HOTI U DORZU PARA VUÇIQIT

0
418
Takimi - ks-srb - Uashington

Nga Binak MAXHARRAJ

Është dijtë se Kosova shkon në Uashington me njerëz qyqana, njerez pa dinjitet, njerez qe nuk ngulin këmbë kur është afti i Kosovës, pra qoftë edhe ne takimin në Shtepin e Bardhë ne Uashington.

Kjo u pa sot ne takimin e pare midis te dy delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë. Dokumenti i parë kishte te bënte me Normalizimin ekonomik, temë shumë e përgjithësuar dhe e pa kapshme në teresinë e saj.

Por nderkohë, siç e kamë thane shpesh ne prononcimet e mija se në këtë takim do te dalin edhe dokumente tjera siç thuhet “nen dorë” të karakterit politik.

Dhe kjo doli për fushe, siç thotë populli.
Dhe së shpejti sipas mediave te dy delegacioneve iu servu edhe dokumenti tjetër prej 16 pikësh, ku ne pikën 10 shkruante decitivishtë:
Të dy palet janë te përkushtuara në njohjën reciproke, mbrojtjen e pakicave etnike, këthimin, zgjedhjën e statusit te individeve dhe pajtohën qe te dyja palët te hapin zyra mbrojtje dhe raporte vjetore për te drejtat e pakicave”. E qartë.

Fjalia: “Të dy palët janë të përkushtuara në njohjën reciproke…” – fjali kjo e cila e tmerroi delegacionin e Serbisë.

Por presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq kategorikishte e kishte refuzuar si të papranueshme për Serbinë njohjën e Kosovës. Sipas Vuçiqit pala amerikane paska heqë dorë nga kjo pike.

Po si reagimi i delegacionit te Kosovës qele gurë gojën, po pse nuk reagoi edhe kryemnistri Hoti qe kjo pike te mbetet, kur dihet qe shumë kohë Hoti e thotë se qellimi i delegacionit te Kosovës është njohja e Kosovës.

Pse delegacioni i Kosovës ne krye me Avdullah Hotin u dorezue kaq lehtë para presidnetit te Serbisë Aleksandër Vuçiq?
Pse Hoti nuk reagoi dhe nuk insistoi fare qe njohja te mbetet sip pike për diskutim, sepse ai ishte dështë qe ti thotë Vuçiqit se mareveshja finale nuk ka kuptim pa njohjën reciproke.

Atehere për çfarë kanë shkuar ne Uashington kur më mareveshjën finale nuk parashihet dhe nuk insistohet ne njohjën reciproke.
Pra, ky është ai delegacioni për te cilin disa here kamë thane në prononcimet e mia se nuk e ka guximin, nuk është i aftë as politikisht e as prifesionalisht ti kundërvehet delegacionit te Serbisë.