(Titulli i Gazetës Durrës Bulevard on line)
MILITANTJA E KAMUFLUAR SI GAZETARE NË KONFERENCËN E RAMËS
(Titulli i Gazetës Tema)
(Tema on Line dhe në Durrësi Bulevard on Line, dt. 20.05.2018)
Konferencë shtypi e kryeministrit Rama, menjëherë, në aeroport, fill pas kthimit të tij nga Bullgaria, datë 18.05.2018, ku priteshin lajme me ankth, për gjënë më të rëndësishme aktuale, për hyrjen në BE. Normalët prisnin: Kur? Si? Ç’duhet të bëjmë më? etj., të kësaj teme.
Por, jooooo!!! Ngjet pikërisht ajo që nuk duhej: sulm kundër pranimit në BE. Del një militante e kamufluar si gazetare, që jo vetëm se u prish kolegëve të vet gazetarë lajmin, por edhe u prish pamjen qindra mijëra shqiptarëve të ngulur para televizorëve, normalisht të etur për “lajmet nga BE”. Militantja e kamufluar si gazetare, luajti militantin e rëndomtë, nga ata që vërtiten me mijëra, me thëniet më të rëndomta, me të cilat na janë bërë veshët kallo, e që i thotë qindra herë në ditë, militani më frikacak i Shqipërisë: e përsëris, mos u bëni hipokritë: i thotë gazetari apo militanti më frikacak!!! Ky është fakti.
Por Ajo, në vend që të dënohet në radhë të parë se theu “deontologjinë e gazetarisë”, duke u infiltrua si gazetare, por edhe duke u prishur rregullin, më elementar të gazetarisë: nuk bëri faktikisht asnjë pyetje për lajm, por thjeshtë përfaqësoi dufin e saj anti-evropian prej militanteje të rëndomtë.
Po fundja pak rëndësi ka Ajo!!! Por ka rëndësi se: Nuk reaguan kundër saj gazetarët, bile shumë e mburrën, natyrisht me devijimin mediokër të asaj që ndodhi.
Por për çudi, nuk u ndje fare as maxhoranca!!!
Natyrisht e fatkeqësisht e mburri opozita, nëse nuk e kishte porositur ajo, që të bëjë aktin e radhës kundër pranimit tonë në BE.
Çfarë po ngjet kështu me popullin tonë?! A vërtetë jemi dakord me thirrjet e militantes së kamufluar si gazetare: “Ministri i brendshëm i Shqipërisë nuk duhet të ketë asnjë të afërt të inkriminuar”!!!
Kaq hipokritë jemi, akoma kaq komunistë, kaq kanunorë! Sipas Enverit të 1974, duhet të shihet biografia “deri 7 breza”. Po a e dini se nuk mund të gjendet ministër në Shqipëri, që të plotësojë këtë kusht, përveçse nëse ka qenë fëmijë i gjetur rrugës, pa asnjë “të afërm”, i rritur në jetimore? Këtu tek ne, ku korrupsioni, hajdutlleku, prostitucioni, narkotiku e krime nga më të ndryshmet kanë mbuluar pjesën më të madhe të popullit?! Llogaritni shanset të mos keni asnjë “të afërt” të inkriminuar: shanset janë zero!
Po ju miq të mijë, po, po ju, në cilin nen të ligjeve shqiptare demokratike e mbështesni kaq me afsh këtë kërkesë hipokrite dhe absurde? Në cilin nen të ligjeve të Perëndimit e mbështesni? Në cilin moral?
Mblidhni mendjen: në BE nuk do të hymë kurrë, nëse nuk ndërrojmë këtë mentalitet hipokrit kanunor apo dhe komunist, shqiptar.
Bashkim Kopliku
Mobile&Whatsapp&Viber: +355(0)672858090
(In DEUTSCHLAND: 004915771187972)
Phone: +355(0)52 223663
E-mail: <[email protected]>