HIPOKRIZIA EUROPIANE…

1
504
Arben Çokaj

Arben Çokaj

1. Kur na pushtoi turku e na ndau në 4 vilajete, pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, kur na mohoi gjuhën e etninë dhe na islamizoi e na ndau edhe sipas fesë, Europa tha: larg bythës teme!

Gravurë në dru - hanxhari turkHANXHARI TURK QË NA SAKATOI E TJETËRSOI…
Gravura është marrë nga gazeta daneze Weekendavisen, dhe sqaron:
Turku po i çan të krishtrerët e kapur rob. Gravurë nga libri “Nga jeta dhe historia e Skënderbeut” (Frankfurt, 1561) e Marin Barletit, një prezantim i jetës së princit shqiptar Skënderbeu. Gravura të kësaj natyre ishin pjesë e përhapjes së frikës prej turkut në Europë, në shekullin e 16-të.

2. Kur iku Turqia nga Ballkani, shqiptarët u ndëshkuan, se ishin islamizuar. Europa (e Pauli e Giorgo e Ben Oroshi) thanë: ma mirë me pas vdekë se me ndërrua fenë, tani po i lamë fqinjët me u shqye pra!

3. Kur Shqipëria u ba komuniste se aleatët perëndimorë prapë na lanë në baltë, prapë Europa tallej: shikoj këta hajvanat shqiptarë, po ndërtojnë komunizmin

4. Kur ra komunizmi më 1990, dhe po përpiqeshim me hy në BE tash 30 vjet, europianët prapë pordha: jo jeni të korruptuar e të ndikuar nga turku e nga islami… Dhe më e keqja është se ka do shqiptarë që propagandojnë këto pretendime dashakeqe europiane, duke u kënaqë se i mshajnë vetes dhe interesave shqiptare sa munden…

Europë, more shkërdhatë, Shqipëria e shqiptarët këta janë! Sa keq që nuk i bëmë ballë turkut vetëm, pa ndihmën tuaj ma shumë dhe na shkatërroi e islamizoi; sa keq që elitat tona u bythëshiten sa te turku, e më pas te fashizmi, pastaj na kapi komunizmi…; sa keq që sot po trokasim në derën tuaj, e ju si kurvë, nuk po përgjigjeni…

Por kjo është Shqipëria, këta janë shqiptarët, me 4 besime të ndryshme, që prishin unicitetin e ndjenjën tonë të përbashkët, por prapë luftë për fe, si irlandezët, serbët e grekët etj. nuk kanë bërë! Ju keni prapë numër muslimanësh në Europë, Francë e Gjermani ma shumë se ka shqiptarë sot gjithsejt. Prandaj shut the fuck up! Hap dyert, se ndryshe normalisht, si shtet i vogël e me ekonomi të dobët jemi pré e turkut, rusit e kinezit! E nëse kjo nuk u intereson, se qenka punë për ne, mos na e çani bythën fort!

Shqipëria bën sa mundet, hymë në NATO, nuk u zhgënjyem. Kështu bëjmë si popull, edhe pse kemi problemet tona të mëdha, që duhet t’i zgjidhim ne, po hymë në BE, kemi një mbështetje më të madhe për zhvillimin tonë, e nuk do të zhgënjeheni. Sa për azilin që kërkojnë shqiptarët, po hymë në BE, nuk e bajnë ma, se nuk kanë nevojë! Pra, nuk ështëargument! Ma shumë ia shihni sherrin llumit që keni në Europë, se shqiptarëve! Kaq!

Këtë reagim e bana si formë komunikimi ma me dinjitet me europianët, për shqiptarët pa karakter, servilë e inferiorë, që rrinë duke sha e duke i ra vetes, se Europa po na krijon probleme artificiale! Rama është në komunikim me ta dhe e sheh ma mirë, se pretendimet e disa vendeve europiane, për mos me hapë negociatat me Shqipërinë, janë ma shumë subjektive! E kam pa Maqedoninë, si shtet ne jemi më të fuqishëm se ata, por duhet menaxhim ma i mirë i punëve dhe financave publike! Punën tonë, ne duhet me e ba, Europa të veten! Mos të rrinë duke na sha për gjithçka!


