Hoxhallarët tonë, duhet të distancohen nga çdo lidhje me islamin e vendeve tjera!

1
749

Skender Jashari

Nevojitet:
Të distancohen nga, të mos identifikohen me, të mos bashkëpërgjegjësohen me, të mos influencohet nga, të ms arsyetojnë aktet e, të shkëpusin lidhje me, të mos studiojnë në, të mos pranohen fonde gjoja humanitare nga, etj vendet islamike, si Turqia, Bosnja, Arabia Saudite, Egjipti dhe gjitha vendet tjera, që Fenë Islame e instrumentalizojnë si mjet për politikën e tyre të jashtme influencuese-ekspansioniste! Derisa Republika e Kosovës, ka Fakultetin e Shekncave Islame, hoxhallarët e vetëm të pranuar për Atdheun tonë, të jenë të diplomuarit e këtij Fakulteti. Madje literaturat që përdoren në këtë fakultet të jenë vendore dhe jo nga vendet e sipërthëna!

Të ndalohet çdo predikim, lavdërim, përkujtim, nderim, të historisë së huaj( turke, boshnjake, arabe, etj), të figurave të huaja historike, të pushtuesve( sidomos Perandorisë Osmane), të terroristëve islamik, të Xhihadit-Luftës për Islam, të trajtohet-predikohet feja vetëm në përputhje me rrethanat në Vendin tonë!

Arsyeja:
Që nga akti terrorist i 11 shtator 2001, në tërë botën shihet që kur flitet për terrorizëm, automatikisht nënkuptohet pra identifikohet me terrorizmin islamik1. Edhe përkundër faktit që tentohet në vazhdimësi të bëhet dallimi duke mos e lidhur terrorizmin në botë me fenë islame! Islami pas 11 shtatorit 2001, u vendos në qendër të vëmendjes, në ndërlidhjen në mes religjionit dhe terrorizmit, pasiqë sulmet terroriste me vetëvrasje nga viti 1981 deri në mars 2008, ishin 2000 raste më shumë, e të cilat shumica i atribuoheshin xhihadistëve islamik2. Krahasuar në aspektin sasiorë, nga viti 1968, deri në vitin 2005, organizatat terroriste islamike janë përgjegjëse për 86.9% të viktimave si dhe për 93.6% të të gjitha akteve terroriste3.

Terrorizmi trajtohet si kërcënim global, në veçanti terrorizmi islamik ( p.sh në vitin 2007 në vendet e BE-së, ishin kryer 256 akte terroriste nga terroristët islamik, krahasuar me aktet terroriste të seperatistëve që ishin 226 raste). Organizatat terroriste islamike, kanë kryer numrin më të madh të akteve terroriste kundër vendeve të Europës Perëndimore dhe SHBA-së4. Europa është më e kërcënuar nga terrorizmi islamik5, e njejta shihet edhe në kohët e fundit.

Si gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, grupe terroriste, me bindje leniniste-marksiste dhe islamike, kishin mbështetjen nga Bashkimi Sovjetik, të cilat i përdorte për luftë speciale kundër botës demokratike, e njejta praktikë e luftës së tillë vërehet edhe në kohët e fundit: përdorimi i refugjatëve islamik( Sirian, Irakian etj), për të shkatërru strukturat politike, juridike, ekonomike dhe sociale të Bashkimit Europian, madje brenda turmave të refugjatëve disa qindra terrorist dhe të dyshuar për terrorizëm kanë arritur të hyjnë në vendet e Bashkimit Europian, madje disa dhjetra akte terroriste janë kryer nga ta!

Sipas statistikave në vitin 2011, krahasuar me vitin 2002, numri i akteve terroriste në botë është rritur për 234%6, dhe sesa e rrezikshme është kjo dukuri më mirë mund të vërehet që në vitin 2000, nga aktet terroriste vdiqën 3.320 persona, kurse në vitin 2014 vdiqën 32.685 njerëz7. Grupet operative terroriste, në vitet 2002-2011, në të shumtën e akteve terroriste, vepruan me më pak se 10 terrorist, derisa aktet terroriste i kanë kryer me sukses, që sjellej nga 89-97%, kurse në vitin 2011, është 90.7%8.

Në vitet 2002-2011, viktimat e akteve terroriste në botë ishin: 29% qytetarët dhe prona e tyre private, 20 % të tjerët, 17% qeveritarët, 14% policët, 10% biznesmenët (e që në të shumtën e rasteve aktet kundër tyre bëhen me qëllim të përfitimit material), derisa si viktimë vetëm në 4 % të rasteve janë ushtarakët. Në të gjitha vendet e botës, në të cilat kanë ndodhur sulmet terroriste, në vitet 2001-2011, më së paku janë atakuar forcat
ushtarake, kurse qytetarët dhe prona e tyre, më së shumti kanë qenë objekt sulmi9.

Viktimat e rrëmbimit-marrjes peng, nga organizatat terroriste, edhe pas vitit 2011 (pra prill 2013 deri në fund të 2015), nga ISIS (si organizata më famëkeqe) ishin në 39% të rasteve qytetarët dhe prona private, ku më shumë se 6.100 qytetarë janë rrëmby-mbajtur peng, prej tyre rreth 1200 janë liruar (që tregon një shifër alarmante)10.

Reflektimi në Atdheun tonë:
Duke i pa gjitha specifikat e mësipërme, që në botë shihet feja islame si feja e vetme që ende është motiv në shumë akte terroriste dhe konflikte të armatosura. Pra feja islame është njëra ndër tre a më shumë arsyet kryesore, të 67 % të konflikteve, duke luajtur rol të rëndësishëm, sidomos në krijimin e sistemeve me qeverisje islamike, veçmas në vendet e Afrikës Veriore dhe Perëndimore si dhe në vendet e Lindjes së Mesme11. Derisa motivi mbizotërues në aktet terroriste në botë, në vitet 2002-2011, mbetet ai fetar, i përfaqësuar nga grupet terroriste islamike12.

