Huqet politike (shqiptare)

0
657

Pavarësia e Kosovës, Edi Rama erdhi në Prishtinë, ndërsa Lulzim Basha mbeti në Tiranë, që të përgatisë protestën e radhës…!

Të gjithë e kemi thënë se erdhi koha shqiptare në Ballkan! Pas dyqind vjetësh të luftës së brezave shqiptarë për Liri dhe Pavarësi, 17 shkurti 2008 u bë realitet përpjekja shekullore për Republikën e Kosovës!

Sot Kosova pati festë kombëtare, festoi 11 vjetorin e pavarësisë dhe shtetndërtimin. Prishtina e veshur me flamuj shtetërorë dhe kombëtar, priti mysafirët e vet nga Amerika, Anglia dhe Shqipëria, që kishin ardhur të urojnë Festën e Pavarësisë.

Në Prishtinë, erdhi kryeministri shqiptar Edi Rama, ndërsa në Tiranë kishte mbetur Lulzim Basha(PD), që të përgatis protestën e radhës në rrugët dhe bulevardin e Tiranës, aty përballë godinës qeveritare.

Lulzim Basha nuk erdhi në Prishtinë për fastën e madhe kombëtare të Republikës së Kosovës. Ishte i zënë kanë thënë në selinë blu të PD-së në Tiranë(!):

Pse kaq të armiqësuar Edi Rama-Lulzim Basha…? Jeta politike (pluraliste) me kodet e njohura të demokracisë, dikush vjen në pozitë e dikush në opozitë parlamentare. Çfarë të keqe ka kjo, lutemi na thuani ju në Tiranë, edhe ti Lulzim Basha, që, këtë punën politike dhe shijen tuaj për pushtet e keni marrë si më siklet të madh (politik)!

Lulzim Basha nuk erdhe në Prishtinë, as ti e as Berisha, as deputetët e PD-së në parlamentin e Shqipërisë… që të uroni për vëllazërit për Republikën e Kosovës. Nuk erdhe Lul dhe bëre keq, u bëre burrë i ligë, pse nuk erdhe sot në Prishtinë…?!

Në vend që korpusi politik shqiptar të jenë të bashkuar, ata në frontet e “luftës” për pushtet janë bërë pikë e pesë dhe, si të them kanë harruar vetën, kanë harruar për përgjegjësinë që kanë ndaj kombit dhe atdheut shqiptar!

Lulzim Basha pse sot nuk erdhe në Prishtinë…?

Çikago, 17 shkurt 2019


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]