllime të mira, megjithatë janë të pa vend, e nuk mund të arsyetohen. As une e asnjë Shqiptar tjetër nuk reagojmë për faktin se mund të jemi të krishtenë apo ateistë, myslimanë, budistë, apo hebraikë; por për arsyen e thjeshtë: Po na sulmohet kombi, historia, tradita, kultura, doket e zakonet Shqiptare nga ana e Islamit Politik Global, dega e “Arnautlluk”-ut. Po sulmohemi së brendshmi, në vendin tonë! Ne nuk ia mohojmë askujt të drejtën për të besuar, a mos besuar për çka të dojë, por gjithsesi ia mohojmë me ngulm e forcë vetëm “të drejtën” për të na shkatërruar dhe asimiluar, në emër të agjendave islamike antishqiptare. Apo të çdo agjende tjetër fetariste, nëse ekzistojnë realisht të tilla.

Tjetra, “marketing të mirë këtyre që po hanë iftare rrugëve”, po iu bënë “shteti” e jo une, apo më mirë të thuhet se marketing e mbështetje në këtë rast është duke iu bërë kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pastaj Hashim Thaci, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli dhe çdo udhëheqes tjetër lokal nëpër komuna, që lejon pamje te tilla të shëmtuara antishqiptare, duke dalë me apo pa vetëdije në përkrahje të agjendave asimiluese islamike të TIKA-s agjenturore të Turqisë dhe mësymjeve antishqiptare të armiqëve të tjerë të këtij kombi, që sulmohet edhe me “iftare” politike në vendin e vet.

Ka vite e vite që ndër Shqiptarët që e praktikojnë krishtenizmin (nëse kam të drejtë të gjykoj, duke u bazuar në bazë të emrave të tyre) ekziston e ngulitur ndjenja e të qenit pakicë (pakicë brenda familjes e kombit të vet?!), që ua ka ngulitur në shpirt, ndjenjë e frymë një thikë shekullore përçarëse. Natyrisht se kushdo që i është nënshtruar presionit të tillë antishqiptar nuk është ndier mirë, por e kam një thirrje, që secili mundet ta bëjë në emrin e vet. Shqiptarë e Shqiptare, mos bini në kurthet e shestimeve e përllogaritjeve antishqiptare, se Shqiptari është vetëm Shqiptar e se a është ateist, katolik, ortodoks, bektashinj apo çkado tjetër me bindjet e tija religjioze, është çështje tjetër, nuk është çështje numrimi e përqindjeje, siç kanë llogaritur mirë qarqet atnishqiptare, sidomos Turqia e Serbia.

Para një kohë një ish-përfaqësues “i lartë” i shetit të Kosovës, “pak si në hajgare” (apo siç thuhet: tuj keshë, e tuj ngjeshë) ma tërhoqi vërejtjen njejtë, si të ishte kryeislamisti politik i Kosovo’s, se, sipas kokshkretës së tij, unë i përkitkam “pakicës” (pakicës religjioze të krishtenë, sipas mjerimit të tij intelektual!) dhe paskam “të drejtë” që ta ngre zërin vetëm “aq” sa më lejohet! (Prandaj si duket edhe i kemi punët për mrekulli, si shqiptarë në trojet tona! Këta loqe fetare, mediokër e injorantë, kanë hall më të madh kunjin me e nxjerrë me njëri-tjetrin, dhe jo zhvillimin e vendit e përparimin e kombit tonë! /AÇ)

Dhe miqë e mikesha të nderume, sigurisht që keni mundur ta vëreni se unë e ngre zërin lart gjithë kohën, sepse nuk ndihem “pjesëtar” i asnjë pakice apo shumice religjioze, siç do të dëshironte të më paragjykonte ndonjë i marrë apo shovenist religjioz, por jam përgjithmonë anëtar dinjitoz i familjes së kombit tim, zë i ndërgjegjes e së vërtetës Shqiptare.

Ndërsa ai farë pseudoburrështetasi, që është i të njëjtit brum me keta të sotshmit, që lejojnë iftare antishqiptare publike rrugëve e shesheve tona, duke e penguar hapur rendin dhe sigurinë publike, e ka marrë një përgjigje të paharrueshme publike prej meje.

Siç do ta marrin edhe “burrështetasit” aktualë, që me aq zell të verbërisht, po e ndihmojnë shembjen kulturore të popullit të vet, për hirë të agjendave panislamike të miletit/ummetit të “profetit” Mohammad.

Islami nuk njef kombe, meqenëse që nga koha e “profetit”, sipas doktrinës religjioze islamike, të gjithë ata që i takojnë “ummetit”, konsiderohen e vlerësohen se janë popull në vete! I vëllazërisë muslimane, që me lesh harapi e një ideologji sadiste, don me sundua botën! Dhe nga toleranca jonë, e ngq marria e tyre, ata kanë mbërritur shumë, por prapë të prapambetur e të pazhvilluar kanë mbetur… /AÇ

1 KOMENT

Komentet janë mbyllur.