Historiani grek: Ilirët janë popull i lashtë, shqipja më e vjetër se latinishtja

0
613
Dhimitri Bethanis

Historiani grek Dhimitri Bethanis sqaron se ilirët luftuan në luftën e Peloponezit përkrah grekëve, kjo do të thotë se ata ishin një popull vëllazëror me grekët… Pas periudhës klasike, momenti kur u futën në histori përsëri ilirët, ishte koha kur Gjergj Kastrioti përballoi sulltan Mehmetin II. Gjergj Kastrioti i bashkoi ilirët e grekët në betejën e tyre kundër osmanëve, që kishin pushtuar territoret tona…

Lëvizja e tretë është ajo e Ali Pashë Tepelenës, i cili synonte të krijonte Greqinë e re kundër osmanëve. Ali Pashai donte të bënte Greqinë e re dhe të largonte turqit, dhe pas vdekjes së tij, të gjithë gjeneralët e ushtarakët e tij luftuan në revolucionin grek, për pavarësinë e Greqisë! Edhe ky i bashkoi shqiptarët e grekët në një kauzë të përbashkët. Edhe këtu tregohet se nuk kemi ndryshim mes dy popujve.

Por erdhi turku e bëri satrapi – ndarje! Na ndau përmes fesë dhe na futi në një konflikt greko-shqiptar…

Pasi ra Perandoria turke gjithandej, nga Iliria, u krijua një shtet, që quhet Shqipëria. Italia dhe Austro-Hungaria ndikuan që të mos ecin bashkë grekët e shqiptarët, por të krijohen dy shtete Shqipëria dhe Greqia. E veçanta e Shqipërisë është gjuha e tyre e lashtë, ilirishte, e vjetër sa Sanskrishtja, Persishtja e lashtë dhe Greqishtja e lashtë dhe për mendimin tim, më e vjetër se Latinishtja.

(Kurse historiani katolik shqiptar, Kolec Topalli, na del me pretendimin se shqipja rrjedh nga latinishtja – kësaj i thonë me e dashtë tjetrin, ma shumë se veten…).

Por edhe pse kishin gjuhën e tyre të veçantë, ilirët nuk kishin kurrë alfabetin e tyre – shkruanin gjithmonë me alfabetin grek – zgjodhën alfabetin latin vetëm në shekullin e 20-të. Kështu që sipsas historisë, gjatë gjithë kohës, populli grek dhe ilir – që janë shqiptarët e sotëm, kanë qenë dy popuj vëllazëror, që kanë qenë bashkë në 4000-5000 vjetët e fundit.

Ne kemi trashëguar dy popuj vëllazërorë nga paraardhësit tanë dhe kështu duhet t’i dorëzojmë te fëmijët tanë, se janë disa grekë e shqiptarë të trashë, që duan të fusin grindje e intriga…

Ne nuk duhet të lejojmë disa njerëz të paditur, që nuk e njohin historinë, të dalin me ide që mohojnë historinë dhe prishin marrëdhëniet me shkaqe të pakuptimta. Ne duhet t’i japim një hisori të përbashkët këtyre dy vendeve.

Ndiqni për më tepër videon në Facebook:

Historiani grek: Ilirët janë popull i lashtë, shqipja më e vjetër se latinishtja Shpërndajeni ju lutem! 🇦🇱

Historiani grek: Ilirët janë popull i lashtë, shqipja më e vjetër se latinishtjaEdhe pse mbetet i ndikuar nga nacionalizmi i zakonshëm i historianëve grekë, Dhimitri Bethanis pranon se ilirët janë të lashtë, po aq sa grekët. Shpërndajeni ju lutem! 🇦🇱🇦🇱Në kundërshtim nga historianët e tjerë grekë ai e sheh figurën e Skënderbeut si shqiptare, duke dalluar elementin përbashkues të heroit tonë kombëtar. Sipas historianit, Skënderbeu bashkoi grekët e shqiptarët kundër armikut të përbashkët, Turqisë.Bethanis thekson idenë që Shqipëria dhe Greqia përgjatë gjithë historisë kanë qenë vende vllazërore, ndërsa shprehet se janë disa historianë të paditur shqiptarë dhe grekë që po krijojnë armiqësi të kota.Sipas tij, ilirët janë të lashtë dhe gjuha shqipe është më e vjetër se latinishtja, por ai sajon disa ura komunikimi, kur komenton alfabetin. Ai shprehet se shqiptarët nuk kanë pasur alfabet dhe deri në krijimin e alfabetit që njohim sot, kanë përdorur shkronjat greke. Por, kjo ka gjasë të jetë e pavërtetë. Nëse i referohemi teorisë së Aristidh Kolës që thotë se “shtrati iliro-helen është i përbashkët, ai pellazgjik”, mund të dalë e vërtetë e kundërta, pra që alfabeti grek të jetë pellazg, pse jo ilir.

Posted by Simpatizanët e Marin Memës & Elena Kocaqit on Friday, May 15, 2020