Heshtje e pazbuluar

0
95
Feiz Demiri

Shpesh jeta të sfidon në qindra a mijëra mënyra. Përpëlitesh se ajo, të lodhë, të mundon… Të stërmundon… Madje, nganjëherë të duket gjithçka pa kuptim, ç’sheh, ç’ndjen. Të duket edhe vetja e tepërt. Në ato raste thua me vete. Askush nuk do të më kuptoj mua…” dhe të tjerëve nuk u gjen mjet t’ua shpjegosh ç’ndjen ti? Fjala është një vrull i brendshëm që ne e nxjerrim jashtë e të largojmë atë që na mundon…

Ama, ka raste kur edhe fjala humb peshën e vet, bëhet heshtje e pazbuluar. E kur heshtja nuk arrin të zbulohet nga të tjerët, ajo rritet, tundon thellë qenien, dhe duket sikurse ndonjë ushqim që nuk e ripërtypim si duhet e na zihet në fyt. Sa gjakim shpirtëror është për qenien kur fjalët kanë humbur ekuilibrin e drejtpeshimit, kur heshtja na është bërë misteri ynë i pazbuluar nga të tjerët.

Autor: Fejzë Demiri