Homazh për Francesk Radin!

0
803
Francesk Radi

Mithat Havari

Sot isha tek Françesk Radi per t’i dhene lamtumiren e fundit, arkivoli i tij ishte vendosur tek godina e radio televizionit shqiptar.

Per ironi te fatit, ne rinin time kam njohur mizikantë, kengetarë, poetë perfshi ketu Luan Zhegun etj.

Por Françeskun e “adreses” nuk e kisha takuar fizikisht, ku ta takoja, ate s’e takonin dot kryeqytetasit qysh nga viti 1972 kur rregjimi obskurant komunist e syrgjynosi ne Fushë Arrëz te Pukes.

Sigurisht si gjithë mosha ime kenget e tij do i kendonte qe te mos harroeshin, pavarsisht qe radio Tirana ja kishte censuruar.
Ishte viti 1987 ne Elbasan kishte ardhur cirku i Tiranes, ne reklame shkruhej se kendonte dhe Françrsk Radi, e kishin rehabilituar pas nje dekade e gjysem.

Gjeta bilete dhe shkova me vajzen time te vogel, arena ishte vendosur afer stadiumit.
Pas numrave te cirkut doli kengetari me performance perendimore Françesk Radi. Ai kendoi nje kenge te huaj me refren “rrokokoko rrokoko” etj. nuk me kujtohet emri i saj.

Mua me rrembyen emocionet dhe sa kisha fuqi i thirra “adresa, adresa…”. Ai ktheu koken, buzeqeshi dhe vazhdoi te kendonte rrokokoko…

Pas vitesh e takova ne Tirane, nuk ishte i panjohur per mua, as une per ate. I kujtova ngjarjen e Elbsanit dhe me pyeti, ti ishe?! Po, ju pergjigja, une kam qene.

Degjo me tha, “adresa” konsiderohej ende armiqesore ne ate kohe, ishin dakort te kendoja nje kenge te huaj, ate jo, kohe çmendurishë, qeshem hidhur te dy.

Pershendeteshim shpesh te rruga kryesore e bllokut, ai shkonte ne pune ne tv. Nje dite ndaluam dhe folem midis te tjerash me tha: “nuk ke frike nga keta qe flet kaq hapur?!”

Degjo Françesk Radi, ju pergjigja: “Nuk kisha frike kur ishin gjalle, e jo tani qe jane te vdekur.”
Me siguri kam reaguar ne ndonje tv apo ndonje shkrim tek “panorama”, ku kam akuzuar me emra figura te erreta te diktatures qe ishin perballur me mua.

Une njoh dhe Tefta Radin, gruan e Françeskut, ikonen dinjitoze te TVSH, per shkak te detyrave te mia dhe profesionit te saj si gazetare, i kam dhene dhe ndonje interviste ne ato kohe.

Sot ajo priste ne kembe bashke me dy femijet e saj si yje, ngushellimet e miqve, kolegeve dhe shoket e Frankos sikunder e therriste ajo.

Isha dhe une aty, e perqafova miqesisht gruan fisnike, ajo vetem me tha Mit’hat dhe lotet çurk i rrodhen faqeve, mi tha ç’duhej thene; Franko iku i ri, nuk e meritonte te largohej kaq shpejt nga kjo bote e trazuar.

Mua m’u mberthye ne fyt dhe nuk fola asnje fjale. U largova kokulur per nga dera kryesore e televizionit shteteror Shqiptar…