Ibrahim Rugova i gëzohej flamurit amerikan në Dragodan

0
1079

Miq të dashur —Edhe në Kosovë u shënua sot Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara – ku flamuri amerikan valvitet kudo dhe pa frikë – mund të thuhet se e gjitha filloi me ngritjen e flamurit të Amerikës në vitin 1996 në prani i të Dr. Ibrahim Rugovës dhe Kongresmenit Eliot Engel, me rastin e hapjes së Zyrës Informative të USIA, pjesë e së cilës ishte edhe Zëri i Amerikës në atë kohë.
Gëzuar…

Frank Shkreli

Fotografi ikonike nga viti ’96: Ibrahim Rugova i gëzohej flamurit amerikan në Dragodan

GAZETAEXPRESS E mërkurë, 04 Korrik 2018

Pak kujt mund t’i ketë shkuar në mendje se me këtë ceremoni modeste që shihet në këtë fotografi, me diplomatin Michael McClellan, me kongresistin Eliot Engel, Ushtruesin e detyrës së Sekretarit të Shtetit për Çështje Europiane dhe Kanadeze, John Kornblum, dhe me liderin, po i paraprihej vendosjes së pranisë permanente amerikane në Kosovë.

Në vitin 1996, SHBA’ja kishte hapur Zyrën e saj informative në Kosovë, me lejen e Beogradit, por këtij akti i ishin gëzuar shumë kosovarët, e më së shumti lideri i asaj kohe, Ibrahim Rugova, i cili qysh atëbotë fliste për miqësinë speciale Kosovë-SHBA, duke mos i ndalur thirrjet që Amerika të ndërhyjë për ta shpëtuar Kosovën nga forcat serbe të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Fotografia është shkrepur nga fotoreporteri i njohur, Ridvan Slivova. /Express/