HOMAZH PËR TË AMSHUESHMIN SHKRIMTARIN DHE GAZETARIN E MIRËNJOHUR SHQIPTAR, RROK BERISHËN

0
600
Lekë Mrijaj - Fran Tanushi - homazh

Shkruan: Lekë Mrijaj

Sot, para afro dy orësh sapo morëm vesh se nga një sëmundje e shkurtër është shuar nga kjo jetë miku ynë i çmuar, shkrimtari e gazetari i mirënjohur shqiptar Rrok Berisha.

I ndjeri Rrok Berisha, ka dhënë një kontribut të madh në rrafshin kombëtar, çlirimtar e gazetari, njëkohësisht ai ishte mjaft energjik e karizmatik gjatë kauzës për liri, pavarësi dhe çlirim të vëndit-Republikës së Kosovës nga soldateska serbofile…

Ishte shumë i konsoliduar dhe i formuar edhe në rrafshin kulturor dhe se konsiderohët si një nder penat-krijuesit më optimist e pozitiv për lexuesit e admiruar dhe miqtë e tij të dashur nê Shqipëri, Kosovë e Mergatë.

Ai punoi dhe u deshmua për për vite të tëra në ish/gazetën “Rilindja“, dhe në “Bota Sot“…

Vlenë të potencohet se pesë vite më parë e kam realizuar një rrecensë të librit të tij: “NËNË TEREZA SHPIRTI DRITËS SË AMSHUAR”, rrecensë e cila ishte pranuar e pritur shumë mirë nga autori tashmë i ndjerë dhe nga admiruesit tanë të përbashkët e cila ishte e botuar në gazetën prestigjioze kombëtare ” Bota Sot” dhe në gazetat tjera elektronike shqiptare….

Pusho në paqe miku ynë Rrok, ti nuk ke vdekur veçse ke ndërruar jetë dhe se vepra e juaj do të jetë një testament nder shekuj për admiruesit tuaj tê spektrit kulturor, kombëtar e njerëzor!!!

(Fotoja në fjalē me të është realizuar vite mē parë s’bashku me miqtë e mi krijues, z. Fran Tanushi e z. Dan Ibrahimi)…