I PËRKUSHTUARI TOMOR MEMA DHE POSTELEGRAFA E QYTETIT SELENICË VLORË NË SHEKULLIN E KALUAR

0
740
Tomor Mema

Tomor Mema

Tomor Mema drejtoi me shume perkushtim postelegrafen e Selenices ne vitet ’70 – ’90 te shekullit te kaluar. Sot, brezi i moshËs se internetit ndoshta nuk mund ta besoj rëndësinë që kishte postelegrafa në shekullin e kaluar, por brezi im nuk harron këtë sherbim post-telegrafik, që ishte shumë i domosdoshëm për institucionet, familjet qytetare dhe për individët. Sidomos në qytetin e Selenicës si qendër e veçuar e izololuar postelegrafa ishte i vetmi mjet komunikimi me letër-këmbime, telegrame e lajmthirrje telefonike.
Postelegrafa e Selenices kishte një ekip punonjësish të kualifikuar të cilët sipas specialiteteve shërbenin me dashamirësi ndaj çdo qytetari…

Ata ishin vazhdimisht në shërbim 24 orë, kryenin me përkushtim detyrën duke zbatuar me disiplinë të lartë udhëzimet dhe rregulloren e kodit të punës. Kujtoj me respekte punonjësit e papërtuar Dhimitër Dapaj, Aleks Pashaj, Gjergj Kasaj, Xhevit Arapi, Hëna Hoxha, shpërndasin e përkushtuar të gazetave Peti etj. që na ofronin me shumë dashamirësi shërbimin e kulturuar.

Në këtë kolektiv shquhej drejtuesi i postelegrafës Tomor Mema, i cili zotëronte disa specialitete në sherbimin ndaj qytetarëve dhe drejtonte me përkushtim duke përmiresuar shërbimin në qytetin e Selenicës.Mbi të gjitha Tomor Mema ishte fytyrë qeshur, i ndritnin sytë kur të përshëndeste, buzëqeshja e tij ishte dashmirëse, miqësore e sinqertë, rrezatonte shpirtin e tij bujar,.Zëri tij melodioz shprehte pastërtinë e tij shpirtërore,.Ishte shumë komunikues i ëmbël që sado pak na i lehtësonte shqetsimet që na lindnin gjatë asaj jete të vështirë, Në atë kohë shfaqej një dashamirësi e veçantë në këtë qytet,me reth 10. 000 banorë, me 2000 punëtorë në minierën e bitumit e mijra punonjëse në fermën frutore -bujqësore – blegtorale e të bimëve medicinale të Selenicës.Kjo dashamirësi burontenga mirësia shpirtërore qytetare dhe ishte ndoshta për shkak të dimensioneve gjeografike.

Selenica ishte si një shtëpi e madhe për banorët e vet, që silleshin si pjestarë të një familjeje, gjithashtu të madhe. Në qendër të qytetit, pranë lulishtes, në pjesën perëndimore të sheshit te qytetit ngrihej godina e pallatit të kulturës,ku veprimtaritë kulturore-artistike ishin të larmishme, funksiononte trupa e estradës e teatrit, biblioteka e muzeu qytetit minator.Selenica kishte dy shkolla 8 vjeçare, shkollë të mesme të përgjithshme, shkollë buqësore e teknikum miniere, kopshte parashkollore, ku jepnin mësim mbi 100 mësues me reth 2000 nxënës.

Sherbimi i postelegrafës Selenicë ishte i pranishëm jo vetem në të gjitha këto institucione të qytetit, në sektorët e minierës, në ndërmarrjen e furnizimit tregtar por edhe në familjet qytetare Me përpjeket e drejtuesit të talentuar Tomor Mema u krijua rrjeti i komunikimit telefonik në familjet qytetare. Tomor Mema ishte drejtues korrekt në punë, kishte aftësi organizuese. Me shembullin e tij pozitiv nxiste edhe kolektivin për të realizuar të gjitha detyrat. Postelegrafa shërbente me shumë kujdes në shpërndarjen e letrave të personave, të cilat ishin të kategorive të ndryshme si letra ankesash drejtuar institucioneve, qeveritareve me kërkesa për strehim a punësim, letra dashurie të cilat ishin i vetmi mjeti komunikimit midis të dashuruarëve sepse në atë kohë nuk kishte celular dhe as internet si sot qe edhe kur janë duke kryer shërbimin në tualet celularin e mbajnë me vehte.

