Ina-online.net, 15/11/2019
Ambasadori Richard Grenell, i dërguari presidencial amerikan për bisedimet Kosovë – Serbi, tha të enjten se e mirëpret nismën për “Shëngenin ballkanik”, duke theksuar se kjo nismë mund të jetë e suksesshme, nëse përfshihen të gjithë në rajon, përfshirë edhe Kosovën.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e internetit të ambasadës amerikane në Berlin, thuhet se “ne mirëpresim nismën për “mini-Shengenin” e Ballkanit Perëndimor si një mënyrë për të filluar lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave. Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës.
Administrata Trump është e përqendruar për të ndihmuar gjithë rajonin që të krijojë mundësi ekonomike dhe punë për të rinjtë”, thuhet në deklaratë. (INA)