I kujt është Radio Televizioni i Kosovës?

0
745
Peshore - RTK - Luan Asllan Dibrani

Luan Asllan Dibrani Shkruan Luan-Asllan-Dibrani

Mediat për një shoqëri janë baza themelore e informimit mbi ecurinë e zhvillimit te ngjarjeve në atë shoqëri shtet apo komb.
Çdo popull ka mediumet e veta informative, TV-të dhe gazetat, por ato ndahen edhe në atë shtetërore, që është mediumi ma i besueshëm, qe në formë profesionale mbulon informimin në mënyrën e paanshme si në fushën politike, kulturore dhe shkencore.

Parakuptohet se çfarë shtylle e fuqishme mund të jetë kjo për një sistem politik, nëse mediumi shtetëror nuk informon drejt dhe është i një anshëm! Ky medium ka për detyrë dhe obligim profesional, moralo-etik dhe kombëtar të prodhojë një numër të paracaktuar emisionesh e programesh të prodhimit të vendit. Për shkak të natyrës së vet, ai është i obliguar të prodhojë e transmetojë programe e emisione serioze, hulumtuese, kulturoro-historike, edukuese, debate publike e sqaruese në momente te caktuara…

Edhe Kosova ka mediumet e veta, atë shtetëror, si TV qe është e përcaktuar dhe ka obligim ta plotësojë buletinin informativ mbi Kosovë!
Radio Televizioni i Kosovës është institucion publik, i cili për mision ka informimin e drejt dhe të pa anshëm të publikut.

Për fat të keq Radio Televizioni i Kosovës është medium i së keqes, qe as nuk përmbush interesat shoqërore te informimit në kurrë far fushe. Po ashtu edhe programin qe ka, e ka me shumë mangësi, qe i duhet një shoqërie të shendosh mbi zhvillimin e saj!!!

Mediat mund të jenë ndërtuese të shoqërive e kombeve demokratike, por, jo rrallë, ato janë edhe faktori kryesor mbi dezinformimin e shoqërisë, ku si pasojë vjen deri të shkatërrimi dhe krijimi i përçarjes në popull.

Këto ditë shumë delikate dhe kritike me situatën politike në vend, pas mocionit të rrëzimit të ”Qeverisë Kurti dhe Pandemisë Corona Virus” të lenë përshtypjen se është një Televizion partiak dhe i njëanshëm, apo edhe privat i shitur për para në parametra të caktuara!?

Për fat të keq, ka një kohë të gjatë që ky institucion nuk është duke përmbushur misionin e vet, përkundrazi është shndërruar në një propagandues dhe në mënyrë tejet jo profesionale dezinformon dhe keq orienton publikun. Publiku është i dezinformuar me situatën aktuale edhe politikisht sidomos në organizimin e debateve, dhe për gjendjen aktuale në Mitrovicë!…

Një fakt tjetër që dëshmon mungesën totale të profesionalizmit apo dezinformimin e qëllimshëm të publikut është kronika për njoftimin në lajmet qendrore të RTK-së me datën 03.04.2020, që gazetarja u përpiqte ta nxis intervistuesin të flasë nën ndikim e saj të paraqitjes se situatës në formë të shtrembëruar?. –Mundohej të nxiste keqësimin e situatës mbi aktualitetin e gjendjes se Korona Virusit ne këtë kohë.

Televizionet private na informojnë më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK-ja!!!

– Jemi dëshmitarë se për këto ngjarje ma të informuar dhe ma korrekt po tregohen programet private, se sa këto shtetërore qe edhe jeton nga taksapaguesit.

Por, ma më pak buxhet e punëtorë, secili medium privat sot na informon më paanshëm politikisht e profesionalisht se sa RTK-ja. Nga kjo situatë lind pyetja, se i kujt është Radio Televizioni i Kosovës?

Me poshtë po iu sjellim edhe reagimin dhe pakënaqësinë e para disa ditëve edhe nga “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), qe ka kërkuar nga Radio Televizioni i Kosovës (RTK), që t’i ndërpres masat selektive ndaj gazetarëve. Citojmë si më poshtë:

Sipas AGK-së, ka prova të mjaftueshme se ndaj punëtorëve të RTK-së po përdoren standarde të dyfishta. Drejtuesit e këtij mediumi po aplikojnë komisione dhe masa ndëshkuese vetëm ndaj një grupi të caktuar të gazetarëve, përderisa po i mbyllin sytë për rastet serioze të shkeljes së standardeve dhe etikës profesionale dhe cenimit të interesit publik”, – thuhet ndër të tjerash në reagim.

Përkundër faktit që RTK-ja është transmetues publik, në shërbim te të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim të përkatësisë së tyre etnike apo partiake, në disa raste ka shfaqur hapur njëanshmëri politike, madje duke ofenduar subjekte të tjera. I njëjti ka përdorur gjuhë ofenduese edhe ndaj kolegëve të tij siç shënova me lart dhe e ka dënuar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.

Si dëshmi dhe raste tjera janë edhe reagimet paraprake të sindikatave të RTK-së. Ata akuzojnë menaxhmentin për keqmenaxhim e mungesë transparence dhe shprehin dyshime se në RTK, ka edhe shpërdorime e korrupsion. Prandaj, Kryesia e kësaj organizate sindikale u bën thirrje organeve të ndjekjes, që të hetojnë edhe verimet afariste e financiare në RTK-së.

Dyshohet se aty u krijua një hendek i madh duke kaluar ne një TV ma shume familjar e privat se sa shtetëror, duke i përfshirë emrat e të afërmve të bordit të RTK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës me mungese te nivelit profesional, shkollor !!!…

Këto dukuri të korrupsionit, keqmenaxhimit, dhe mungesa e transparencës në procesin e rekrutimit dhe punësimit në RTK, janë potencuar edhe në Raportin e Progresit për Kosovën, të këtij viti të Komisionit Evropian.

Prandaj gjithë këto reagime janë shumë argumente të fuqishme se edhe ky bord i RTK-së tashmë është në rangun ma të lartë të dyshimit se duhet të ngriten shqetësimet edhe tek organet gjegjëse të drejtësisë, të ndërhyjnë sa më parë ngase gjendja është shumë alarmuese dhe skandaloze!!!