Historiani Jusuf Buxhovi: “Shqiptarët janë shqiptarë e identitetet fetare ndryshojnë, prandaj Haradinaj ka të drejtë”

0
570
Jusuf Buxhovi

Nga Revista Drini20 Prill 2018

Historiani e shkrimtari, Jusuf Buxhovi tha se Haradinaj ka të drejtë kur thotë se shqiptarët janë shqiptarë.
Buxhovi tha se zanafilla e faktit që shqiptarët janë shqiptarë është tek Rilindësit.
Shkrimtari i cili sot promovoi librin e tij të radhës, me titull “ Dushkaja”, në emisionin “Dosieri i Ditës”, tha se duhet dalluar identiteti kombëtar dhe ai fetar.

“Ka të drejt dhe nuk ka të drejt, duhet të shikohen gjerat pak me thellë. Po ngatërrohen identiteti nacional me ato fetare. Këtu ka dallim të madh, shqiptarët janë me identitet kombëtar si shqiptar, ndërsa identitetet fetare të shqiptarët kanë qenë bukur fluide. I kemi tri identitete… Myslimanizmi që përmendet këtu më shumë në konotacione politike nuk është i tillë çfarë tani e predikojnë hoxhallarët. Rilindja Kombëtare dhe shqiptarizmi ka lindë ne rrethana perandorake”, ka theksuar Buxhovi.

Buxhovi është shprehur se shqiptarët janë vetëm shqiptar, ndërkaq, identitetet fetare ndryshojnë.
Ai tha se është e padrejtë të thuhet se 90 për qind e shqiptarëve janë mysliman.

“Identitetet kombëtare janë bazike, identitetet fetare ndryshojnë…një pjesë e shqiptarëve kanë jetuar në rrethana ideologjike post-komuniste dhe laike dhe sot është e padrejtë të thuhet se shqiptarët janë 90 për qind mysliman, prej ç’kafit?”, tha historiani Buxhovi.

“Shqiptarët e kanë identitetin shqiptar. Është shumë gabim të thuhet myslimanët shqiptarë apo katolikët shqiptarë. JO! Shqiptarët janë të religjionit mysliman, katolik etj. Problemet më të mëdha tek në janë kur mendojnë se identiteti fetar duhet të bëhet parësor, ky është gabimi më i madh…”, tha ndër të tjera ai.