HISTORIA E VËRTETË E MANIFESTIMIT “EPOPEJA E UÇK-së”

0
1432

Dan IBRAHIMI (pjesëtar i UÇK-së)

Manifestimi Përkujtimor “Ai është i gjallë”, 06 mars 1999 është bazamenti i manifestimit tashmë tradicional “Epopeja e UÇK-së. Ideatori dhe autori i këtij manifestimi ishte Dibran Fylli, shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe pas luftës të TMK-së

Historiku i Trupës Artistike Ushtarake “Hamëz Jashari” të UÇK-së dhe i Programit Artistik “Ai është i gjallë”, tash “Epopeja e UÇK-së” është ky që është, edhe pse deri me tash shumë pak është thënë për Trupën Artistike Ushtarake dhe për Manifestimin “Ai është i gjallë”. Kjo Trupë dhe ky Manifestim, rrënjët i ka në flakë të luftës së lavdishme të UÇK-së. Është ideuar, ndërtuar, themeluar e organizuar gjatë ofensivave serbe. Është një emër i ri në historinë e kulturës shqiptare e deshën apo se deshën të tjerët, thekson Dibran Fylli, shef i TAU “Hamëz Jashari” të UÇK-së e TMK-së

Trupa Artistike Ushtarake është themeluar në fillimin e muajit shkurt 1999, në kuadër të SHP të UÇK-së në Likofc, ndërsa emërtimin e Trupës, me emrin e heroit Hamëz Jashari, e ka miratuar po i njëjti Institucion ushtarak më 18 shkurt 1999.

Pas themelimit të TAU “Hamëz Jashari”, para Këshillit Artistik luftëtari dhe regjisori Dbran Fylli ka paraqitur skenarin për ditën e Manifestimit Përkujtimor, në shenj nderimi për ditën e rënies heroike të Kryekomandantit Adem Jashari dhe të Jasharajve, në Betejën e 5, 6 e 7 Marsit.

Në skenar ishte paraparë; Rreshtimi i njësiteve ushtarake, Ngritja e flamurit, Dhënies e raportit, Pjesa foljore, Pjesa muzikore e recitative dhe në fund Pjesa skenike “Ai është i gjallë”. Skenari u pranua dhe u vendos që Manifestimi të mbahet më 6 Mars 1999, si dhe emërtimi i Manifestimit të jetë sipas emrit të pjesës skenike “Ai është i gjallë”.

“Përkushtimi dhe provat intensive, bënë që programi artistik të jetë gati me kohë dhe në nivel të lartë profesional. Pritej dita dhe ora e fillimit të programit me padurim. Vendi ishte caktuar që Manifestimi të mbahej në Prekaz, në një largësi jo të madhe nga forcat serbe të stacionuara afër lagjes Jasharaj dhe për rreth Fabrikës së Municionit në Skenderaj”,pohon regjisori Dibran Fylli, atëbotë luftëtar
Dita e 06 marsit 1999, mbeti e pa harruar dhe me rëndësi të veçanet për TAU-në, por edhe për numrin e madh të pjesëmarrësve në këtë Manifestim Përkujtimor. Publiku ishte aq i mrekullueshëm dhe i respektuar. Rendi dhe qetësia ishin në nivel të duhur.

Para tyre u paraqit Figura e Kryekomandantit Adem Jashari dhe zëri i tij që mbërrinte kupën e qiellit duke iu drejtuar popullit me fjalët: “Mua me keni kudo, kudo, kudo…”, plasi masa dhe nga çdo kush dëgjohej të thoshte e të pëshpëriste, “More a po e sheh së, Ai qenka gjallë”… Ishte Dibran Fylli në rolin e Komandantit Adem Jashari që e bëri masën të përjetonte për një çast një ndjenjë të veçantë gati në besëtytni për ringjalljen e komandantit. Trupa ushtarake dha provën artistike në mënyrë të shkëlqyer. Ajo atë ditë duke vënë në skenë ringjalljen e Adem Jasharit në rrethana të jashtëzakonshme të luftës fuqizoj mitin mbi pavdekësinë e të rënëve sa bëri zemrat e luftëtarëve të mbushen frymëzim për betejat në vazhdim kundër pushtuesit serb.

Manifestimin e nderuan me pjesëmarrje: Sylejman Selimi, Komandant i SHP te UÇK-së, Jakup Krasniqi, Zëdhënës i UÇK-së, Komandanti i ZO të Drenicës Sami Lushtaku, Ilaz Kodra, Nuredin Lushtaku, Zenë Prokshi, Sahit e Musë Jashari, Fadil Kodra, Zenun Kodra e shumë të tjerë. Manifestimin e incizuan shumë media kombëtare e ndërkombëtare…

Këto ditë kanë një domethënie të veçantë, jo vetëm për pjesëtarët e UÇK-së por për gjithë Kosovën, për shqiptarët e për shqiptarinë në përgjithësi. Janë ditë të shenjta që s’duhet harruar kurrë.

Manifestimi “Ditët e Përndritjës”, 5, 6 e 7 Mars

Me propozimin e udhëheqjes së TAU “Hamëz Jashari”, në janar të vitit 2000, SHP i TMK-së, e kishte pranuar propozimin dhe kishte vendosur që 5, 6 dhe 7 marsi të shënohen me një Manifestim të madh gjithëkombëtar dhe këtë obligim me urdhëresë ushtarake ia kishte lënë në barrë Trupës Artistike Ushtarake dhe udhëheqësit të saj z. Dibran Fylli.