Tomorr Mema si pergjegjes i Post-telegrafës ne Selenicë mbante një dokumentacion të rregullt, kishte një shkrim shumë të bukur, ishte dizinjator, ishte specialist që gjthçka që ja shikonte syri ja bënte dora. Ai ishte altruist për të ndihmuar në rregullimin e orendeve shtëpiake qe konsumoheshin, me çantën e tij me apartatet elektrike, veglat teknike të ngjitjes së metaleve vinte me shumë dëshirë dhe rregullonte falas televizor, radio e paisje elektrike shtëpiake. Humanizmi tij buronte nga zemra e tij e pastër, rritur dhe edukuar me traditat më të mira të Labërisë, fshatit të dëgjuar me histori trimërie e bujarie, Kuçi i krahinës së Kurveleshit të Poshtëm, për të cilin, Tomorr Mema ndjente krenari dhe mall që jetonte larg tij.

Në zyrën e tij të punës do ta gjeje përherë duke punuar, tregohej i vemendshëm nda kërkesave të qytetarëve, si një psikolog i mirë ishte model në komunimin me çdo moshë duke fituar respektin e të gjithë banorëve të Selenicës e krahinës rreth saj. Me thjeshtësinë e paraqitjes , me butësinë e tij njerëzore, me embëlsinë e komunikimit dashamirës u jepte kuroja dhe shpresë atyre që prisnin me ankth një fletë punësimi, një mundësi strehimi, një të drejtë studimi, të cilat në atë kohë ishin të racionuara me biçak apo hanxharin e luftës së klasave. Më kujtohet se edhe ish të internuarit shkonin padrojtje në post-telegraf të Selenicës sepse gjenin gatishmërinë e dashmirësinë e përgjegjësit të postelegrafës Tomor Mema për t’u sherbyer njëlloj si gjithë qytetarëve të tjerë.

E kujtoj me respekte e mirënjohje të ndjerin Tomor Mema se ishte shumëë dashamirës ndaj jetës time. Kur punoja për të krijuar muzeun e qytetit minator të Selenicës Tomor Mema më ofronte me dashmirësi ndihmesën e tij duke dhuruar relike e fotografi, jepte mendime pozitive për pasurimin e muzeut te minieres me te vjeter te ziftit(serës) ose bitumit që kishte asfaltuar rrugët kryesore të Evpropës, por nuk kishte asfaltuar rrugën Selenicë–Vlorë. Tomor Mema ishte inkurajues, perkrahes i të resë në shoqëri, nuk kishte djallëzi apo hipokrizi.

Në qendrimet e tij karakterizohej nga ndershmeria e virtutet më të mira njerëzore. Ai ishte edhe një përkrahës i veprimtarive kulturore-artistike të shtëpisë së kulturës të qytetit minator të Selenicës. Kur organizoheshin festivale, konkurse, takime midis qendrave të punës, Tomor Mema ishte në krye të grupit të estradës së postelegrafës duke luajtur bukur rolin e burokratit. Më kujtohet humori tij kur para pasqyrës shikonte fytyrën e tij duke reflektuar në formën e monologut një dialog thumbues duke kritikuar tiparet e burokratit.

Qyteti Selenicës

Tomor Mema ishte një sportdashës i futbollit, ishte një interpretues i komentatorëve të shkëlqyer Anton Mazreku e Ismet Bellova, ishte adhurues i ekipit të futbollit “17 nentori” te viteve ’70 te shekullit te kaluar. Ai ishte edhe miku mire i librit artistik i revistës shkenocre “Shkenca dhe Jeta” ,Kishte fituar njohuri mbi teknikën, teknologjinë shkencore sepse kishte mbaruar me rezultate të larta shkollën e mesme teknike Politeknikmin në Tiranë dhe me aftësi diskutonte në rrethin e intelektualve duke fituar admirimin e tyre.

Tomor Mema ishte edhe një prind shembullor në edukimin e arsimimin e fëmijeve të tij. Agena e Merita ish nxënëset e mia ishin të zellshme në mësime e me sjellje shembullore. Tomor Mema “fluturonte nga gëzimi kur djali tij Fatmir Mema mbaroi me rezultate të shkëlqyera gjimnazin dhe në vazhdimësi shkëlqeu edhe në Universitetin e Tiranës në faklutetin ekonomik duke fituar me zotësin e tij gradat shkencore e duke drejtuar edhe dekanatin e fakultetit eknomik me detyrën e zv.dekanit..-

Duke përfunduar këtë shkrim nderoj me respekt kujtimin e drejtuesit të përkushtuar të postelegrafës të qytetit Selenicë Tomor Mema, i cili edhe pse është larguar nga jeta është i paharruar tek familja e tij, tek vëllazëria e tij Mema të cilët e kujtojnë me mall e dhimbje largimin nga jeta të vëllait të dashur Tomor Mema, Vëllait tij mësuesi talentuar Lutfi Mema i ka kushtuar këtë poezi të publikuar në statusin e tij në fejsbuk, të cilin po e bashkrendisë në këtë shkrim modest.

