HIJA

0
675
Ymer Llugaliu

Ymer Adem Llugaliu

HIJA

Shpesh e shoh nji hije
si rrshet nëpër rrugë,
zhduket nëpër kthesa;
tamam si dhelpna
me bisht tue fshi gjurmë.
E pra ka siluetë njeriu,
surrat femne.

Në te i kam
njiqind net të djeguna,
njimij puthje të paarime,
nji zemër të zhuritun,
dy buzë të shkrumueme,
nji fytyrë të venitun,
nji andër të parealizuerme.

Kjo, që tash asht hije,
dikur ishte Dashunia ime.
Pranverë e mbulueme
në shkëlqim
më dukej mue,
sepse e dashunoja.

Bani me rrshit,
e mbajta,
Rshiti,
e ngrita,
zemra që dashunon
edhe fal.

Ajo m’u zhduk sysh.
Në natën e vrasjes
Së zemrës time
kishte ditën e dasmës,
vuni kunorë.

Tash më duket
E më zhduket
muzgjeve,
kthesave
si gru e paburr.
kushedi, mendon
zemrën peshë me ma çue.
Zjerm përsëri
Me më ndez në krahnor.

Por e ka kot,
plaga më asht përtha.
Tradhtia e dashunisë
ndaj zemrës së përvlueme
vetëm vetveten
gjithmon e ka vra.
Ndoshta do të mësohem