Humbja Nanës…

0
980

Flutura Kuqani Malo

fragment Jeta Lules…

Ishte java e fundit e gushtit….dhe te xetit ate vit kishte ken i tepruem dhe plot lageshti… frutat ne oborr ishin harlise si asnjihere…
tanda e rrushit kallmet kishte ba vile gjigande qe s’mbaheshin mend prej kohesh… fiku tivaras tek fundi i oborrit mbi porten gjigande ngjyre kafe me numrin e shpise 52… ishte i mbushun… ate vit kishte prodhime te bodhshme, e shpesh kur vjelnin frutat… i jati Lules mbushte koshat e shportat dhe ja dhuronte kojshive… me kenaqesi, shpirti tij kishte veç bollekun ne rranjet e tij…

Ate nadje Lulja mori shporten e saj te kashtes ne forme kuadrate qe i kishin fale ne Vrith kur ishte e vogel dhe e ruente me kujdes ( Vrithi nje katund afer Razmet, shporten e kish ba Mirashi nje mik i familjes qe e kish punue me duert e tija dhe pse nuk shifte e ishte qorr, ku ajo kishte kalue gjithe verat e fminise ne ato toka te bekueme te Malsise Madhe)…

Keshtu filloj ta mbushte me frutat e pjekun, tuj i zgjedhe kokerr per kokerr dhe tuj pa me admirim pjekjen e bukur e plasaritjet e lekures e mahnitun si shperdaheshin nder deget e pemve, nje pamje e admirueshme prodhimtarijet. …zbriti, mori shkallen dhe keputi dhe dy vile te medha rrushit te zi kallmet… donte me ja vendos nanes ne tabake ti shikjonte se do gzohej…

Donte qe te hante diçka substancioze, se kish dy dite qe nuk ndigjote me fute gja ne goje nga qe kishte shume vishtersi kaperdimjen e preferonte mos me hanger me evitue dhimbjet e forta… semundja po perparonte tmerrsisht shpejt… pothuejse nga dita ne dite situata ndryshonte e keqsohej…

Kishte provue me i pregatit supe me mish, me zarzavade, me i shtryll fruta… por e dinte mire se ato ishin te pakta per semundjen e saj… e i erdhi ideja ti shtryllte pak rrush… se nanes i pelqente mushti shume… kushedi do e pinte?…

Ju ngjit shkallave me gzim….hyri ne guzhine e filloj… te pastronte kokrrat e ti shtryllte me duer, langu i kuq mbushi enen, aroma mbushi guzhinen… ajo u gzue qe ishte i pjekun mire …edhe langu do delte i shijshem.

Ndersa po pregatiste mushtin, ndjeu se dera oborrit u hap dhe baba me doktoreshen Terezina Sumen po ju ngjitshin shkallave……ajo ishte kushrina e Drites, e shume here Lulja e kish pa ne shpine e saj, e kishte shkue me nanen per vizite tek shpija tyne ne Perash.
U pershndetne….e nana me gjyse zanit i spjegoj problemet e saj, e vizitoj mire………dhe u ul prane saj ne poltrone me fole pak…… por Drita mezi fliste…..e zani i delte me hope……e sforcohej me formulue fjalite……

Lulja me tabake ne dore… me kafe te fresket dhe nje gote limonate ju afrue…..tuj shikue doktoreshen me besimin e plote se do bante mrekulli dhe ajo do shndoshte te amen……por heshti kur pau syte e saj….ku nuk arriti te deshifronte shprehjen dhe u akullue…..nje frike e pafund e pushtoj te tanen….ishte e ejtja e 30 gushtit, vendosi tabaken mbi tavolinen ne forme katrore arret te daltueme nga mjeshtri Cin Daija dhe iku ne guzhine mbasi u pershndet……tuj pershkue koridorin e gjate drejt guzhines e shterngoj zemra fort…..e ndjeu nje dhimbje t’madhe…..ç’ka nuk pershkoj menden ate moment…..si kishte mundsi qe nana do e braktiste, baben e ate?

