Prej 7 vllazënve, 6 të vrarë nga turqit e shkitë, njëri ka shpetuar pas 9 plagëve
Feri Arifi, historian
BREZA E SHKUPIT,
HISTORI E LUFTË ME PRERJE KOKASH
Historia e familjes së Halit Feratit nga Breza, brez mas brezi në BREZË, që nga viti 1878 sic tregojnë të vjetrit tanë nga gojdhanat e trashëgume dhe nipi i Halitit, Demir Demir Feratit, i lindur pas vrasjes së Babait të vrarë, tregon se gjyshi tij, Ferati, kishte shtatë djem: Ata ishin Dini, Haliti, Demiri, Sulejmani, Murati, Sahiti, Kameri dhe një tjetër emni i të cilit tani s’po m’kujtohet. Kanë qen djemtë e Feratit…, të gjithë vdiqën në lufta për këtë Tokë ku lindën stergjyshnit tanë.
Haliti është vra gjatë luftimeve me zabitin turk, e jo siç thonë të tjerët se ky eshët zanë rob. Jo, Haliti nuk është zanë rob. Ky është vra një dit ma vonë se Sulejmani ; ai ishte luftëtar i madh i çeshjes kombëtar për lirimin e këtyre trojeve. Sipas Demirit, thuhet se (Halitin e kanë vra në Bllacë, ndoshta të Xhamia nga ndonjë shqip-folës, duke e goditë pas Shpine, ku dhe varret e tyre gjenden në Bllacë, vetëm trupi pa kokë pasi kokën ia kishin pre turqit !
Gjithnjë sipas Demirit …, ku thotë se Sulejmani, vëllai i Halitit, luftonte në anën e ushtrisë turke, i cili kishte vra shumë “asqer” (“asqer-asker” – ushtarë turq, vërejtje e autorit), deri sa ishte hetuar nga zaptitë, sepse ai e dinte qe lufta behej në mes të Halitit, vëllait të tij, dhe zaptisë turke. Pasi që turqit e hetojnë Sylejmanin, këtë e vrasin së pari e një dit’ më vonë është vra Haliti. Meqenëse në at kohë e gjithë familja e Halit Feratit paska qenë në Zandane të Shkupit, të nesërmen kokat e të vrarëve i kishin sjell që t’i sheh populli dhe familja ashtu të përgjakura e me koka të preme, mu aty te qeshmja e Zandanes, ku i kishin ekspozu dy kokat e tyre të Halitit dhe Sulejmanit !
Kur vëllai i tyre Sahiti mbërrinë tek qeshmja, s’pari ua lanë fytyrat nga gjaku vëllezërve të tij që ishin me kokat e këputura, duke thanë këto fjalë: “Ju lumtë vëllazen të mij, se për ju qanë vetem një Nanë, Nana jonë ! Ndërsa nga martinat e juaja, qajnë dhjetëra Nana turqelike… e që nga syt e tij nuk pikon pik’ loti. Zaptit e turkut, të ardhun nga shkretira e Anadolli, të habitur nga fjalët e Sahitit, si gjakatar – vrastar në tokat shqiptare, u tmerruan se si flet ashtu një burrë musteqemadh… Kur i ndëgjuanë këto fjalë të shqiptarit qe i a kishin vrar vllaznit në tokën e vet, të strukur e poshtnuar i morën kokat për t’i dergue në Stamboll.
Kjo luftë u zhvillua në vitin 1878, bash atëher kurë shqiptarve ua kishin mohuar e drejtat për vetvendosje. Ku kjo ngjarje solli ngjarjen tjeter edhe më të rëndë ; histori tmerruese në vitin 1912… Vëllaznit e mbetun gjallë të Halitit dhe Sulejmanit të prerë nga turqit, prap i dalin serbit para te Lumi Gushicës, ku në luftë e sipër vriten Demiri dhe Kameri, ndërsa Sahiti merr 9 plumba në trup. Nga te gjithë të shtatë vëllezërit, i vetmi Sahiti pasi u kishte shpëtuar te 9 plagëve, vdes ne shtëpi, më vone edhe Murati. Ndërsa bashkortja shtatzan e Demirit lind djalë, ku ia ven emrin Demir.
Edhe ky ne vitet 1941 kyçet si komandant në qeten e Tefik Tanushës, qetë antifashiste ku për katër vite si Balli Kombtar sunduan fshatrat serbe dhe bënë lufta të pastra kombëtare, pasi që lufta humbi nëpë tavolina dhe kancallarit evropiane për shqiptaret. Demir Demir gjithnjë thirrej Demiri, sepse kishte lind pas vrasjes së babait nga lufta me serbët në tokat shqiptare. Ky si njeri trim zgjidhet dhe Kryetar për Brez-Malin e NDSH-së, ku dhe merrë pjesë në Kongresin e Tanushës më 15. dhë 16. Gusht 1945 më krerët me të lart të Kosovës, Shqiprisë, Luginës, dhe Maqedonisë.
Ky njihet si kongres i shqiptareve për Shqipëri ETNIKE.
Demir Demiri ka lind mbasi babën ia kan pre Serbët me 1912. Ka qen luftar i madh me 1944. E ka trashëguar emrin e babait të vrarë…
Këta dëshmorë dhe kjo familje meriton një tretman të vecant nga populli shqiptar, sepse familja e tyre u rrit’ e jetoj në varfni, të ndihmur nga u rriten me ndihmen e Nezir Qehajes, femija e nipat e Feratit qe kishin lindë pas vrasjeve te prindve dhe të Z. N, që Demiri të siguronte kafshaten e bukës.
Sot atyre Burrave duhet ngritur buste e përmendore madhështore, siç e kan merituar si luftëtar të Atdheut në luftë me Turq e Shkije, seps vdiqen në mbrojtje të tokës sonë. Asnjë nga ta nuk vdiq që veten ta pasuroj, por vetëm pēr mbrojtje të kësaj toke mëmë që na lindi. Demiri thotë dhe porositë vendasit dhe mbar shqiptarinë:
O Shqiptar, vendojeni gishtin në kokë dhe mendoni mirë e mirë, se anmiku ynë esht turku e sllavi që më vrau bab’ e gjysh e mixhallarë, ndërsa une vet luftova…, e mos lakmoni në flamur të huj, se i ynë ësht mai miri !
Dëshmoret e luftetaret e ndershëm dqë ranë për Atdhe si dhe familjet e tyre duhet të nderohen edhe nga ata të cilët këtë nuk e kanë bërë deri tash, sepse u pasuruan me vdekjet e tyre dhe luften e tyre.
Feri Arifi, historian
Breza është fshat në Malsinë e Shkupit, në kufi me Kosovën.
Shënimet u morën nga O. AFEZI.