Gani Mehmetaj, 17 nëntor 2017
Pas botimit të shkrimit “Hoxha i madh i Pejës: Të lutesh serbisht e arabisht nuk është haram, por të lutesh shqip të djeg zjarri i xhehnemit!”, disa ma kërkojnë t’ia bëjë publik emrin. Hoxhës nuk ia dinim emrin as atëherë, nuk ia di emrin as sot.
Para disa muajsh kur e bëja gati librin “Shpërfytyrimi i islamit” shkova në Pejë dhe i pyeta disa bashkëmoshatarë të mi, i pyeta edhe disa më të vjetër, madje kolegu im nga Radio Prishtina po ashtu ia mbante mend vetëm emrin Hoxha i madh, por jo më shumë. Askush nuk i dinte, a pati emër të vërtetë.
E di që ka qenë sllav, me duket nga Serbia, por që BIK-u i Pejës i bënte reklamë të madhe në vitin 1970-71, duke e quajtur hoxhë të dijshëm e evlia.
– Çka tha, e pata pyetur kushëririn tim të moçëm me ironi, pasi doli nga xhamia e me tregonte për te, sepse e dija që i afërmi im pos shqipes nuk e dinte asnjë gjuhë tjetër.
– Çka tha nuk e di, por rrastë e tha, – mu përgjigj me mburrje, i gatshëm të zihej me mua, në mbrojtje të tij.
Gani Al Mehmetoglu,
Te gjithe hoxhallaret jane antishqiptar… dhe nuk ka aspak rendesi prejardhja e tyre kombetare… sepse ISLAMI ndalon kombet… dmth ndalon kombin SHQIPTAR… ti akoma mendon se ka hoxhe te mire dhe hoxhe te keq, dhe hoxhe mesatar… joooo.
Te gjithe jane ANTISHQIPTAR. Nuk ka asnje SHQIPTAR qe eshte Musliman dhe nuk ka asnje Musliman qe eshte SHQIPTAR…
P.S. nderroje ate emer hoxhikistik…
Komentet janë mbyllur.