Mbasi doli doktoresha shkoj tek e ama dhe u mundue ti jepte langun e mushtit te sapo bame……mbrriti dhe Jaku infermieri, kojshija e miku familjes……qe i vendosi serumin……e nana s’foli per here te pare ate jave e shikoj ne heshtje e buzeqeshi me syte e kaltert mahnites…..per ta falnderue……ishte shume e lodhun…

Dita vazhdoj e trishte, plot vizita e hymje e dalje, ate darke nana nuk hapi syte……vetem shterngonte me njenen dore doren e babes……e me tjetren ate te Lules kur i s hkonte prane dhe e lemonte……e lotet cepave te synit rreshqisnin te ngrohta…….floket pak te thinjuna sikur ishin zbardh ate jave…..ajo qe i kushtonte aq kujdes…..tashme sikur i kish harrue…..ftyra delikate i shndriste dhe ndojhere ngerdheshej nga dhimbjet por dhe ashtu nobilteti saj te vriste…….

Ne darke Lulja e lavi e vendosi ne shtratin e te jatit…..e krehu dhe ajo e shikjoj ne sy……dhe i puthi duert…..e shtoj me zanin e çjerrun :

– Ma ban hallall bije, je teper e re me ba ysmet nje plake si une- dhe heshti……
Lulja e shikjoj me dashni, e mori nder krahe hopa dhe e vendosi ne shtrat, trupi saj ishte i lehte si nji gjeth, ja vuni duert rreth qafes e shterngoj shume, e kur ajo u perkul mbi shtrat me i kerkue mos donte gja…..ajo shtoj:

– Kurr s’kishe mendue se do me trajtojshe kshtu, e do me hatrojsh kaq shume, e une kam pase raste qe jam ken e eger me ty, ti ishe gjithnji femi i ndijshem dhe e brishte, me fal Lule, me fal shpirti nanes-
Lulja e shikjoj me amelcine e saj e nuk foli…

Tuj ju afrue deres i tha:
-Çka kam me te fale nane……une duhet me te falnderue ty…sa te jem gjalle…..qe me rrite e me bane njeri- e u kthye hovshem dhe e perqafoj…….ndjeu se diçka ishte shkput nana ishte e heshtun…..nuk fliste, merrte fryme me zor….e I ferkoj duert……ajo nuk reagoj…..nuk foli…..vetem lote te pafund çurk delshin nga syte…..Lulja u rrrotullue me pa a kish te jatin afer……s’deshironte qe ai te ishte prezent ne kte skene……luti Zotin mos ta ndigjonte dhe u ul prane saj tuj i lmue ballin…….e tuj u mundue me i dhane force…

Te nesermen Drita e mori vedin……doktoresha babes nder shkalle i kish thane ka ditet e numrueme, Stefani kish mendue mos ti tregonte Lules, e ishte ndry ne studjon e tij tuj ba bilancet e jetes ne pesedhjet vjet me ate grue fantastike……qe i kish dhurue gjithe boten qe ai kishte andrrue……e sot ishte kthye nje grusht grue….prej smundjes…..e kur Lulja i trokiti lehtaz ne dhome me i tregue se nana po pushonte, ai kishte para albumin e fotove te rinise……nje jete te tane…..ne pllambe te dores…..e ai kerkonte ta shterngonte mos ti ikte……por jeta e saj sapo kish nise fluturimin e gjate drejt qiellit…..

Dita e 31 gushtit zbardhi tek kryet e nanes me Tezen Roze….nje mike te shtrejte te familjes, nje grue qe e deshti shume….dhe pse diferenca e moshes ishte e madhe…..ajo s’e la nji minut vetem prane saj duke i sherbye, i jati pushonte, e nana kerkoj nji kafe……qe e mori me qejf….e shpresat u rikthyen….e filluen te fluturojne perreth shpise…

