NJË SQARIM I THJESHTË, PËR DISA MIQ!
Arben Çokaj
Ardian Palushaj, Dr. Dashi sqaron se sipas Frojdirt, psikika e njeriut ka kalur në 3 faza kryesore:
1. Animistik (totemik), ose parafetar, ishte koha kur njeriu identifikohej me një kafshë (totem) të fuqishme dhe filloi të vinte emrat si: Harusha, Luani, Ujku, etj. që i kemi ende edhe sot. Në atë kohë, njeriu kishte besim të madh në vetvete, se me një lëvizje të syve, ai luante edhe malet, etj. etj.
2. Fetar, kur njeriu e pa se nuk kishte edhe aq fuqi sa mendonte, ishte qënie e vdekshme dhe filloi që fuqitë e tij t’ia artribuonte jo një kafshe të fuqishme totemike, por një perëndie, një fuqie mbi-natyrore, e pastaj të kërkonte prej tij, t’ia plotësonte dëshirat në jetë, pak nga pak. Kjo fazë vazhdon ende sot te shumica e popullsisë, që ende besojnë në fe.
3. Faza shkencore, kur njeriu e kuptoi se origjinën e ka nga evolucioni, e se qeniet biologjike janë këto, që janë krijuar në tokë dhe se si qenie njerëzore, ku psikika e ndryshon njeriun nga kafshët, njeriu arriti të kuptojë se, gjithçka që kemi në tokë, janë krijim ose interpretim i psikikës sonë. Njeriu uli këmbët në tokë, e nuk fluturoi më me pras… dhe mendoi të bënte aq sa mundet, në këtë jetë të shkurtër.
Tani, dija e njeriut e fut njeriun automatikisht me kuptueshmërinë e tij edhe në një grup të caktuar botëkuptimi: animistik, fetar apo shkencor. Se njeriu jeton sot, nuk dmth. se nuk rrëshqet në gjendje animistike apo fetare, ku ka edhe plotfuqishmërinë e mendimit, se do të ndryshojë botën, si dikur, kur mendonte se lëvizte malet, me një lëvizje të syve. Por sa reale është kjo se?
Ja ta sqarojmë fenomenin më thjeshtë, thotë Dr. Dashi:
Luftëtarët e All’ahut, ISIS, thonin se do i kapnin gjeneralët amerikanë dhe do i prisnin si qingjat në qafë – se ishin në fazën e njeriut primitiv, si puna e Abrahamit, që theri qingjin, në vend të djalit të tij. Por sa reale ishte kjo se?
Nga ana psikike, Frojdi sqaron:
“Tek njeriu primitiv, mendimi është ende i seksualizuar në një shkallë të lartë, dhe këtej rrjedh edhe besimi në plofuqishmërinë e mendimeve, bindja e patundur në mundësinë për të sunduar mbi botën, dhe moskuptimi i fakteve lehtësisht të konstatueshme, të cilat i tregojnë njeriut pozitën e tij në botë!”
Tani ushtarët e All’ahut aq dinin e aq kuptonin, ata nuk e dinin pozitën e tyre në botë, dhe kujtonin se po sundojnë botën, se kishin plotfuqishmërinë e mendimit e bindjen e patundur (si Ardian Palushaj) se kanë të drejtë e se rrugën ua tegon All’ahu, por u gabuan dhe dështuan. Në këtë kontekst, edhe Ardiani është manipuluar nga mendime e trajtime okulte, sofiste, nga të dhëna sipërfaqësore e imazhe të manipuluara, dhe kujton se ka marrë dije, që ne të tjerët nuk e kemi. Por ai po të dijë aq sa di unë (sqaron Dr. Dashamir Çokaj), e para që bën, i vë fre, zingji, kalit, që e ka liruar dhe po i vrapon nëpër arë…
Sartri tregon një rast, kur një i sëmurë në një spital, bërtiste si Koli gjeturaku, “Të arrestohet Duka i Madh…” Njëri aty i thoshte: “fshij qurrat…”. Ardianin e kemi mik të hershëm, Ndoc Baqli dhe e respektojmë e nuk duam, që ai të fyhet, por të kuptojë realitetin objektiv, e jo realitetin konspirativ e të kamufluar me gënjeshtra e fakte të dyshimta. Atij i vjen keq kur i tregon të vërtetën dhe na merr inat, por e vërteta duhet thënë.
Më kujtohet rasti kur unë pata aksidentin dhe ndejta 46 ditë në koma, në një moment kohor, shikoja ëndrra të habitshme, sikur isha në një avion luftarak si pilot i dytë, dhe me një shok nga Maqedonia (Kumanova), aktivist shqiptar në Kopenhagë, bënim bombardime mbi Beograd… etj. etj. Këto ëndrra, që mua më dukeshin sikur i kisha jetuar, unë i tregoja kur u zgjova dhe Dr. Dashi qeshte me mua, e unë e merrja inat, se më dukej sikur ai po tallej me mua, por jo. Në atë moment qeshnin të gjithë me ëndrrat e mia, u dukej ‘funny‘. Por Dashi ma sqaroi më vonë, se realiteti ishte krejt ndryshe.
Ai kishte lexuar se njerëzit që janë në një gjendje afër vdekjes, shikojnë ëndrra të habitshme, që u duket sikur i kanë jetuar vërtetë, por ato nuk janë reale. Quhet “Near Death Syndrome” (Sindromi afër vdekjes). Dhe më vonë arrita ta kuptoj Dr. Dashin, se në moment, e mora inat për vdekje, pse po më kundërshtonte. Jo se ai ka gjithmonë të drejtë, por në atë rast kishte.
Edhe këtu me Ardian Palushaj ka të drejtë Dr. Dashi, por Ardiani është në atë fazë të vetë-kënaqësisë absolute, ka bërë zbulim të madh, ka shpikë rrotën, o do e fusë në burg miliarderin Bill Gates, o vdes, e na thotë: “të mjerët ju, si nuk kuptoni?!” Kur në fakt, ne jemi normalë, e ai ka filluar të jetë e të veprojë si i mashtruar… Se kush e ka mashtruar Ardianin, tani nuk është edhe aq e lehtë ta themi, por Ardani e di më mirë se ne këtë!