Kozeta Zavalani
(Nuk i fsheh dot lotët, si në këtë foto të fundit me ty…)
Më mungon mamaja ime e shtrenjtë
Më mungon momenti kur bija në gjumë e të ndjeja rrahjet e zemrës me kokën mbi gjoksin tënd, o perëndesha ime engjëllore!
Më mungon zëri yt i ëmbël, kur më këndoje me zë të ulët ninullën time të veçantë.
Më mungojnë duart që më mbanin kur isha e hutuar dhe e frikësuar.
Më mungojnë sytë me vështrimin tënd edhe për të më qortuar.
Më mungojnë lutjet që mësova kur luteshim së bashku.
Më mungon përqafimi yt në takimet e ndarjet tona.
Mua më mungon edhe biseda në telefon kur më thoshe “Ki kujdes!” çdo ditë.
Më mungon “Mirëmëngjesi” yt dhe “Nata e mirë”.
Më mungon edhe fakti që nuk të thashë se të doja shumë… ashtu si doja unë.