Mbas pak Lulja doli… e la n’duer te sigurta e i duhej te mendonte per shume gjana… shkoj tek rrobaqepsja Vitorja tek rruga 11 Janari, ajo ishte kushrina e nanes…..tek kepucet me porosi… blevi kafe…..raki, dhe u kthye ne shpi, u fut hajnisht ne aher… e mshehi pazarin…..kishte vendos gjithçka vetem si nje zoje e mire shpijet… baba ishte i trazuem…duhet te qetsohej mendoj… e filloj te pastronte shpine, lyvi guzhinen vete, a lau xhamat, mbrriti dhe Pina shoqja nanes i filloj te bante humor e te tregonte barcaleta, tuj kerkue ti bante shoqni……ma vone u duk dhe Frici djali Pines… dhe ajo me gjysem zani i tha…:
-Mos u shkangullo tuj pa kte fare bukurijet gjyse te zhdeshun – e vuni buzen ne gaz… te gjithe qeshme… e u kthye nje vel i holle alegrijet.
Ajo kishte gjithmone me humor…..kjo ane e saj i kishte mbajt shpirtin gjalle, ne gjithe ato goditje te rregjimit, kur i trasferuen ne katundet ma te humbuna te Kukesit ku edhe u smue, ne katundin e Trushit…ku shkonte e kthente kambe cdo dite……ajo kish superue me moral te nalte e humor cdo vishteris te jetes….……
Po mbaronte dita e fundit e gushtit, Lulja pregatiti darken dhe ul mes saj dhe te jatit, te dy te shtrime, nana qe luftonte me jeten qe ikte…..e baba qe vazhdonte te shterngonte jeten….mos ta braktiste ne pleqni te madhe……dhe mendohej…..
Lulja zbardhi aty ne ate cep te shtrati ne mes tyne……nga mjesi heret nana filloj te fliste….kerkoj baben, mue, ishte koshiente…..e na puthi duert……e me sy na falnderoj……E terhoqi Lulen drejt vetes dhe me za te fikun i la amanet te shoqin……..Stefani mbajti vedin por trupi i dridhej, ai burre shtatdhjevjeçar dridhej si thupra…….e Lulja ndjeu nje dhimbe te madhe ne gjoks……do mbeste jetime per nane…..por duhej te bahej e forte…..se baba ishte shume i debult……duhej ti qendronte prane….e ajo ishte aq e re, aq e pa eksperience……
Ishte mjesi 1 shtatorit…….i vitit 1978……per here te pare ne jeten e saj u ndi e madhe, ish rritun mbrenda nje nate, e u ndi Zoje shpijet e shpervjeli mang’t e filloj sistemimin e organizimin e çdo gjajet, neser kishte nje funeral……duhej te lajmeronte fare e fisin, shoqnine e miqesine, ndau gjithe detyrat….e ulun perballe saj ajo u ndi ma vetem se kurre…..kjo do ishte hapi i pare, fillimi i kalvarit te jetes saj………mbaruen ditet pa emndime…..kish hy ne nje faze te re e t’vshtire.
Ku shtrihej Drita perreth kishte paqe…..e Lulja e veshun e tana ne te zeza, me vel,….aty tek kryet e vajtoj…I foli me fjalet e zemres…….pershkruvi jeten e saj, vuejtjet, gzimet, por i kjau zemra per ate grusht plak qe shikjonte me nji shikim te trembun………….Aty kuptoj se per fmine…nana s’ka moshe kurr……….
Kur u kthyn nga vorrezat…….Jola qeni bardhe i Drites…..ishte nen shtratin e saj dhe nuk delte……., u ul ne gjuj dhe filloj ta merrte me te mire, ishte e kote nuk lvizte, i mungonte e ZOJA………mbas dy ditesh po ne ate pozicion kish ndrrue jete…….

Lady D…
Pushosh ne paqe …
princesha e popullit…
Ma ne fund kan vendos….
te dhurojne qetsine qe te takon…
Ate qe ta moren… tinzisht,
me mbylljen e Mauzoleut …
plot 16 vjet qe mungon… Sot
Por ti mbetesh …
ne zemrat e te gjitheve si
Princesha malinkonike… e trishte…