Ilir Muharremi, kritik i artit
Kjo përformancë nga artisti I Am I e prezantuar më 26 dhjetor ka për qëllim ricaktimin e datës për Konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Pse mbanë në dorë artisti gjarprin të shtrënguar në kokë? Ai i referohet presidentit Hashim Thaçi si arsye e nofkës së tij gjatë luftës dhe pas luftës “Gjarpri”.
Gjarpri në këtë rast nuk është mbrojtës i shtëpisë ashtu siç e koncepton mitologjia ose të Ilirët mbret i nën tokës. Ky gjarpër te ne nuk është mbrojtës i shtetit tonë, por helmues, i rrezikshëm, dashakeqës, me pickimet e tij na e ka shkatërru edhe krenarinë.
Si u hoq helmi i këtij gjarpëri? Artisti këtë e tregon me 6 tetor në prag të zgjedhjeve. Gjarpri mbeti vetëm opozitë e pakënaqur.
Pse e shtyp artisti gjarprin në kokë, shkak që qytetarët ja drodhën kokën me 6 tetor. Pastaj simbol tjetër është gota në të cilen ndodhet helmi i hequr nga gjarpri.
Artisti në fanelën e tij ka gjarprin rreth kufijëve të Kosovës i cili gjuhën e mbanë jashtë ka pjesa e Mitrovicës së veriut si arsye e shkëmbimit të territoreve. Këmbët i ka të zgjidhura.
Gjarprit helmin duhet t’ia heqësh ende pa ja dëgjuar zilen. Te kjo përformancë është forca, liria, dhe artisti si dragua nuk mund të vdes nga helmi i gjarpërit.