HOVE ÇASTESH ME ÇAMËT NË KLOGJER – poezi nga Rrustem Geci

0
1103
Harta e Çamërisë

HOVE ÇASTESH ME ÇAMËT NË KLOGJER

1.
Ata që i mbijetuan gjenocidit grek
çamët për çdo të masakruar mbollën
nga një ulli.Që heshtja të mos i vras
plagët e pambyllura të Çamërisë!..

2.
Me hirin e zjarrtë të duarve të tokës
po i këndoj të dashurës sime çame
i këndoj ullirit që di të rrojë i zgjuar
dhe vajit të varreve të mbetur jetim

3.
Çamëri, më e përgjakura këngë shqiptare
në Klogjer unë piva vesë nga fletët e ullirit
të lashtë. Me Çamërinë atdheu ynë i ka tre
dete, dhe 10-tëra qytete; si Janina dhe Arta

4.
Çamëri, do bëj ma shumë s´e ç´kam bërë
se prapa janë miliona të palindur që na
vijnë pas. Zemër, nuk je vetëm t´i që qan
shpirt, me ty tani jemi të gjithë shqiptarët

5.
Çamëri, jam lindur tek burimi yt i shenjtë
tek ai burim ku nëna ime mua më bekoi
ah, si do të dehem midis tre detërave
duke ia thënë himnit tim,… në çamçe !…

6.
Çamëri, më shkruaj në një fije të barit
aty ku rrënja krijon prushin e tokës
aty është dhéu im ku duhet do të vdes
aty është dhéu im ku unë do të lindem!..

7.
Në tërë këtë zbrazëti të paanë toke
po i hedh në ajër poezitë e mia
le t´i merr era, le t´i marrin malet
unë jam ayt, ku do të jeni dhe ju!

8.
Këto flakë poezish të përzgjedhura
do të shpërndahen nëpër kohë
me erën dhe vesën e mëngjesit
me shpirtin e urtë të brutëve tanë!..

Rrustem Geci – KLOGJER ( Çamëri e vogël ), 03.09.2016