`i plagë digjet

0
575

Gazmend Papa

`i plagë digjet

vashat e portokajtë në degë
e hija e tyre e rënë në ujë
mes tyre ëndrra e pastaj pika gjaku
lart mbi dumnicë hëna e njëjtë
e mbytur pak në borë e në flakë
e telat gjemborë e varret
e aty nëna dhe dhembja e gjallë
lumi e jallia hijesh e asfodela
ja buzë jeta e vdekja e prapa
e tri psherëtima e `i plagë digjet
në lulen që e mbaj në duart ngrirë
me kaq dashuri dhe kaq mall

*

`i lule e një copë qielli mbi varr
ndërmjet udhëtim te stacioni tjetër
e ura e shkëputur hijes për kthim
veç pse ti s` je e dashuria e fjala
frymës krijojnë poezi psherëtimës
e poezia e dhembja janë amshimi
është shikim i përjetshëm kujtimi
shkrimi të mos vdes me varrosjen
gjaku në secilin krah të ëndrrës
pikë pikë pikë e lë gjurmë të mëdha
lules që e mbaj në duar të ngrirë
e në tri vetëtimë shpirti të djegur