HOMAZHE PËR NDER TË DËSHMORËVE TË SHKOLLËS SHQIPE

0
1049

Nuradin Imeraj, MË 31 JANAR 2019

N J O F T I M

Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës së Istogut dhe më gjêrë se më datën 31 janar 2019 ( e enjte) në orën 11.00 do të bëhen homazhe te lapidari i Dëshmorëve të Shkollës Shqipe në fshatin Uçë komuna e Istogut.

Më 31 janar të vitit 1992 duke mbrojtur shkollen shqipe atherë kur mësimi mbahej nëpër shtëpi – shkolla këta burra në përleshje fyt a fyt me milicinë gjakatare serbe nxoren nga kthetrat e tyre nxënësit tonë që milicia i kishte kindapu në makinat e tyre “Niva” por të pa armatosur nuk munden të ju mbijetojnë plumvave të tyre dhe ranë heroikisht duke kryer misionin e tyre të shenjtë mbrojtjen e shkollës shqipe.

Ftojmë të gjithë mësimdhënësit e komunës tonë që për një orë ta shkurtojnë grevën në arsim dhe të vijnë të bëjnë homazhe për nder të sakrificës deri në vetmohim të këtyre burrave të kombit.

Ju njoftojmë se për shkak të Grevave në arsim e shpallur nga SBASHKU nxënësit kanë mungu në mësim dhe ishim të pa mundur që të organizojmë program kulturo-zbavitës në Shkollë.

LAVDI DËSHMORËVE UNIKAT QÊ RANË PËR MOS TU MBYLLË SHKOLLAT SHQIPE PËR ASNJË ÇMIM.

Nga Këshilli organizativ i SHMU “Tre Dëshmorët e Shkollës Shqipe”

Uçë më 29 janar 2019

Dërgoi për publikim, Milazim Kadriu, gazetar