“Pas vendimit të lëshuar nga SHP i TMK-së, u ftuan shumë intelektual nga mbar shqiptaria për ta marr edhe mendimin e tyre se si do të dukej dhe si do ta këtë fizionominë ky manifestim i madh që do të mbahej në Prishtinë dhe në Prekaz. Në mbledhje erdhën të gjithë ata që shprehnin gatishmëri për ta ndihmuar organizimin. Me idetë dhe me punën e tyre, në vazhdimësi ndihmuan: Isa Qosja, Adem Gashi, Daut Demaku, Ilir Shaqiri, Sunaj Raça, Adem Grabofci, Sami Lushtaku, Musa Jashari e shumë të tjerë të cilët pa hezitim ndihmuan deri sa përfundoi ky manifestim ndër më të suksesshmit në Kosovë. Së pari manifestimi u nda në tri pjesë, të tria morën emër. Manifestimi do të titullohej “Ditët e Përndritjës”, deri sa unë në emër të TAU-së propozova që së cili program të këtë emrin e vet, pohon Fylli.

Propozimi i Fyllit ishte që dita e parë, 5 marsi, të jetë një program artistik që do të titullohej “Ai është i gjallë”. Në këtë ditë në vitin tjetër programi qendror do t’i shtohej edhe parakalimi i ushtarëve të të gjitha Zonave dhe njësive vartëse të SHP të TMK-së, para Komandantit të Përgjithshëm të cilit do të raportohej para vazhdimit të programit artistik.

Në ditën e dytë (6 mars), në Prishtinë do të mbahet Akademi Përkujtimore kushtuar figurës së Kryekomandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të UÇK-së. (Për këtë ditë u propozua që në një të ardhme të afërt, data e 6 marsit të shënohet si dita e dëshmorëve të UÇK-së).
Në ditën e tretë, (7 mars-Nata e Zjarreve), manifestim duhet vazhduar në Prekaz duke filluar nga ora 20:00, me ndezjen e zjarreve dhe programi do të vazhdonte deri në orët e mëngjesit, me këngë e valle, recitime e recitale etj. Mbrëmja të quhet “Nata e zjarreve” dhe duhet ta këtë karakteristikën e veçantë me ndezjen e zjarreve, në të njëjtin vend ku kishte shkrepur flaka e lirisë.

Këto propozime, me disa vërejtje e kritika, u pranuan dhe u miratuan nga pjesëmarrësit në këtë mbledhje dhe nga SHP i TMK-së, ka shtuar Fylli
Për tri ditët u vendos që të ngarkohet nga një regjisor me përvojë si: Isa Qosja, Latif Zariqi e Sunaj Raça, deri sa u propozua dhe unanimisht u përkrah që skenarist dhe regjisor i krejt manifestimit të mbetët shefi i TAU-së dhe ideatori i këtij Manifestimi z. Dibran Fylli. “Edhe pse ishte një ngarkesë e madhe, me kënaqësinë më të madhe e pranova për vet faktin së manifestimin e kisha filluar nëpër flakë të luftës dhe tani po e vazhdoja në frymën e lirisë”, thot ai.

Manifestimi, me gjithë vështirësitë që u paraqiten në grumbullimin e mjeteve financiare, kaloi pa pengesa, derisa për dështime as që bëhej fjalë.

Për sukseset e arritura folën dhe shkruan mediat e shumta që e kishin përcjellë me vëmendje dhe interesim të shtuar manifestimin dhe punën përgatitore, kurse për arritjet tjera, flet fakti së edhe sot e asaj dite ky manifestim po mbahet me të njëjtin skenar dhe formë të organizimit, pa shtuar as munguar gjë.

Manifestimi “Epopeja e UÇK-së”, 5, 6 e 7 Mars

Vetëm një vit më vonë, saktësisht në janar të vitit 2001, me vendimin e SHP të TMK-së, i ndërrohet emri Manifestimit nga “Ditët e Përndritjes” në “Epopeja e UÇK-së”. Kjo duket si një tjetërsim i idesë fillestare mendon ideatori dhe autori i manifestimit Dibran Fylli edhepse Manifestimi sërish mbeti me të njëjtën fizionomi dhe puna dhe organizimi kryesor i ishte ngarkuar sërish shefit të TAU-së z. D. Fylli,

“Sado që, tash e sa vite, ky Manifestim po mbahet nën patronatin e kryeministrave e ministrave, me shpenzime sa po ju do hatri e xhepi, nuk ndryshojë e nuk ndryshon asgjë!? Mua aspak nuk më ngelet hatri pse nuk jam në përbërje (tash e 17 vite) aty ku është dashtë të jem, sepse nuk mundem dhe nuk dua të jem pjesë e taborit të atyre që mundohen (vetëm mundohen sepse e kanë të kotë) t’i tjetërsojnë autorësitë dhe idetë e të tjerëve, por ama, e kam nga frika (sepse këtu të ne, nuk po dihet ka sa po shkon pasuli) se deri nesër këta tipa do të thonë se edhe mbishkrimi AI ËSHTË I GJALLË, që rrinë aq bukur në Kullën e Qëndresës, në Kompleksin “Adem Jashari”, është i tyre!” thotë regjisori dhe ish luftëtari Dibran Fylli pasi shton edhe që: “…e pëlqeu apo jo dikush ky Manifestim është produkt artistik dhe krijim imi i pa kontestueshëm me vlera të mirëfillta artistike dhe këtë se luan as fjala e as topi dhe se është i gatshëm te ballafaqohet publikisht me këdo që e thotë ndryshe.

Dërgoi për publikim, Zymer Mehani, gazetar