Ibrahim RUGOVËS
(poezi nga Ali Podrimja)
Pa na e kallzuar ëndrrën deri në fund
për Dardaninë
ike mik i dashur.
Ia vjen koha jote
dhiareve ballkanike dëgjon
frymëmarrjen e marathonomakut.
E zeza nuk eshkrejt e zezë
ka diçka të bardhë ku një popull
kerkon fatin.
N’thue shpesh zura në Ty
më tmerronte qetësia jote
ku fshihej Kepi i Pikëllimës.
Lamtumirë President i Dardanisë
perënditë tek bredhin tokave të zjarrta
do takohemi njëherë.
Yll i këputur nga Grigja.