Përgjigje për Simon Ivezaj – ke në Mal të Zi shqiptarë muslimanë boll, që janë boshnjakizuar… nga regjimi malazes, pra, nuk ishte vetëm turku, që bëri dëmin më të madh, ishte edhe Serbia e Greqia e Mali i Zi, etj. pasi iku turku. Tani a fillojmë t’i dënojmë edhe ne shqiptarët, për shkak të fesë? Duhet me pasë një farë kuptueshmërie për ata, që sot ende nuk janë të qartë se cilin orientim duhet të mrrim si shoqëri, e nëse i dënojmë, mbesim vetëm 10% katolikë shqiptarë dhe na rroftë palla pastaj.

Duke i ftuar edhe muslimanët shqiptarë, që të vijnë në Europë, ne thyejmë mendjet e errëta të gjithë atyre, që për hir të fesë apo parave të turkut, po i shërhbejnë interesave turke. Ndryshe mbesim nën ndikim turk e duke sha veten gjithë jetën – gjë që do të ishte disfatë. Ne duhet ta nxjerrim gomarin tonë nga balta, por na duhet ndihmë!

Se merr rastin e nja 13 mijë vetëve, që u vran në Kosovë në luftën e fundit, serbi nuk pyweste për fenë e tyre, i vriste se ishin shqiptarë dhe ti e unë kemi qenë ma me fat se ata, ne nuk u vramë, e tani a duhet ne të themi se ata e kishin fajin a? Apo nja 20 mijë gra e vajza të përdhunuara, a ato e kishin fajin a?

Kështu pra, duke kuptuar, se shqiptarët e krishterë me dhunë u bënë muslimanë – e tani me dhunë duhet ta heqin fenë e tyre, por dhunë ma nuk ka, e feja nuk ka peshën që kishte dikur, fakti se ai muslimani nuk ikën lehtë nga besimi e orientimi i tij, nëse ne nuk iu afrojmë një mundësi ma të mira jetese. Duhet Shqipërinë me e ndihmua në të gjithsa mënyrat që të shkëputet nga e kaluara, e jo me u kënaqë kur dikush në Europë na shan… se do të jetë ma mirë për të gjithë shqiptarët më pas.

Kjo është më themelore se përallat e disa poolitikanëve në Europë e hatërmbetjet e disa katoklikëve shqiptarë, që nuk kanë ba ma shumë se muslimanët tash 100 vjet për vendin e tyre, por kanë ruajtë fenë në kohën e turkut – e kjo është meruitë, por edhe fat – e bashkë me të edhe disa vlera kombëtare ma shumë se tjerët. Pikërisht për këtë duhet katolikët shqiptarë me qenë shembull i mirë i integrimit të shqiptarëve në BE, e jo pengesë inatçore e fodulle për proceset e integrimit…

1 KOMENT

  1. Arben,

    Shumë mire e ke shkruar.

    Une me doj se BE, eshte nje organizate apo klub ekonomik me kriteriume te ndryshme te trajtimit te shteteve. Dhe kjo eshte e drejte e ketij klubi.

    Shqiperia, Maqedonia dhe Kosova kane trajtim te keq dhe kriteriume te keqija dhe te poshtra, qe i imponon ky klub.

    Une disa here po e perseris, se BE, ka nevojë per njerez te varfer dhe sidomos per femra te varfera.

    VENDET E VARFERA EUROPIANE SIÇ JANE UKRAINA, RUMANIA, BULLGARIA DHE MOLDAVIA, jane burim i mire i njerezve te varfer, te cilet lehtesisht inkorporohen ne skemen e BE-se, e sidomos femrat e varfera nga keto shtete te cilat shfrytezohen per prostitucion. Ne çdo klub nate ku organizohet prostitucioni shumica absolute e femrave jane nga keto shtetet e varfera.

    Nga SHQIPERIA, MAQEDONIA DHE KOSOVA… nuk ka mundesi te kene ne kete periode me shume se 2000 femra, qe do te punonin si prostituta. Prandaj nuk jane atraktive per BE.

    EUROPA NUK I DON SHQIPTART SI BIZNISMENE, TURISTE, STUDENTË POR SI HAJNA, REFUGJATE, AZILANTE, PROSTITUTA…

    AFERSISHT 1 Milion femra jane prostitute nga vendet e trajtuara mire nga BE… Bullgaria, Rumania, Moldavia dhe Ukraina.

    BE ESHTE NJE KLUB I POSHTER.

    NATO NATO NATO NATO… ME SHBA… EDHE ASNJE ORG… TJETER S’KA RENDESI.

Komentet janë mbyllur.