Madje motivet fetare,si motive që ndërlidhen me konfliktet, në fillimvitet 1990, u shfaqën,sirezultat i shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik dhe komunizmit në vendet e Europës lindore, e më së shumti u shpreh në ish-Jugosllavi( në Bosnje e Hercegovinë ku boshnjakët luftonin për islam dhe serbët për Kishën Ortodokse Serbe dhe Kosovë ku Serbët luftonin për Kishën Ortodokse Serbe dhe Qeveritarët e Serbisë tentonin t’ia mveshnin Shqipëtarëve gjoja se luftonin për islam, por që nuk e arritën madje as me infiltrimin e xhihadistëve-muxhahedinëve gjatë vitit 1998 të arrestuar në Shqipëri), por edhe në ish-republikat e Bashkimit Sovjetik13.

Historia jonë Kombëtare, tregon që elaboratet si Naçertania, Megali Idea, elaboratet ruse etj, shihnin që përmes Islamit, të shpërngulen, asimilohen, pushtohen dhe coptohen e sundohen Trojet Shqipëtare!

Andaj Shqipëtarët e besimit islam, së paku ta krijojnë doktrinën islame Shqipëtare( siç i kanë Turqia, Bosnja, Egjipti, Arabia Saudite etj), e jo të varen nga Interpretimi i Islamit prej Turqisë, Bosnjës, Egjiptit, Arabisë Saudite etj! Derisa të gjitha këto vende e bëjnë Interpretimin e Kuranit për vendin e vetë, atëherë edhe Shqipëtarët e besimit islam do duhej ta bënin të njejtën gjë, e mos të varen nga interpretimi turk, arabë etj!

Më: 12.12.2017

Skender Jasharii burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shënime:
1. https://www.usip.org/sites/default/files/PWJan2006.pdf faqe 1, (20.05.2017).
2. Sara Silvestri and James Mayall FBA: The Role of Religion in Conflict and Peacebuilding, The Britich Academy,
2015, faqe 21.
3. Po aty, faqe 23.
4. EU Terrorism situation and trend report 2007 faqe 14.
5. http://www.ffi.no/no/Rapporter/04-01146.pdf faqe 21-24 dhe 89, http://www.ffi.no/no/Rapporter/04-01146.pdf faqe 18-27. (20.05.2017).
6. http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 23, (20.05.2017).
7. http://economicsandpeace.org/wp-content/uploads/2015/11/Global-Terrorism-Index-2015.pdf faqe 2, (20.05.2017).
8. http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 23,(20.05.2017).
9. http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 26,(20.05.2017).
10. http://www.start.umd.edu/pubs/START_IslamicStateTerrorismPatterns_BackgroundReport_Aug2016.pdf faqe 6,
(20.05.2017).
11. http://visionofhumanity.org/app/uploads/2017/04/Peace-and-Religion-Report.pdf faqe 8, (20.05.2017)
12. http://reliefweb.int/sites/reliefweb.int/files/resources/2012-Global-Terrorism-Index-Report.pdf faqe 33, (20.05.2017)
13. Presented at the “Rebuilding Nation Building” Symposium at Case Western Reserve University School of Law, cosponsored by the Frederick K. Cox International Law Center, and the Center for the Interdisciplinary Study of Conflict
& Dispute Resolution, on Friday, Apr. 8, 2005.

1 KOMENT

  1. I nderuari Musliman Skender al Jasharoglu,

    Se pari duhet te e kuptosh se nuk ka HOXHALLAR TONE, por ka Hoxhallar Musliman.
    Islami ndalon kombe dmth ndolon edhe KOMBIN SHQIPTAR.
    Musliman mund te jesh vetem i bazuar ne librin e biznismenit dhe pedofilit paranoik Muhamet, qe e botoi librin e tij Kuran.

    Ne Kosove jane afersisht 30 deri 33 mije Musliman, prej te cileve me prejardhje SHQIPTARE jane afersisht 24 deri 25 mije Musliman, dhe eshte qeshtje dhe e drejte e tyre te praktikojne islamin ne cilin do verzion te tyre Kuranik. Per neve SHQIPTAREVE nuk ka rendesi se ne qfar verzioni muslimani e praktikon religjionin e tij… mund te jete Musliman Turqelik, Harapik, Zimbabvian, Franqez, Serbian, Bosnian, Rusian, Iranian, Jemenian, Saudian, etj… eshte e drejte e Muslimanit.

    Ne qe jemi SHQIPTAR dmth 98% te popullates se Kosoves, ne folim SHQIP, jetojme SHQIP, kemi flamurin etnik SHQIPTAR, dhe flamurin administrative te Kosoves, kemi HISTORINE SHQIPTARE, kemi veshembathjen SHQIPTARE, dhe AMERIKANO/ Europianoperendimore… dmth jemi SHQIPTAR… dhe mjafton te vazhdojme te jemi SHQIPTAR.

    SHQIPTARET qe u konvertuan ne Musliman iu qofte rruga e mbare, dhe ju deshirojme sherim sa me te shpejt nga diagnoza e quajtur Musliman.

    Ndersa ti i nderuari musliman Skender al Jasharoglu, se pari nderroje emrin nga araboturqelisht ne SHQIP, e pastaj na tregon neve SHQIPTAREVE se qka te bejme.

    Une e kam pase emrin MAHMUUUT GLLAVURDA ndersa ne vitin 2009 e nderrova ne DARDAN GASHI… 32 Euro…

Komentet janë mbyllur.