Këtu dhembja nëpër lot noton…

(Vëllait tim, Tomorit, në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta…)

Unë shpesh humbas në ëndërrime
dhe të kujtoj, o vëllai im,
në detin e trazuar me kujtime,
në nota vetmie plot trishtim…
Kur vij në varreza, e humbas,
pikëllimi shpirtin ma dërrmon,
më bën dhembja që të flas përçart,
Fatmira më mban, por vetë loton…
Përreth varresh ka mbirë bar i gjelbër,
mua lot më ke lënë në sy,
unë pa ty kam mbetur si i verbër,
shpirti mpirë, akull, borë e shi…
Unë pa ty kam mbetur si i mjerë,
Tomor, dimër ti më le në shpirt,
unë kam mbetur porsi degë e prerë,
si në ethe e kaloj çdo vit…
Vij, të sjell unë tufa lulesh, yje,
po ti s’ flet, Tomor, vazhdon të heshtësh,
pika lotësh mbi petale bien
dhe më ngjajnë si pikat e vesës…
Ti në gjumë të rëndë po dremit
dhe në vapë, në shi e në të ftohtë,
era nëpër pisha pëshpërit,
nëpër degë cicërojnë ca zogj…

* * *

Mendoj shpesh se çfarë do më thoshje,
kur më the: ” Merr letër edhe laps! ”
Paspak do pushonte zemra jote,
edhe pse unë frymë në buzë të dhashë…
Do të shtyp me forcë unë ty në gjoks,
se pulsi i jetës ka pushuar,
ballin tënd do ta njom me lotë,
Tomor, ti më ike nëpër duar…
Lulet kokën e varën mënjanë
dhe fletët nga era fluturuan…
Përmes lotësh ne kështu na panë
që të dy vëllezër përqafuar…
Në trup mua më kalojnë mornica…
➖ Po ti folëm, o Tomor, një fjalë!
Ja aty ka mbërritur Selenica,
kush të njihte, për ty nis të qajë…

* * *

Lexoj emra në këtë botë që fle,
trishtimi në krahë të tij më merr,
qielli arnuar me ca re,
kujtimet më mbijnë si rrallë herë…
Erdha t’ju takoj, o shokë të vjetër,
u bënë vite që nuk jemi parë,
të mos thoni se jam “bërë tjetër”,
më duket sikur unë ju kam pranë…
Më ngjan jeta si një udhëtim
dhe këtu ky hapi juaj ndali,
ca pëllumba vijnë fluturim,
dridhet dora, bien ca petale..

* * *

Tomor, vij këtu me shpirt të vrarë
dhe kujtoj oazet shpirtit tënd,
oh, sa shumë malli më ka marrë,
si ditar të gjitha sjell ndër mend…
Të dy ecëm rrugëve të jetës
dhe kaluam dallgë të mëdha,
po të ndarë po mbushen 10 vjet,
dhembjet nuk harrohen lehtë, vëlla!
Unë, Fatmira, Aurela vijmë,
me ujë e me lot varrin e lajmë,
na ngjan se në foto sytë të ndrijnë,
se ndarjen e fshijmë me gomë të madhe…
Humor e kujtime do t’i ruajmë,
biem ne në gjumë me emrin tënd,
çdo ndodhi ka një vlerë të çmuar,
pranë të kemi, të sjellim ndër mend…
Humori yt sikur çelte lule,
ndaj të kujtojmë e të sjellim pranë,
se dëshirat të dy bashkë i thurëm,
se ti shokët i kishe të rrallë…
Të gjithë, shokë e miq, nuk të harrojmë,
në çdo bisedë ndrin si yll i zjarrtë
dhe thëniet e tua rikujtojmë:
” kështu,- thosh Tomori, ndjesë pastë!”
Të gjitha, vëlla, nuk i mbaruam,
se ne patëm plot për të thënë,
si qymyr djeg mall i pashteruar,
gjurmë të thella në shpirt na ke lënë…
Ti ishe ndërlidhës shumë i mirë,
për këdo krijoje mundësi,
i palodhur, i thjeshtë, zemërmirë,
se ti bëje vetëm mirësi…
Bie muzgu. Yjet vezullojnë,
varreza mbyll krahët e përgjumur…
Mëngjes, një qyqe nis të vajtojë,
ndoshta qan për vëllanë e humbur…

LUTFI MEMA
Personalitet i Shquar i Arsimit Kombëtar

Selenica e rrethuar nga kodrat buzë lumit Vjosa

Të mirin Tomor Memea e kujtojnë me respkte edhe miiqtë e tij të shumtë që e kishim mik në ditë të vështira. Kujtimi tij është i gjallë!

Nderim e respekte kujtimit të ndritur të mikut tim të paharruar Tomor Mema

Qatip Mara
Nju Jork, 26.06.2020