I lodhur nga jeta e vështirë…

0
471
Bajram Bashota

Bajram Bashota

Këtë mëngjes u zgjova i lodhur nga barra e jetës. E di pse? Nga vjetët që po më rëndojnë mbi shpinë. Nga gjarjet e çdo dite, muaj e viti.
Këtë mëngjes s’u zgjova si mëngjeseve tjera. E dini pse? Nga vujtjet e peripetitë e mia e të popullit tim. Si mos të zgjohem kësi soji kur çdo ditë e çdo vjet më rëndohet mua dhe popullit tim nga një barrë që duhet ta bartim me muaj vite e dekada.

Një herë protesta e demostrata, pasta shty ditë muaj e vite nën diktaturë e armikut, që s’vonoi e na solli luftën e përgjakshme e gjenocidin e pa parë. U terrorizua një poull i tërë, hapën qindra mija varrë të pa fajshme, veç se kërkonin lirinë e pavarësinë. U bënë masakra e masakra anë e kand Kosovës.U çnjerëzuan burra e gra. Hataja ndodhi mbi atdheu e poullin tim.

Bota përparimtare i pa e gjykoi. E ndëshkoi regjimin gjenocidal. I dha denimin e merituar NATO — ja. Kryetari SHBA –së Bill Klinton në një fjalim tha: “Ne u ndihmuam ta fitoni luftën e ju duhet ta ndërtoni paqën!”

E shpallëm edhe pavarësinë.Tani filluam ndërtimi e shtetit më të ri në botë. Bota çoi ndihma e ndihma, donacione nga të gjitha anët e botës ta mëkambim shtetin e ta ndërtojmë.

Po ç’ndodhi? Shumë nga ato ndihma u keqpërdoren dhe nuk ranë fare në duar të poullit. U bë privatizimi më i keq në botë edhe se priste popull me ndërrimin e sistemit punët do të shkonin mbarë. Kalo pasuria shoqërore në duar të njerëzve të pandërgjegjshëm të cilt u bënë milionerë. Popullit ju mbyllën duert e prosperiteti.

Populli po vazhdon po vazhdon me mbi jetesa.
Përspektivë të punësimit s’ka, përspektivë të shkollimi jo. Qeveritë ndërrohen çdo muaj e çdo vjet.Harxhohen miliona për to. Vazhdon avazi i vjetër. Prap dukuri të mbrapshta në klasën politke, prap hajni e korrupcion. Prapë rrëzim qeverishë. Prap hargjime milionash. Nuk ka çare pa u çue ku popull i lodhur e i rraskapitur ani edhe me këtë Coronavirus vdekjaprus nga i cili po presim vdrkjen çdo minut. Deri kurë do të zgjas kjo odisead e popullit tim, njerëz?!