Nga Tafë KUSURI
I SËMURI PËR MEND
– Shokut Stojan Andov, ish-kryetar i Parlamentit të Maqedonisë
Nga hardallët më soj hardalli,
Mos e merrni për hakërrim…
Kokën gjizë,me të zeza djalli
Në mexhlis na u bë kryetrim.
Sipas ligjeve të hyqymetit
Dhe na bë “kryefermanlli”
Hakun e mori prej miletit,
Si sadrezen ulur n’skemli.
Viti i parë i vajti si furtunë,
Në të dytin sa si plasi xhani…
I polli mushka dreq, o punë!
Se la rehat ai burri strugani.
Telashet shpesh i kërkonte vetë,
Nga zavalli gati u mbyt në djersë!
O “çoveci” – zotërinj deputetë! –
Punë e rëndë dhe pa shpresë…
Do ju nget lemza se çdo punoj,
Propozoj ligj t’egër për verifikim
Të gjithë miletin do ta ilustrojë,
Si udbash dinak bëj një shërbim!
Stole ligjin e ri e nxorri në votim,
T’parët qenë një teste shqiptarë
Ngritën gishtat me gjithë gëzim
Kokëfurkat na dolën krejt zuzarë.
Komisioni emëroi një kryebarbar,
– Guhak Tome Axhievmutalisi, dhe
Pas tij çeta tjetër ziosh shqiptarë
Çdo vezë në bythë iu krisi!
Po, ç’t’i besh? Njeri është gatuar
Për interes do bëhet dhe bedel…
Shërbimet t’majme duhet paguar,
Putanët s’janë aq edhe teveqel.
Leku fukaranë e bën më dinak,
Shesh më shesh gjendet i varfri,
I hedh maskaradat në çdo konak,
S’pinë birrë, po helme gjarpri.
Ju maskarenjë s’keni sy e faqe!
Lehni laro tok si miq të vjetër…
Bëni pazarët ku te gjeni parqe,
Me llahinka ju vajtoj herë tjetër!
E diel, 9 gusht 2020